Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të opozitës dhe medias lidhur me rastin e 13-vjeçares në qytetin e Kavajës. Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se nuk është faji i tij që njerëzit besojnë tek qeveria. Ndërsa i cilësoi si hiena përfaqësuesit e opozitës dhe të medias.
“Po tani çfarë keni që lehni apo ju’a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju,hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit,krimet e fatkeqësitê, ju s’do ekzistonit,se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vrerit”, shkruan Rama në Twitter.
Edi Rama
✔
@ediramaal
Po tani çfarë keni që lehni apo ju’a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju,hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit,krimet e fatkeqësitê, ju s’do ekzistonit,se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vrerit🤮
/a.meta