Administratorin e shpëtoi fati, u fik fitili i lëndës plasëse

Atentati me eksploziv kundër administratorit të Vllaznisë Suad Lici dështoi se u fik fitili.

Burime nga grupi hetimor sqaruan se nga verifikimet e para rezultoi se fitili përcjellës është ndezur në momentin që e kanë vendosur autorët, por është djegur vetëm një pjesë e tij dhe është fikur duke bërë që zjarri të mos të depërtojë deri tek natribani ku ishte e mbështjellë lënda plasëse.

Autorët e kishin planifikuar shpërthimin e makinës gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit kur familja Lici ishte në gjumë, ndërsa administratori e konstatoi pakon vetëm në mëngjes kur doli nga shtëpia për të hipur në ‘Benz’. Ekspertët e xhenios rreth orës 12:00 mbërritën në vendin e ngjarjes në Shkodër për të kontrolluar pakon.

Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja theksoi se nuk u krye në vendin e ngjarjes shpërthimi i kontrolluar i pakos nga ekspertët e xhenios, pasi do të analizohet në laborator, ndërsa po hetohet për gjurmët e mundshme të gishtave të autorëve.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com