• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Administrata Trump publikon dosje top sekrete për UFO-t dhe jetën jashtëtokësore (VIDEO)

by E B
08/05/2026 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

as urdhrit të dhënë nga Presidenti Donald Trump në shkurt, Pentagoni ka publikuar këtë të premte atë që i cilëson si “dosje të papara më parë” mbi UFO-t dhe fenomenet ajrore të paidentifikuara. Dokumentet janë bërë publike përmes platformave zyrtare të Departamentit të Mbrojtjes, duke ndezur sërish debatet dhe interesin mbi mundësinë e ekzistencës së jetës jashtëtokësore.

Në një deklaratë në rrjetin social X, Pentagoni bëri të ditur se qytetarët amerikanë tashmë mund të kenë akses të menjëhershëm në materialet e deklasifikuara që lidhen me UAP-të, termi modern për UFO-t. Sipas autoriteteve, videot, fotografitë dhe dokumentet origjinale nga institucione të ndryshme federale janë mbledhur në një vend të vetëm dhe mund të konsultohen pa pasur nevojë për leje të posaçme sigurie.

Departamenti i Mbrojtjes paralajmëroi gjithashtu se publikimi i materialeve do të vazhdojë në mënyrë periodike, ndërsa dokumente të tjera do të deklasifikohen dhe publikohen çdo disa javë.

Interesi për fenomenet e paidentifikuara u rrit ndjeshëm në muajin shkurt, kur ish-presidenti amerikan Barack Obama deklaroi gjatë një podcasti se “alienët ekzistojnë, por unë nuk i kam parë”. Më pas, Obama sqaroi deklaratën e tij duke theksuar se gjatë presidencës nuk kishte parë prova që konfirmonin kontakte të qenieve jashtëtokësore me Tokën.

Pas kësaj vale diskutimesh, Trump urdhëroi Pentagonin dhe agjencitë e tjera përkatëse të nisnin procesin e identifikimit dhe publikimit të dokumenteve që lidhen me jetën jashtëtokësore, UFO-t dhe fenomenet ajrore të paidentifikuara.

Edhe administratori i NASA-s, Jared Isaacman, përshëndeti iniciativën për transparencë, duke deklaruar se kërkimi dhe eksplorimi mbeten në qendër të misionit të NASA-s për të zbuluar sekretet e universit.

Next Post
Lamallari në OKB: Shqipëria e angazhuar për migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm

Lamallari në OKB: Shqipëria e angazhuar për migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com