Ilmi Hoxha, 52-vjeçari i akuzuar për abuzimin seksual ndaj vajzës 12-vjeçare të partneres së tij që e kishte nga martesa e parë ka hedhur poshtë akuzat.
Ai u çua st para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ku tha se të gjitha ato që janë thënë janë të pavërteta.
“Jam i shokuar. I’a lë gjykatës të zbardhi gjithçka. Nuk janë të vërteta ato që thuhen në media”, ka thënë Hoxhaj para gjykatës.
Ndërkohë, ndaj tij u caktua masa e sigurisë e arrestit me burg, njësoj siç më herët u vendos për bashkëjetuesen e tij Selvije Yzeiraj, nëna e vajzës së abuzuar e cila ishte dëshmitare e gjithë historisë që zgjaste prej 6 vitesh, kur vajza ishte vetëm 6-vjeçe./a.m.