• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Açka akuzon PS dhe deputetët e Berishës për ‘puç fashist’: Ishte skenar i parapërgatitur. S’jam notere e marrëveshjes së karrigeve

by Java News
07/11/2023 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Flutura Açka ka hedhur akuza për një marrëveshje “djallëzore” mes palëve për të bllokuar zhvillimin e mbledhjeve.

Duke iu referuar ngjarjeve të ditës së sotme, kur deputetët e opozitës bllokuan sërish mbledhjen e komisionit, Açka thotë se nuk është noterë e marrëveshjes së karrigeve.

“Dera e sallës së komisionit u bllokua me karrige rebelistësh”, shkruan Açka.

Reagimi i plotë i Flutura Açkës:

Unë nuk jam Notere e “Marrëveshjes së Karrigeve”, por Kryetare e Komisionit për Edukim, znj. Kushi!

Puç i RI fashist në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik. Kinse, dera e sallës së komisionit u bllokua me karrige rebelistësh.

Asnjë përqarje ankuese nuk e përligj mbledhjen online të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, të paracaktuar për të filluar sot nē orën 13.00.

Skenari ka qenë i parapërgatitur (mes palëve në interes) qysh mbrëmë. Unë duhet vetëm të vija firmën, t’ua legjitimoja “Marrëveshjen e Karrigeve”.

Ja ora kur jam njoftuar për skenarin e parapërgatitur.

Sot, ora: 11.47

Nga e dinin këta mbrëmë se ç’do të ndodhte sot?! Qëllimi ka qenë i qartë: Kalimi online, pa debat, pa shpjegimet publike për dështimet, pa përfshirë zërin e Opozitës në Projekt-buxhetin e vitit 2024.

Unë e denoncoj publikisht këtë marrëveshje djallëzore kundër mirëqenies së shqiptarëve./m.j

Next Post
Dokumenti/ Zbardhet marrëveshja Shqipëri-Itali për kampin e emigrantëve në Gjadër

Dokumenti/ Zbardhet marrëveshja Shqipëri-Itali për kampin e emigrantëve në Gjadër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com