• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Adhurimi ndaj modelit të gabuar

by
03/11/2015 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi/

 

Ka bërë lajm në disa media perëndimore festa në Prizren apo Tetovë e disa shqiptarëve për fitoren e radhës në zgjedhje të AKP në Turqi. Nuk ka asnjë rast kur shqiptarët të kenë dalë për të festuar fitoret politike të kandidatëve të radhës në SHBA, Gjermani, Francë apo Britani, – vende që kanë rol specifik në politikat globale dhe në gjeopolitikën në rajon, – por është e treta herë që festohet për pushtetin e Erdogan, sundimtarit të Turqisë së sotme. Duket paradoks, por 103 vjet pas shpalljes së Pavarësisë nga Perandoria Otomane, në pjesët shqiptare vijon të festohen ngjarjet e ish perandorisë. Për më tepër kur modeli që Perandoria la, me Ataturk, modeli i një shteti laik dhe modern, është shumë i ndryshëm nga modeli thellësisht konservator dhe problematika i sundimtarit të ri të Turqisë.

 

E drejta për të festuar është personale dhe kushdo mund ta bëjë këtë. Njësoj si në ndeshje futbolli apo ngjarje të tjera jashtë hapësirës shqiptare. Por kur në mediat sociale lexohen postimet dhe komentet rreth këtyre festave atëherë kuptohet se nuk është thjesht pretekst për festë, por një linjë festimi e organizuar, celebrim me element provokativ ndaj identitetit shqiptar dhe adhurim ndaj një modeli, i cili gjithnjë e më pak ka të bëjë me demokracinë dhe familjen e vlerave evropiane të cilave shqiptarët duhet dhe synojnë tu përkasin. Në këto rrethana festa të tilla janë fyese, janë provokuese, janë regres dhe një sinjal për krizën e thellë morale, identitare dhe politike në të cilën po kalojnë shoqëritë shqiptare. Për më tepër, ato janë alibi për më pak demokraci, thirrje për më shumë autoritarizëm, ftesë për më shumë arrogancë ndaj mendimit kritik dhe një sistem vertikal drejtimi që kufizon ndjeshëm demokracinë në funksion, në përfaqësim dhe në jetësim.

 

Shoqëritë e emancipuara dinë të dallojnë vlerat nga antivlerat apo devijimi i tyre, sistemin e meritës nga sistemi i imponimit të meritës, politikën që përfaqëson me politikën që dikton, modelin prej të cilit frymëzohesh nga modeli prej të cilit rrezikohesh. Kjo vlen, sidomos për shoqëritë shqiptare. A nuk kemi sot një shumicë qytetare në Kosovë, Tetovë e Tiranë që ndjehet e papërfaqësuar dhe kritike me cilësinë e demokracisë dhe shtetit të së drejtës? A nuk kemi tregues të zhgënjimit tek sistemi demokratik dhe cilësia e qeverisjes? A nuk kemi krizë ekonomike dhe dilema rreth sigurisë sociale për të ardhmen? Dhe kush është zgjidhja? Rendja pas modeleve që i zgjidhin këto probleme, apo drejt modeleve që i shkaktojnë dhe ushqejnë këto modele? Në fund të fundit, çfarë festohet: mbajtja e gjatë e pushtetit, modeli i liderit suprem, forca për të kontrolluar gjithçka apo një sistem i hapur vlerash e konkurrimi? Përse qenka frymëzues lideri që sundon një vend mik prej 14 vitesh nën kritika të forta të të gjithë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut? A nuk provuan shoqëritë shqiptare domethënien e shkeljes së të drejtave dhe a nuk kanë mësuar ato ende rëndësinë e tyre për një shoqëri të hapur dhe shtet funksional demokratik?

 

Festa në Prizren e Tetovë zgjidhjen e kërkon tek thellimi i kontrastit midis pakicës që sundon dhe shumicës që nuk përfaqësohet. Turqia e sotme, fatkeqësisht, nuk është një model inspirues demokracie. Gazetarë e media kritike janë në burgje, politikanë dhe qarqe intelektuale liberalë janë në burgje, shanset e konkurrimit janë të kufizuara dhe se cilësia e besimit tek shteti demokratik është dukshëm i cenuar. Turqia ndryshe, Turqia demokratike, konkurruese, funksionale dhe e besueshme do të ishte pasuri për Evropën, fqinjët, rajonin dhe miqtë e saj. Ajo e sotme, është e mbetet një shembull negativ për të gjithë, një devijim nga demokracia funksionale dhe vlerat e saj. Në këto rrethana, ata që festojnë ngjarje të tilla a-historike, në fakt, u japin më shumë mandat e forcë liderëve të tyre lokale të jenë më pak demokratë dhe më shumë oligarkë dhe arrogantë me qytetarët e tyre. Pra, festimet janë ftesë për më pak demokraci, më pak Evropë, më pak progres dhe më pak shtet të së drejtës.

 

Natyrisht as unë, askush tjetër nuk ka të drejtë të gjykojë apriori verdiktin e zgjedhjeve turke dhe cilësinë e politikës atje. Duhet ta bëjnë vetë qytetarët e institucionet turke, më pas ne mund t’i komentojmë ato. Por cilido ka të drejtë dhe duhet të analizojë reflektimin e modeleve të jashtme brenda botës shqiptare, dhe ky është një rast tipik. Në aspektin shtetëror Turqia është dhe mbetet një aleat strategjik i Shqipërisë, fqinjësia dhe raportet dypalëshe nuk varen nga lloji i qeverive përkatëse, por përtej raportit shtetëror, në aspektin qytetar, civil, politik dhe krahasues, modeli i demokracisë turke është model të cilit nuk duam t’i ngjajmë. Sepse është gjysmak, është imitim i demokracisë, është cilësi tjetër nga nevojat, pritshmëritë, premtimet dhe interesat tona madhore si shtete dhe shoqëri. Ndaj edhe festat folklorike për fitoren e një modeli të gabuar, janë ushqim e alibi për krijimin e modeleve të gabuara edhe brenda nesh, janë pengesë për një model të ri demokracie, janë investim për të kundërtën e interesit tonë madhor shtetëror e kombëtar: integrimit të merituar në familjen evropiane. Alibitë e përkatësisë fetare, e miteve të forcës, e nevojës për një big brother oriental, etj, janë alibi për devijim nga kursi dhe interesi jetik nacional shqiptar, janë alibi për më pak demokraci dhe më shumë sundim, janë devijim nga aspirata dhe axhenda shqiptare, janë e mbeten ftesë për të mbetur aty ku rivalët tanë kritikë kanë dashur dhe duan të na shohin.

Së fundi, festat dhe disa komente mbështetëse për to, na ftojnë të frymëzohemi nga modeli i gabuar i raportit shtet – qytetar, shtet – demokraci, shtet – kushtetutë, shtet – media, shtet – shoqëri civile. Një model kundër të cilit protestojmë dhe shprehemi kritik çdo ditë në Tiranë, Prishtinë e Tetovë, një model ikja prej të cilit na ndihmon të fitojmë kohën e humbur dhe të bëhemi pjesë të një bashkësie më të madhe, ku respekti për jetën, fjalën, vlerat, besimin, konkurrencën janë standard unik dhe i garantuar.

(afrim-krasniqi.info)

Next Post

Akuzat e PD, reagon kryebashkiaku Bushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

April 21, 2026
ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

April 21, 2026
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

April 21, 2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In