Administratori i “Agon Channel”, Mauro de Renzis, i njohur si një prej bashkëpuntorëve më të afërt të biznesmenit italian Francesho Bechetti, pronari i televizonit të mbyllur tashmë.
Biznesmenët e hetuar nga drejtësia shqiptare për vjedhje e mos pagim taksash janë në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatës për ekstradim drejt Shqipërisë, ndërsa aktualisht ata kanë fituar lirinë pas depozitimit të garancive bankare për drejtësinë angleze.
Mësohet se ata janë ndaluar së bashku më 26 tetor në Londër ku ndodheshin prej muajsh.
Ndalimi i De Renzis, administartorit kryesor të kompanive të Bechettit, konfirmohet nga burime pranë Prokuroisë së Përgjithshme. Becchetti dhe De Renzi me vendim të gjykatës shqiptare janë shpallur në kërkim pas masës së sigurisë “arrest me burg” vedosur ndaj tyre.
Pas ndalimit ata kanë dalë para gjykatës në Londër, e cila ka caktuar masë sigurie “qëndrim në shtëpi” kundrejt garancisë bankare me kushtin që ata të kthehen vullnetarisht brenda dhjetorit në Shqipëri.
Becchetti e De Renzis i kanë mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria shqiptare për mos pagim taksash dhe vjedhje.
Do të ekstradohet apo jo Becchetti e De Renzis pritet të vendoset nga drejtësia angleze e cila i ka lënë atyre 1 muaj kohë dhe të drejtën e apelimit të ekstradimit të detyrueshëm që dy italianët të lënë Anglinë për tu përballur me drejtësinë shqiptare.