• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Administrata e Trump kërcënon Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës

by Java News
11/09/2018 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Demetri Sevastopulo dhe Michael Peel

Financial Times

Administrata e presidentit Trump i ka përshkallëzuar sulmet ndaj organizatave ndërkombëtare duke kërcënuar se do të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Në një sulm të drejtpërdrejtë, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurim Kombëtar, Xhon Bolton, tha se SHBA-të nuk do të rrinin duarkryq nëse Gjykata Ndërkombëtare e Hagës merrte masa kundër SHBA-ve, Izraelit e aleatëve të tjerë. Ai tha se administrata e presidentit Trump do të vepronte për të mbrojtur qytetarët amerikanë nga “gjykata e paligjshme”.

“Do ta lëmë Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë të vdesë vetë. Në fund të fundit, për ne është e vdekur”, tha Bolton që në fjalimin e parë si këshilltar i Sigurisë Kombëtare për Shtëpinë e Bardhë.

Sulmi ndaj GJNK është përpjekja e fundit e presidentit Trump për ta larguar Amerikën nga institucionet ndërkombëtare dhe nga marrëveshjet që ai beson se i pengojnë SHBA-të në arenën botërore.

Në 20 muajt e parë të presidencës, Trump është larguar nga marrëveshja e Parisit për Klimën dhe nga marrëveshja tregtare e Partneritetit Trans-Paqësor. Amerika u tërhoq edhe nga Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut dhe ka kërcënuar të largohet edhe nga Organizata Botërore e Tregtisë.

Bolton tha se SHBA-të do të mbyllin edhe Organizatën për Çlirimin e Palestinës në Uashington, pasi këta të fundit janë përpjekur ta bindin Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës që të hetojnë Izraelin.

Ai tha se nëse GJNK hap çështje kundër amerikanëve, SHBA-të do t’i shpallin gjykatësit dhe prokurorët si persona të padëshiruar në Amerikë, duke u bllokuar hyrjen, si dhe do t’u vendoste sanksione financiare. Boltoni, që i ka kritikuar prej kohësh institucionet ndërkombëtare, ka thënë se nëse OKB-s i hiqeshin 10 nga 38 katet që ka te ndërtesa në Nju Jork, nuk do të ndryshonte asgjë.

Boltoni ka punuar fort për të ulur ndikimin e gjykatës që kur ishte zyrtar në administratën e presidentit Bush. Sulmet e fundit vijnë pasi GJNK vendosi të hetojë ushtarakë amerikanë të akuzuar për abuzime në Afganistan.

John Bellinger, një avokat që ka shërbyer si këshilltar ligjor në administratën e presidentit Bush, tha se Bolton ka një qasje konfliktuale, por që edhe GJNK e ka detyruar Uashingtonin të sillej ashpër, duke kërcënuar me hetime.

“Çdo administratë, republikane apo demokrate, do të duhej të përgjigjej ndaj një kërcënimi të tillë”, tha Bellinger, tashmë i punësuar te firma ligjore Arnold&Porter. “Ndoshta ka kuptim të përgjigjemi dhe ta bëjmë të qartë se cilat do të jenë pasojat”.

Të hënën, Bolton tha se SHBA-të nuk do të bashkëpunojnë me GJNK, nuk do të japin fonde dhe as t’i bashkohen gjykatës, e cila gjendet në Hagë. Ndonëse SHBA-të nuk i janë bashkuar asnjëherë GJNK me staf, kanë bashkëpunuar me hetimet herë pas here, si për gjenocidin në Darfur dhe me gjyqin e Charles Taylor, ish udhëheqësit të Liberisë.

Bolton tha se gjykata ishte tepër e rrezikshme, një organizatë botërore që nuk pyeste për rregulla, e që kishte mbështetje nga kombe të cilat donin të pengonin SHBA-të. Bolton tha se SHBA-të do të marrin masa ndaj çdo kompanie e çdo shteti që ndihmon hetimet kundër amerikanëve, si dhe do t’i çonte në gjyq gjykatësit e GJNK që do të përfshiheshin në çështje të tilla.

