Tenderi i uniformave ka cuar në pranga 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, pasi prej muajsh ishin nën hetim nga SPAK. Mësohet se zyrtarët dhe ish-zyrtarët e kësaj ministrie janë vënë nën hetim për shkelje të barazisë me tendera dhe prokurime publike.
Konkretisht bëhet fjalë për tenderat e uniformave të Policisë së Shtetit.
Operacioni i SPAK vjen gati një vit pasi deputetët e opozitës, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kallëzuan në SPAK, më 3 gusht të 2020, tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë me vlerë prej 27 milionë eurosh. Ata pretenduan se tenderi i ishte dhënë një kompanie gërmimesh që nuk kishte lidhje me rrobaqepësinë, duke i kërkuar SPAK që të hetojë.
g.kosovari