• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Administrata Tatimore në alarm, rriten borxhet e pambledhura! Mbi 4.7 mld lekë detyrime vetëm në maj

by E S
02/06/2025 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në muajin maj 2025, Administrata Tatimore ka evidentuar një rritje të detyrimeve tatimore të papaguara me 4.7 miliardë lekë. Kjo rritje e borxhit tatimor është një sinjal alarmi për ekonominë dhe administratën fiskale të vendit.

Sipas të dhënave të fundit, detyrimet më të mëdha të papaguara i përkasin tatimeve mbi vlerën e shtuar, tatimit mbi fitimin dhe sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Këto shifra tregojnë se sektorët më problematikë janë ata që lidhen me pagesat e detyrimeve të përditshme të bizneseve dhe individëve. Për ekspertët, rritja e borxhit tatimor nuk përfaqëson thjesht një dështim administrativ në mbledhjen e të ardhurave, por është pasojë e një kombinimi faktorësh kompleksë që veprojnë në disa nivele, si mungesa e likuiditetit, veçanërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe përhapja e pritshmërive për një tjetër amnisti tatimore.

Referuar të dhënave nga Administrata Tatimore, sektorët me peshën më të lartë të detyrimeve janë ndërtimi, shërbimet dhe tregtia.

Në fund të vitit 2023, detyrimet tatimore të papaguara ishin rreth 155 miliardë lekë (1.5 miliardë euro), duke shënuar një rritje vjetore prej 6%. Në fund të vitit 2024, kjo shifër u rrit në 162.5 miliardë lekë (1.62 miliardë euro), një rritje prej 4.7% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Pjesa më e madhe e këtyre detyrimeve, rreth 55%, janë të periudhës mbi pesëvjeçare, ndërsa vetëm 10% janë detyrime të krijuara brenda një viti.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të shlyejnë detyrimet e tyre brenda afateve ligjore për të shmangur gjoba, kamatëvonesa dhe masa shtrënguese që mund të ndikojnë negativisht në aktivitetin e tyre ekonomik.

Next Post
“PD u tregua “budallaqe””, Daci: Kodi Zgjedhor aktual nuk krijon mundësi për standarde demokratike, ka shumë firo

“PD u tregua “budallaqe””, Daci: Kodi Zgjedhor aktual nuk krijon mundësi për standarde demokratike, ka shumë firo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In