• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Abuzimi me tenderin/ Si u vëzhguan nga agjentët e SPAK-ut, Lefter Alla me të afërmin e tij

by Java News
22/03/2023 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarja.com sjell detaje ekskluzive nga dosja penale e kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, i arrestuar me kërkesë të SPAK-ut disa ditë më parë, së bashku me 12 zyrtarë të tjerë, për tenderin e ndërtimit të ujësjellësit Lagja e Vjetër, Bulqizë, me vlerë rreth 3 mln euro. Nga dosja rezulton se Lefter Alla, në datën 11 qershor 2021, ka publikuar një foto nga punimet për ndërtimin e ujësjellësit. Në foton është fiksuar edhe një punonjës me logon e kompanisë “2 AF ALBANIA GROUP”, fakt që tregon se punimet po zbatoheshin nga kjo kompani. Ky detaj është pjesë e dosjes së SPAK-ut. Ndërkaq, tenderin në letrat e kishin fituar dy kompanitë ‘Egland shpk’ me pronar Rasim Daci si dhe ‘BE-IS shpk’ me pronar Hamz Ismailaj.

Kompania “2 AF ALBANIA GROUP” është në pronësi të Munir Konesha 80% të aksioneve dhe Aqif Konesha me 20 % të aksioneve. Nga këqyrja e sistemit TIMS, rezulton se Lefter Alla, në 16 prill 2021, ka udhëtuar jashtë vendit me makinën e kompanisë “2 AF ALBANIA GROUP”. Në 9 mars 2020, Alla ka udhëtuar jashtë vendit bashkë me Aqif Koneshën, me makinën e këtij të fundit. Jo vetëm kaq. Por, agjentët e SPAK-ut kanë zbarkuar në Bulqizë, duke vëzhguar në terren se si po kryheshin dhe kush po i kryente punimet për ujësjellësin. Në datat 3 mars 2022, 6 prill 2022, 12 maj 2022 dhe 19 korrik 2022, agjentët kanë vëzhguar dhe fiksuar me foto punëtorë dhe mjete të kompanisë “2 AF ALBANIA GROUP” duke punuar për ujësjellësin.

Në datën 3 mars 2022, Lefter Alla ka dalë nga Bashkia Bulqizë dhe ka hyrë në lokalin ‘Vip Beer’. Në orën 16 dhe 39 minuta aty vjen edhe Aqif Konesha, administratori i kompanisë që po zbatonte kontratën që në letra ishte lidhur me kompanitë e Rasim Dacit dhe Hamz Ismailajt. Më pas, Lefter Alla dhe Aqif Konesha hipin në një makinë ‘Range Rover’ dhe nisen në drejtim të Qafës së Buallit. Kryebashkiaku ishte ulur në vendin e parë. Gjatë rrugës makina ndalin dhe në sediljen e pasme hipën edhe Alban Konesha. Makina Range Rover vazhdon rrugën dytësore me çakull dhe hyn në një tunel të ndërtuar gjatë regjimit komunist. Ky është momenti që grupi i vëzhgimit ka humbur objektivin. Nuk dihet se çfarë kanë bërë Lefter Alla, Aqif Konesha dhe Alban Konesha në tunel. Vëzhgimi rifillon disa ditë më vonë.

Marrëveshja për nënkontraktim duhej të aprovohej nga Bashkia e Bulqizës. Marrëveshja me dy kompanive fituese dhe kompanisë “2 AF ALBANIA GROUP”, sipas SPAK-ut, është përpiluar vetëm pasi palët janë vënë në dijeni se po hetoheshin, konkluzion ky i bazuar në prova shkencore, futura tatimore, përgjime dhe dëshmi. SPAK ka faktuar disa vepra penale si shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh. Tenderin e kanë fituar formalisht me letra kompanitë ‘Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’, ndërsa punimet i ka kryer me një kosto shumë më të ulët se sa vlera e tenderit kompania “2 AF ALBANIA GROUP” e lidhur me Lefter Allës. Si rrjedhojë dyshohet se palët kanë ndarë paratë publike sipas roleve të tyre në këtë aferë.

/s.f

Next Post
“Mos bëj si i fortë, ore ti qeros”/ Lorenci ka ‘dy fjalë’ për Kristin; Je fantomas dhe je i dobtë.

“Mos bëj si i fortë, ore ti qeros”/ Lorenci ka 'dy fjalë' për Kristin; Je fantomas dhe je i dobtë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Ervin Salianji: Kush është në politikë dhe thotë që s’ka ambicie, gënjen!

March 17, 2026
Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

March 17, 2026
Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

March 17, 2026
Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

March 17, 2026
Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

March 17, 2026
Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

March 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Bojkoti i PD në Kuvend për Iranin, një akt politik

March 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

March 17, 2026
Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

March 17, 2026
Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In