• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Administratat doganore të CEFTA-s dakordësim teknik për një sistem elektronik

by A R
25/10/2022 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menaxhimi i riskut doganor është aspekt kyç për identifikimin sistematik të riskut dhe zbatimin e masave të nevojshme për lehtësimin e tregtisë së ligjshme, për kufizimin e ekspozimeve ndaj riskut dhe për përmirësimin dhe optimizimin e kontrolleve. Administratat doganore në sistemet ekonomike të CEFTA-s kanë rënë dakord në nivel teknik me Draft Vendimin për krijimin e një sistemi elektronik për të lehtësuar menaxhimin e përbashkët të riskut që lidhet me tregtinë e mallrave ndërmjet tyre. Në mbledhjen e mbajtur në Budva, Mal të Zi, palët kanë përcaktuar një kuptim të përbashkët rreth aspekteve teknike të shkëmbimit të të dhënave për përfitimet e menaxhimit të riskut në rajon.

Zbatimi i Vendimit do të mundësojë përcaktimin dhe shtjellimin në praktikë të një qasje rajonale për një menaxhim të përbashkët të riskut. Këto sisteme të menaxhimit të riskut që rezultojnë të përmirësuara do të sjellin përparësi në shënjestrimin e riskut të lartë dhe do të përshpejtojnë zhdoganimin duke rritur cilësinë e kontrollit doganor. Menaxhimi i përmirësuar i riskut kërkon forcimin e bashkëpunimit me autoritetet e tjera që operojnë në pika kufitare në mënyrë që formalitetet në kufi të përshpejtohen në dobi të bizneseve. Ndërsa administratat doganore të shumicës së vendeve Palë të CEFTA-s kanë arritur një nivel të caktuar të menaxhimit të riskut, autoritetet dhe agjencitë e tjera kufitare shfaqin ende boshllëqe për sa i përket kapaciteteve dhe mjeteve të disponueshme, të cilat shpesh sjellin inspektime më të gjata, të tepërta dhe të njëpasnjëshme. Gjithashtu, shkëmbimi i informacionit lidhur me riskun ndërmjet administratave doganore të CEFTA-s është ende në një fazë fillestare. Pas miratimit të Vendimit, do të hidhen hapat e nevojshme për krijimin e një Baze të Dhënash për Parregullsitë në funksion të menaxhimit të riskut dhe shkëmbimit të të dhënave për Profilet e Riskut brenda CEFTA-s, si dhe prodhimin e Sinjalizimeve Doganore të Shpejta dhe Raporteve të Inspektimit brenda CEFTA-s.
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH është autorizuar nga Komisioni Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) për zbatimin e projektit “Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal”. Projekti synon të ofrojë mbështetje për Strukturat e CEFTA-s në përpjekjet e tyre për të thelluar më tej integrimin ekonomik rajonal dhe përafrimin me acquis të BE-së. Lidhur me “Menaxhimin e Integruar të Riskut”, projekti do të ofrojë mbështetje për Strukturat e CEFTA-s për zbatimin e angazhimeve që rrjedhin nga Strategjia e Menaxhimit të Riskut Doganor 2020-2024 dhe Udhërrëfyesi i Strategjisë.

/a.r

Next Post
Shtohet misteri i zhdukjes/ Kush po publikon fotot e Ervis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Avdylajt merren në pyetje për zhdukjen e Maritnajt: Jemi në arrest shtëpie, na ruan policia 24 orë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In