• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Abuzimi seksual me fëmijët, kryesisht nga familjarët e të afërmit

by A R
30/11/2015 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim i realizuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka arritur në përfundimin se abuzimi seksual ndaj fëmijëve ndodh kryesisht brenda rrethit të besimit (brenda familjes apo të afërmve), ndërkohë që vihet re një mangësi në raportim nga profesionistët që e kanë për detyrë t’i denoncojnë këto raste”. “Gazeta Shqiptare”, cituar nga Balkanweb, tregon se këto janë dy prej gjetjeve kryesore të studimit “Abuzimi seksual i fëmijëve brenda rrethit të besimit”.

Ai u shtri gjatë periudhës gusht-tetor 2015 në rrethet Tiranë, Shkodër, Korçë, Fier dhe Elbasan dhe konsistoi në diskutime në fokus-grupe, intervista të thelluara, dhe studime rastesh konkrete të fëmijëve viktima të abuzimit seksual. Sa i takon mangësisë në raportim, nga ana e profesionistëve u vu re se kjo vjen kryesisht si pasojë e pasigurisë.

“Një pjesë e madhe e profesionistëve të përfshirë në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve të abuzuar seksualisht brenda rrethit të tyre të besimit u shprehën se nuk ndihen të sigurt dhe se marrin shpesh kërcënime nga abuzuesit apo familjarët e tyre, çka i bën ata të heqin dorë nga raportimi i rasteve. Rrjedhja e informacionit (humbja e konfidencialitetit), raportimi i papërshtatshëm në media dhe stigmatizimi i viktimës shfaqen si arsyet kryesore të mosdenoncimit të rasteve të fëmijëve të abuzuar seksualisht brenda rrethit të tyre të besimit”, thuhet ndër të tjera në gjetjet e raportit.

Pas përpunimit të të dhënave, u vu re gjithashtu se ka ende mangësi në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, lidhur me numrin e kufizuar të burimeve njerëzore, mangësitë në njohuri dhe aftësi profesionale të punonjësve, paqartësitë lidhur me rolet dhe përshkrimet e punës, problemet lidhur me menaxhimin e rastit, mungesë bashkëpunimi ndërinstitucionale dhe ndërhyrje të pakta parandaluese. Të tjera të dhëna të rëndësishme lidhen edhe me mosbesimin te drejtësia si dhe mungesën e ndihmës afatgjatë dhe rehabilitimit të viktimës.

BW

Next Post

“Na kërcënuan me vrasje”, vëllai i pengut të Dukagjinit tregon ngjarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In