• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Administrata “Tramp” i detyrohet vendit tonë një sqarim për non-gratat e shpallura më parë

by Preç Zogaj
04/05/2025 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Kush ka kujtuar e predikuar se shpalljet non grata nga SHBA nuk kanë më asnjë vlerë në Shqipëri është sot përballë një fakti për të kuptuar sa gabim e ka patur: Lobimi në vlerën 6 milion dollarë pranë administratës së re të Presidentit Tramp për rehabilitimin e ish kryeministrit Sali Berisha, më i shquari ndër të sanksionuarit nga vendi ynë. Vlera morale dhe politike e lirimit të tij nga sanksionimi nuk çmohet me para. Nuk duhet të çuditet njeri. Nëse është punë çmimi, shuma mund të ishte e mund të jetë disa herë më e lartë.

Të vjen mirë që Berisha, ndryshe nga naivët apo antiamerikanët në përcaktim, që e reklamojnë si medalje sanksionimin amerikan, e ka kryeçështje heqjen e tij. Mundësisht me ceremoni nga Departamenti i Shtetit, si korrigjim i një padrejtësie, nëse ka qenë e tillë, duke denoncuar publikisht një lozhë konspiracioniste me filantropin Xhorxh Soros në krye. Qëllimi i të cilëve, gjithnjë sipas Berishës, ka qenë eliminimi i opozitë për t’i lenë dorë të lirë Edi Ramës. Njëherësh të hakmerreshin ngaqë u kishte prishur planin për ndarjen e Kosovës.

Berisha nuk ka paraqitur ndonjëherë ndonjë provë konkrete për sa ka thënë. Madje ka qenë në non sens kur ka pretenduar që një administratë e përcaktuar kundër ndarjes së Kosovës, si ajo e Presidentit Biden, të ndëshkojë dikë që paska ndaluar ndarjen e Kosovës!

E dimë se ka qenë duke folur për ndjekësit e vet dhe ia ka dashur puna ta mbajë piacën sa më lart para tyre derisa të rimerte PD-në. Kur të vinte dita, të vërtetën e komplotit amerikan kundër tij do ta nxirrte në dritë vetë Amerika.

Dhe dita ka ardhur me rikthimin në pushtet të Presidentit Tramp, armikut të madh të Sorosit dhe soroistëve .

Denoncimi i komplotit soroist, nëse ka ekzistuar, do t’i zbardhte faqen Berishës. Njëherësh do të vinte në vend nderin e vetë SHBA-ve, me fuqinë e së cilës dikush ka abuzuar për interesa meskine, duke provokuar një tollovi të madhe me çmim të lartë në spektrin opozitar të një vend të vogël mik.

Paratë nuk hyjnë fare në një demarsh kësisoj. Paratë për të korrigjuar një padrejtësi janë një ofendim për vendimarrjen amerikane, për administratën e Presidentit Tramp.

Paratë nuk kanë vend as për heqjen e sanksionimit si një ndëshkim shproporcinal, pra si teprim në raport me natyrën e fakteve. As për t’ja hequr ngaqë i është dhënë për arsye ideologjike.

Paratë nuk kanë vend edhe po t’i hiqej me falje nga Presidenti, nëse ligji amerikan e parashikon.

Paratë nuk kanë vend as për të kontribuar në formimin e politikës së Uashingtonit për Shqipërinë. Gjithçka në ketë rrafsh bëhet falas, në kuadrin e marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve në të gjitha rrafshet. SHBA-të kanë politikën e tyre rajonale dhe për Shqipërinë. Ku lufta kundër korrupsionit përmes sundimit të ligjit dhe drejtësisë se re përfaqëson një interes kombëtar amerikan të rinovuar së fundi në përputhje me agjendën trampiste “Amerika e Para”. SHBA kanë në Shqipëri ambasadën e tyre, kanë praninë e tyre ushtarake në kuadrin e NATO-s, kanë degë të agjencive të luftës kundër drogave, krimit, siç është DEA; kanë plot burime të tjera që kontribuojnë për të formuar njohjen e imtë dhe qëndrimet e peshuara rreth zhvillimeve në Shqipëri. Shteti amerikan paguan vetë për të gjitha këto.

Paratë nuk duhen as për të bërë miq. Miqtë nuk blihen.

E megjithatë në Shqipëri këto ditë po flitet vetëm për paratë që po merr e do të vijojë të marrë kompania “Continental Strategy” për të lobuar rehabilitimin e Berishës nga qeveria e Presidentit Tramp. Gjashtë milion dollarë për dy vite, shtatëqind e pesëdhjetë mijë prej të cilëve janë livruar.

Për t’i dhënë përligjie në publik këtij operacioni pa të ngjashëm në pikëpamje të shumës, me mjaft pikëpyetje në rrafshin ligjor dhe moral, agora politiko-mediatike berishiste po i mëshon shprehjes “me lobim u shpall, me lobim do ta heqin”. Domethënë, me para u shpall, me para do ta heqin.

