• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Abuzuan me tenderin 7 milionë lekë për zjarrfikësen rrangallë/ GJKKO dënon ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit dhe 4 punonjësit e kompanive private

by Java News
28/05/2022 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

GJKKO ka dënuar  6 ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit dhe 4 punonjësit e kompanive private, pasi akuzohen se kanë abuzuar me tenderin 7 mln euro për të blerë shkallë zjarrfikëse të cilat nuk punonin dhe ishin jashtë funksionit.

GJKKO ka dënuar Adriatik Velajn me 11 muaj burg për ‘shpërdorim detyre’, Muhamed Likaxhiun me 10 muaj burg për ‘shpërdorim detyre’, Artan Tahon me 10 muaj burg për ‘shpërdorim detyre’, Gjergj Markola me 10 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’, Indrit Matmuja me 11 muaj burg per ‘shkelje e barazisë në tendera’, Riza Sulaj me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’, që të gjithë zyrtarë të Bashkisë Durrës.

Të tjerë të dënuar janë, Albion Bushi, Elona Rami, Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., të cilët kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

Ndërkohë Shoqëria R&R Group, është dënuar me gjobë 600 mijë lekë dhe i ndalohet të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite. Po ashtu edhe  kompania Klosi – R Company sh.p.k., është dënuar me 600 mijë lekë gjobë dhe i ndalohet të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite.

Operacioni i SPAK u zhvillua më 29 tetor kur 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private arrestuan dhe një tjetër u la e lirë me detyrimin për tu paraqitur pasi akuzohen për abuzimin me një tender me fond limit 7 milionë lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit por që pas blerjes rezultoi jashtë funksionit. Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën në periudhën Maj-qershor 2020.

Në pranga kanë përfunduar 6 zyrtarë e Bashkisë Durrës. Konkretisht Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu dhe Artan Taho të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në cilësinë e  anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, dhe Kastriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të akuzuar për ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim.

SPAK vuri në pranga edhe administratorët dhe punonjësit e kompanive private Albion Bushi, pronar i Ra – Mi Kompani sh.p.k. dhe Riza Sulaj administrator i firmës Klosi – R Company sh.p.k kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumenteve”  duke dorëzuar dokumente të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi për të fituar tenderin për blerjen e një zjarrfikëse që është jashtë funksionit.  Ndërkohë që është lënë në “arrest në shtëpi” Lulzime Ramin administratore e shoqërisë R&R Group sh.p.k. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Elona Ramin, pronare e kompanisë R&R Group sh.p.k.

Tenderi i periudhës maj-qershor 2020 me fond limit 7 milion lekë u përfshinë dy kompani private R&R GRUOUP, e favorizuar për të fituar tenderin me ofertën 6.700.000, ndërsa Klosi-R COMPANY që fitoi tenderit ka ofruar ofertën më të ulët 5.500.000 lekë.

SPAK ka nisur  hetim penal për shoqëritë private që u përfshinë në tender R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh për sa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.

g.kosovari

Next Post
Inteligjenca britanike zbulon ecurinë e luftës: Ukraina po zmbraps forcat ruse

Ukraina bën bilancin e luftës: Kemi vrarë 30 mijë rusë. Janë shkatërruar 207 avionë dhe 174 helikopterë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

July 22, 2026
PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

July 22, 2026
“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti

“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti

July 22, 2026
Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

July 22, 2026
EMRI/ U arrestua në Angli për pengmarrjen e Buzit, zbardhet dosja e një prej autorëve

I dënuar me 24 vite burg për vrasje në 1999, arrestohet në Angli 60-vjeçari me qëllim ekstradimin

July 22, 2026
Kërkohej prej një muaji nga familja, braziliania gjendet në Lushnje

Kërkohej prej një muaji nga familja, braziliania gjendet në Lushnje

July 22, 2026
I nxehti, apeli i mjekes: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin e fëmijëve

I nxehti, apeli i mjekes: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin e fëmijëve

July 22, 2026
“E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit!”, Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore

“E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit!”, Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore

July 22, 2026
Laert Haxhiu do rigjykohet për vrasjen e Gerti Lalës, Gjykata e Lartë prishi vendimin e pafajësisë

I dënuar me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiut i gjendet sërish celular në Drenovë

July 22, 2026
Rikonstruktohet “Vilson Blloshmi”, Rama: Gati të presë 450 nxënës me standarde bashkëkohore

Rikonstruktohet “Vilson Blloshmi”, Rama: Gati të presë 450 nxënës me standarde bashkëkohore

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In