Një mësuese, 35 vjeç në Angli, u arrestua dhe u burgos për tetë muaj, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një nxënëse.
Aimee Jones, 35 vjeç, e ka ngacmuar vajzën 15 vjeçe dhe në mesazhe i thoshte se kishte një tërheqje seksuale ndaj saj.
Kjo shkaktoi një lidhje 15-mujore që u kthye në seksuale kur vajza mbushi 16 vjeç.
Teesside Croën Court (Kolege e Aimme) tha në deklaratë se dyshja ishin takuar në makinën e Jones dhe në Hardëick Park, Sedgefield, County Durham.
Kjo bie ndesh me rregullat e vendosura për mësuesit në shkolla dhe rëndohet me shumë pasi u zbulua se ka qenë mësuesja e cila ka ngacmuar për një kohë të gjatë 15-vjeçaren.
Sipas Daily Mail, në dëshmi thuhet se të dyja u gjetën në makinën e Aimee të mbuluara me nga një batanije, u zhveshën deri në bel dhe u puthën dhe preknin njëra-tjetrën, u tha gjykatës.
Jones, drejtuese e shkencës dhe matematikës në shkollën e saj në Darlington, County Durham, u kërkoi kolegëve të gënjejnë bashkëshortin e saj nëse e pyesin dhe të mbështesin historinë e saj se ajo po mashtronte me një asistente fiktive mësimdhënëse të quajtur Sarah Martin dhe jo me një të mitur./m.j