Ky është një investim tjetër kundër imazhit të SHBA-ve në Tiranë, një përdhosje tjetër e vendit më mirëbërës që Shqipëria ka patur në njëqind vitet e fundit. Herën e parë duke trumbetuar se vendimarrjet në Uashington merren zvarrë nga miliarderët e saj të shumtë. Herën e dytë nga lobistë të paguar sa frengu pulën, të cilët ndajnë ryshfete me zyrtarët e korruptuar apo në konflikt interesi pranë shefave të mëdhenj. Ç’mjerim! Po të ishte kështu SHBA-të nuk do të ishin superfuqia e botës, por rrumpallhania e botës.

Zyrtarët e administratës së mëparshme kanë thënë disa herë se vendimet për sanksionimet janë akte shumë të peshuara. Në formimin e tyre, kanë thënë ata, marrin pjesë një numër i madh Departamentesh e Agjencish të Politikës së Jashtme, të Drejtësisë, të Thesarit, të Sigurisë Kombëtare, FBI-ja, CIA e tjerë.

A është kjo e vërteta? A ka ndodhur kështu për ish kryeministrin e Shqipërisë? Apo ai është viktimë e lobimit të Xhorxh Sorosit pranë Sekretarit të Shtetit Blinken dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të asaj kohe?

(Për një dru të shtrembër si MgGonigal, dënuar nga vetë drejtësia amerikane, nuk e shohim të sjellshme të pyesim. Ryshfeti 225 mijë dollarë i marrë prej tij në vitin 2017 nga njerëz pranë kryeministrit Rama turpëron kryeministrin, por nuk ka lidhje me sanksionimin e mëvonshëm të Berishës. Veç po të bëhej ky Bashë).

Për gjithë kakofoninë e krijuar në vend rreth temës së sanksionimeve dhe për efektet kontraverse që kanë dhënë në Shqipëri, administrate e re e Presidentit Tramp, specifikisht Departamenti i Shtetit, i detyrohen vendit tonë një shpjegim transparent për non gratat e shpallura më parë.

Është një obligim miqsh. Shqiptarët nuk meritojnë të jenë në përplasje narrativash për një gjë që e dinë SHBA-të dhe nuk mund të jetë edhe kështu, edhe ashtu.

Next Post
Dhunuan shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i deputetit të Berishës, Policia jep detaje

Dhunuan shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i deputetit të Berishës, Policia jep detaje

Comments 2

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    A ke lujt menç o Preç ?
    E kush asht Amerika, e kush jena na, qi me na dhanë hesap, për non gratat për n’tok tvet ?
    A je i marrë, a shtihesh ?
    Këke hala me mënd e Enver Hoxhs, qi kujtote se asht strumbullari i botës, dhe Amerika e BS duhej ti merrshin leje atijë, se si duhej me ndertue botën.
    Preç, qënke pjerdhë nga trutë, dhe po mvika keq, që pleqniia paska ba punën e vet nty.
    Rri mshtëpi e mos u merr me politikë jezuitsh, se je i mbaruem.
    Je vonë për tu ba prift o Preç.

    Reply
  2. leka says:
    1 year ago

    prenc si gjithmone swrvil. Qe te narre nje cendim te tille si person non grata per nje pilitikan , nuk vendis as presidenti i USA dhe jo me George Siris dhe Blunken! Kur kane prova te mjaftueshme per cenim te pilitikes se tyre nga shume axhensi te zbarimit te ligjit ata vendosin. Po te ishte e padrejte Saliu nuk kishte nevoje te pagonte 6 milion$ por i paraqiste kerkesen e heqes DASHit dhe ceshtja ishte me e thjeshte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama reagon ndaj Reporterëve pa Kufij: Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se i qeverisë

May 6, 2026
Një nga qytetet më të mëdha të botës po fundoset me shpejtësi. Fenomeni, i dukshëm edhe nga hapësira

Një nga qytetet më të mëdha të botës po fundoset me shpejtësi. Fenomeni, i dukshëm edhe nga hapësira

May 6, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Profesori që nuk bënte pazar në emër të karriges

May 6, 2026
“Mendova se Musk do të më godiste”, seanca gjyqësore zbulon përplasjet e forta në OpenAI

“Mendova se Musk do të më godiste”, seanca gjyqësore zbulon përplasjet e forta në OpenAI

May 6, 2026
Shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

May 6, 2026
“13 të martat e pelegrinazhit”, shërbim shëndetësor 24 orë për besimtarët në Kishën e Laçit

“13 të martat e pelegrinazhit”, shërbim shëndetësor 24 orë për besimtarët në Kishën e Laçit

May 6, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

May 6, 2026
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

Bejko: Berisha i paligjshëm në krye të PD! Salianji e mund në një pjesë të mirë të territorit

May 6, 2026
Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

May 6, 2026
Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In