• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Abuzoi me mua kur isha 9 vjeç”, Diddy përballet me 100 akuza të reja për sulm seksual

by A R
02/10/2024 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 100 persona do të padisin muzikantin Sean Diddy Combs për sulm seksual, përdhunim dhe shfrytëzim seksual. Ka qenë kjo deklarata e avokatit, Tony Buzbee, i cili tha se disa nga viktimat e supozuara përfshijnë të mitur që janë abuzuar kur ishin vetëm 9 vjeç.

“Kjo është një çështje e rëndësishme që synojmë ta ndjekim intensivisht”, tha avokati për gazetarët.

Buzbee u shpreh se ai dhe ekipi i tij nuk do të lënë gur pa lëvizur për të gjetur palët e mundshme përgjegjëse në abuzimet e supozuara, ose çdo individ apo ent që ka marrë pjesë ose ka përfituar nga sjellja skandaloze.

Sipas Buzbee, numri i përgjithshëm i viktimave të supozuara që ai përfaqëson është 120, ku gjysma e tyre janë burra dhe gjysma tjetër gra që vijnë nga më shumë se 25 shtete në të gjithë SHBA. Avokati shtoi se 25 nga viktimat e supozuara që ai përfaqëson kanë qenë të mitur. Kjo është hera e parë që Combs akuzohet për abuzim seksual me fëmijë.

Shumica e paditësve pretendojnë se u përdhunuan pas eventeve të organizuara nga Combs që u mbajtën në vende të njohura, si dhe në rezidenca private apo hotele.

Një nga viktimat e supozuara, pretendon se është abuzuar seksualisht nga Combs dhe bashkëpunëtorët e tij kur ishte 9 vjeç. Ngjarja sipas tij, ka ndodhur në një studio regjistrimi në New York teksa përpiqej që të arrinte një marrëveshje diskografike.

“Po të mos ishte ai në pushtet, mendoj se mund të kisha qenë diçka e madhe. Unë u largova nga industria për shkak të asaj që më bëri Sean Combs”, tha ai në një deklaratë përmes avokatit.

Nga ana tjetër, avokatja që përfaqëson Combs, Erica Wolff tha se reperi i mohon kategorikisht akuzat duke thënë se janë të rreme dhe shpifëse.

Wolff tha në një deklaratë për BBC se Combs pret me padurim të provojë pafajësinë e tij dhe të shfajësohet në gjykatë, ku e vërteta do të vërtetohet bazuar në prova, jo në spekulime.

Sjellim në vëmendje se Combs u arrestua 2 javë më parë dhe po përballet me akuza penale për shantazh dhe trafik seksual. Ai aktualisht është në paraburgim pasi iu mohua lirimi me kusht, të cilin ai po e apelon. Ndërkohë, ai ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

/a.r

Next Post
FOTO / Durrësi me shkollë të re, Rama: Do të mirëpresë së shpejti 600 nxënës dhe mësues

FOTO / Durrësi me shkollë të re, Rama: Do të mirëpresë së shpejti 600 nxënës dhe mësues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In