Bellinger tha se disa nga këto deklarata janë retorikë e tepruar, vazhdim i frymës që sjell ligji amerikan i quajtur “Akti për Pushtimin e Hagës”, që lejon ushtrinë amerikane të shpëtojë qytetarë amerikanë që mund të mbahen nga kjo gjykatë.

Por ai shtoi se ky qëndrim do të bënte që disa shtete, si Mbretëria e Bashkuar, të përfshiheshin në përplasjen midis SHBA-ve dhe GJNK.

Aleks Uajting, një profesor në universitetin Harvard, ngre pyetjen nëse SHBA-të e kanë aftësinë të çojnë në gjyq stafin e GJNK. “Nuk ka statut që të lejojë përndjekje të tilla. Besoj se Kongresi nuk do ta lejonte një ligj të tillë”, tha ai.

Këtë nëntor, Fatu Bensuda, prokuror i Hagës, kërkoi hetimin e ushtarakëve amerikanë dhe agjentëve të CIA-s që akuzoheshin për krime lufte në Afganistan, si përdhunime dhe tortura.

Sara Sanders, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, tha se GJNK i kishte thënë Amerikës se ishte duke marrë një vendim për këtë çështje.

Emi Lehr, ish zyrtare e GJNK që tani drejton Nismën e të Drejtave të Njeriut te Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se fjalimi i Boltonit nuk ndryshonte gjë në faktin që SHBA-të s’kanë qenë asnjëherë anëtarë të gjykatës. “Por ashpërsia e përgjigjes është e çuditshme dhe e minon punën e GJNK në  shumë mënyra”, tha ajo.

Lehr shtoi se qasja e SHBA-ve fuqizon diktatorë në të gjithë botën, por ajo shpreson se do të ketë kundërpërgjigje nga qeveritë që mbështesin GJNK.

Bolton ka nënvizuar shumë arsye se pse SHBA-të nuk do ta mbështesin GJNK, dhe një prej tyre është shkelja e sovranitetit. Ai akuzon gjithashtu se gjykata ka realizuar vetëm tetë dënime, edhe pse ka shpenzuar 1.5 miliardë dollarë në hetime.

“Këto rezultate nuk i trembin diktatorët dhe despotët. Burrat e fortë të historisë nuk tremben nga fantazitë e ligjeve ndërkombëtare. Historia ka treguar se e vetmja gjë që e ndalon të keqen dhe ligësinë është ajo që Frenklin Rusvelit e quante Fuqia e të Drejtit, fuqia e SHBA-ve dhe aleatëve të tyre”, tha Bolton./ Perktheu Top Channel

a.ç

Next Post
Moisiu flet për kryeministrin më të suksesshëm e ministrat “e paturp”

Moisiu kritika opozitës: Problemet zgjidhen në Parlament, vettingu në politikë pas atij në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Doktor Cubi

Doktor Cubi

August 5, 2026
Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

August 5, 2026
“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

August 5, 2026
Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

August 5, 2026
Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

Buzhala komenton predikimet e imamit të shpallur non-grata për “burrat që duhet t’ju vendosnin kufij grave”

August 5, 2026
Rregullat e reja të GJKKO/ Ndreca: Kufizime pa bazë ligjore! Cenojnë lirinë e medias dhe publicitetin e gjykimit

Rregullat e reja të GJKKO/ Ndreca: Kufizime pa bazë ligjore! Cenojnë lirinë e medias dhe publicitetin e gjykimit

August 5, 2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

August 5, 2026
Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, plagoset 1 person

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, plagoset 1 person

August 5, 2026
NASA i quan “dragonj”/ Retë e zjarrit në Evropë, çfarë janë dhe pse po alarmojnë ekspertët?

Vatër zjarri në Peshkëpi të Selenicës, rrrezikohen banesa. Flakët përfshijnë pjesërisht edhe një varrezë makinash

August 5, 2026
Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8,5 milionë euro Ermal Beqirit

Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8,5 milionë euro Ermal Beqirit

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com