• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Adelina Ismaili shtatzënë: Fytyrën e fëmijës e kam parë në ëndërr

by Java News
14/01/2017 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili mesa duket po shijon periudhën më të bukur në jetën e një gruaje, atë të shtatzënisë. Këngëtarja e adhuruar është në pritje të një fëmije. Bukuroshja nga Kosova gjithmonë  ka qenë e rezveruar për sa i përket jetës së saj private.
Por në një intervistë për revistën ‘’Who’’, Adelina ka treguar gjithë emocionet që ka përjetur në momentin që ka mësuar që ishte shtatzënë.

“Telefonova të parin Valin. Pasi u sigurova mirë. Nuk mund të flisja, qaja nga gëzimi! Nuk mund të zbrisja një kat më poshtë ku ishte ai që t’i tregoja, e thërrisja të vinte tek unë lart. Nuk mbaj mend të jem gëzuar më shumë në jetë”.

Por cili ishte reagimi i partnerit të këngëtares, njëkohësisht edhe menaxheri i saj dhe motrat? Adelina shprehet se, “Vali e kishte humbur (qesh). Nuk besonte. Ishte njeriu më i ëmbël në botë, ta shikoje në ato momente. Tani kur e kujtoj, si një fëmijë i vogël që i ke dhuruar gjithë botën. Nuk e kam parë ndonjëherë ashtu, qeshnim si të çmendur të dy. Pastaj heshtnim dhe fillonim përsëri. Ema ishte e para që i tregova, as atë nuk mbaj mend ta kem dëgjuar më të lumtur në jetën time. Flisnim pa kontroll që të dyja dhe qeshnim. Zani (Zanfina) bërtiste andej “Oooh kush po bëhet maaaami?!” Nuk dija çfarë të flisja, nuk i kisha dëgjuar më të gëzuara ndonjëherë. Nuk dija çfarë të thoja, e kisha humbur dhe unë shumë. Gjë që s’më ka ndodhur gati asnjëherë (qesh). Qanim e qeshnim bashkë”.

Të jesh prind nuk është natyrisht shumë e lehtë, nevojiten parapërgatitje të mëdha. Por, siç tregon këngëtarja, ka qenë e përgatitur prej kohësh për këtë moment dhe ka lexuar nisur që “prej punimeve shkencore, deri tek bestytnitë e gjysheve (qesh)”.

Ndonëse duhen edhe disa javë përpara se foshnja të vijë në jetë, tashmë Adelina Ismaili e ka të qartë fytyrën e saj. “E kam parë në ëndërr që nga fillimi. Ka kaçurrela të zeza dhe është shumë beb energjik (qesh). Ka syçka të rrumbullakëta dhe faqe të kuqe”, teksa tregon se vogëlushi/ja e saj do t’i ngjajë Valit.

“Jo se nuk dua të më ngjajë mua, por jam shumë e sigurt që do të më ngjajë më shumë sesa duhet (qesh). Do doja të kishte sytë dhe qetësinë e Valit. Gjallërinë dhe buzëqeshjen time”. Por, ardhja në jetë e këtij fëmije nuk ndërpret planet e këngëtares së famshme për të bërë një ceremoni të madhe dasme. “E dua dasmën me bebushat tonë. Kam përshtypjen që në këtë mënyrë iu dhurojmë dhe një dashuri fëmijëve tanë. Një festë dashurie jo vetëm për ne të dy”.

ma.me
Next Post
Polumbarë të RENEA-s, kërkime në Bunë për trupin e 70-vjeçarit

Polumbarë të RENEA-s, kërkime në Bunë për trupin e 70-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

May 15, 2026
Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

May 15, 2026
Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In