• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Administrata e Trump “degradon” misionin e BE në SHBA

by Java News
08/01/2019 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata e presidentit Donald Trump ka degraduar vitin e kaluar statusin e misionit të Bashkimit Europian pa bërë asnjë njoftim. Zyrtarë të BE-së konfirmojnë për Deutsche Wellen se BE e SHBA po negociojnë.

Nga Michael Knigge, Dw

Administrata e Trumpit, pa e njoftuar aspak më parë BE, ka degraduar statusin diplomatik të misionit të BE-së në Uashington nga statusi në nivel shteti në atë të një organizatë ndërkombëtare. “Ne nuk e dimë saktësisht, kur është bërë kjo, sepse ata nuk na njoftuan”, thotë një zyrtar i BE-së që merret me çështjen për Deutsche Wellen. “Mund të konfirmoj se kjo nuk është pritur mirë në Bruksel”, ka thënë ky zyrtar, duke shtuar se çështja po diskutohet ende. Megjithatë në dhjetor 2018 ka pasur bisedime mes BE dhe SHBA lidhur me këtë çështje e përfaqësues të BE kanë konfirmuar ndërkohë, se ambasadori aktual i BE-së në Uashington, David O’sullivan ka rimarrë rangun protokollar të mëparshëm, por diplomati i lartë i BE-së është deri në shkurt në këtë post.

Misioni i BE-së ka bëtë të ditur, se ambasadori i BE-së në Uashington nuk është ftuar në disa evente vitin e kaluar. Diplomatët besojnë, se ky veprim diplomatik mund të jetë bërë në fund të tetorit ose fillim të nëntorit. Degradimi i misionit ra në sy ditën e funeralit të organizuar për presidentin e ndjerë George H.W.Bush më 5 dhjetor 2018. Ambasadorët i dhanë nderimin e fundit presidentit Bush dhe ambasadori i BE-së, David O’Sullivan është thirrur, jo sipas rangut që i japin vitet e shërbimit në diplomaci, por është thirrur i fundit, bëjnë të ditur zyrtarë të BE-së. David O’Sullivan ishte thirrur në raste të tilla në 20-të deri të 30-të të parët sipas renditjes së diplomatëve.

“Harruan të na njoftojnë”

Një diplomat në Uashington i një vendi anëtar të BE-së u shpreh kritik. “Kjo nuk është thjesht një çështje protokollare, por është diçka me një motiv shumë të qartë politik”, tha ky diplomat për DW duke shtuar se shumica e vendeve anëtare e ndajnë qëndrimin negativ për degradimin e misionit të BE-së. Pas zbulimit të kësaj lëvizjeje diplomatike jo në favor të BE-së, diplomatë të BE-së në Uashington iu drejtuan për sqarime Departamentit të Shtetit. “Ata na thanë, se kanë harruar të na njoftojnë dhe se ky është një vendim, që ata e kanë marrë, sepse me sa duket ajo që mendon kreu i protokollit është edhe gjëja e duhur që duhet bërë”, thotë një diplomat. Sipas tij nuk është tipike, që një administratë e re të lëvizë klasifikimet e protokollit, e është e pazakontë që ky degradim të bëhet pasi një administratë e re ka dy vjet në post. Po ashtu e pazakontë është që një mision diplomatik nuk informohet nga vendi mikpritës për një vendim të tillë në kohë dhe me shkrim.

Zyrtarët e BE-së thanë se statusi i ambasadorit të BE-së në Uashington u ngrit në nivelin e një ambasadori shteti në shtator 2016 pas një procesi intensiv dhe të gjatë me Departamentin e Shtetit nën presidentin e atëhershëm, Barack Obama.

Qëndrim kundër BE

Degradimi i misionit të BE duket se është në një linjë me atë që perceptohet gjerësisht, se administrata e Trumpit mban një qëndrim kundër BE. Trump ishte mbështetës entuziast i Brexit gjatë fushatës presidenciale dhe si president në mënyrë të përsëritur ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër Bashkimit Europian në çështje të mbrojtjes dhe tregtisë. I pyetur për një koment, Departamenti i Shtetit nuk përgjigjet për çështjen, duke e lidhur atë me vështirësitë që ka shkaktuar bllokada aktuale e administratës Trump si pasojë e grindjeve për buxhetin.

Next Post
Reshjet e borës/ Policia jep informacion për situatën e rrugëve në Korçë

Reshje bore e ngrica, ARRSH apelon: Shoferë! Përdorni goma dimërore në këto akse rrugore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Plagosja e qytetarit grek në protestën e Zvërnecit, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Keqardhje për situatën!

May 31, 2026
“Epsteini” ynë

Kakofonia rreth Zvërnecit

May 31, 2026
Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

May 31, 2026
Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

May 31, 2026
Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

May 31, 2026
Berisha voton për veten, demokratët i bëjnë “gjëmën”: Sali, merre partinë me vete në varr

Bejko paralajmëron zhvillime të forta brenda PD: Berisha nuk e fal deklaratën e deputetit gjerman, nuk do kalojë pa “viktima”

May 31, 2026
Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

May 31, 2026
Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

May 31, 2026
Salianji paralajmëron demaskimin e procesit farsë në PD: Do publikoj video nga qendrat e votimit,  ja mashtrimet e Berishës

Salianji: PD në krizë të thellë, ka humbur boshtin ideologjik

May 31, 2026
Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

May 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In