Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç.
Policia ka shpallur në kërkim 17-vjeçarin, i cili është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindrit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.
Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.
Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.










