• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Adi Krasta rrëfen se si e rrahën për një kompliment!

by Java News
06/06/2018 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari dhe moderatori i njohur Adi Krasta ka publikuar një foto të viteve ’90 kur shfaqej me sy të nxirë në drejtimin e spektaklit “12 vallëzime pa një të shtunë”. Fotoja u publikua dje nga Krasta në profilin e tij në “Instagram” në kohën kur në media shfaqej debati në Kuvend për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Bledi Kasmi. Incidenti që shkaktoi edhe ushtrimin e dhunës ndaj Krastës ishte një ngjarje e bujshme e viteve ’90, kur për herë të parë një moderator i guximshëm dhunohej për vetëm një kompliment që bëri gjatë spektaklit “12 vallëzime pa një të shtunë”.

“Panorama” kontaktoi me gazetarin Adi Krasta për domethënien fotos së publikuar prej tij në rrjetet sociale, në lidhje me kontekstin e saj dhe mbi incidentin që shkaktoi atë shenjë në syrin e moderatorit që u komentua gjatë në vitet ’90. Krasta ka pranuar se fotoja u publikua prej tij, por ka theksuar se duhet të jetë publiku vetë ai që duhet ta interpretojë foton.

“Nuk dua të bëj asnjë koment lidhur me këtë foto, unë kam postuar edhe foto të tjera në profilin tim dhe kjo ishte një foto e radhës. Janë foto të vjetra që unë i ruaj në telefon dhe nuk kishte ndonjë qëllim të caktuar. Nuk dua të bëj asnjë koment, e di që është bërë lajm dhe unë nuk dua të bëj lajm mbi lajm. Publiku është i lirë ta interpretojë vetë atë foto”, ka deklaruar Krasta për “Panorama”.

NGJARJA

Në fillim të viteve ’90 një program i quajtur “12 vallë- zime pa një të shtunë” nën drejtimin e Adi Krastës dhe Valbona Çobës ndryshoi perceptimin mbi televizionin dhe theu shumë tabu për kohën. Në një prej këtyre mbrëmjeve, Adi Krasta me një formë të re prezantimi të pakrahasuar me asnjë prej prezantuesve të kohës “guxon” dhe komplimenton një prej vajzave të publikut, të cilën e ftoi në skenë.

Komplimenti miqë- sor i moderatorit nuk u pranua qetësisht nga partneri i vajzës së komplimentuar nga Adi Krasta. Pak ditë pas shfaqjes së spektaklit në ekran, Krasta dhunohet nga një prej atyre që rëndom në atë kohë njihej si i “fortë”, i cili kishte edhe një lidhje me vajzën e publikut.

Ngjarja mori vëmendje të madhe, ndërkohë që qeveria e kohës vendosi të marrë në mbrojtje moderatorin e njohur, duke i siguruar edhe shoqërimin me truproja të Gardës së Republikës.

Atëherë kur pritej edhe qëndrimi që Krasta do të mbante lidhur me këtë episod të pakëndshëm, moderatori vendosi të shfaqej menjëherë në puntatën e radhës, duke mos tentuar të fshehë shenjat e dhunës.

KOMENTET E NDJEKESVE

Ishte koha kur te vinin burrat pas per nje kompliment ne tv

Me kujtohet kjo. Kam qene ne Shqiperi. Guximi edhe burrerija u duk Kur dole ne skene pas asaj qe te ndodhi. Te pergezoj!

@adi_krasta një nga vendimi më i duhur që mund të kesh marr né jetë besoj , përshëndetje

Shqiptaret nuk kane lene rast pa treguar idiotesine e tyre si ne kete rast.

Pashe zotin ku e gjete kete idiotesi te shqiptareve qe vetem te godasin dine, asgje tjeter!! Ti je dhe do te mbetesh ikona e pa perseriteshme e gazetarise prezantimit dhe artit te mrekjllueshem te te qenit njeri me vlera te larta

Në kaq shumë moderatorë vërdallë, mungesa jote ndihet më shumë se prezenca e tyre. I pazëvëndësueshëm./Panorama/ma.me

Next Post
Kërkohej për vjedhje me armë në Zvicër, kosovari arrestohet në Morinë

Kapet në Morinë 49-vjeçari, ishte i dënuar me 10 vite burg në Norvegji për trafik droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In