• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Abuzimi me metadonin, ilaçi që përdoret kundër varësisë nga droga

by Java News
14/04/2016 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qendrat ditore të rehabilitimit të përdoruesve të drogës, metadoni merret lehtësisht e më pas shitet në rrugë 3 mijë lekë të reja për gjashtë kokrra.

Përdoruesit e lëndëve narkotike që kryejnë terapinë e shkëputjes nga droga në qendrat e rehabilitimit të shesin dozat e metadonit, duke u justifikaur se një pjesë të pagesës e duan për punonëjsit e qendrave ku janë të regjistruar Çmimi i dozave të metadonit varion sipas qyteteve ku shtrihet qendra Aksion Plus e cila merret me terapinë e përdoruesve që duan të shkëputen nga droga.Këto qendra të ofrojnë metadonin si pjesë të terapisë.

Qendrat e shtrira në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë dhe Elbasan janë pjesë e një organizate jofitimprurëse. Mbrëmjen e djeshme emisioni Fiks- Fare bëri publike abuzimin me metadonin, substancën e cila largon përdoruesit nga drogërat ilegale. Gazetarët e fiksit shkuan në katër qendra të tilla të shtrira pothuajse në gjithë Shqipërinë. Në qytetin e Vlorës shpërndarja e metadonit nis në orën 15.00.Qednra ndodhet në katin e tretë të poliklinikës qëndrore të qytetit.

Pranë kësaj qendre shërben vetëm një infermier gjatë gjithë javës, kurse mjeku paraqitet vetëm një herë në javë, ditën e premte. Edhe pse dihet rreziku i metadonit ,qendra u jep me vete këtyre pacientëve, dozën e gjithë javës Infermieri pranë kësaj qendre shprehet se ka pacientë që vijnë nga qytete të tjera të cilët e marrin dozën për një javë. Kjo mënyrë bënë më të lehtë kalimin në mbidozë, por I jep dritë jeshile tregut të zi të kësaj lloj “droge”. Në bisedën që zhvilluan gazetarët e fiksit me dy përdorues të metadonit u theksua se këtë substancë e merrnin për disa ditë me vete dhe se mund ta shisnin. Njëri prej tyre u siguroi gazetarëve 8 doza metadon, këto kundrejt pagesës prej 30 mijë lekë të vjetra. Përdoruesi tregon se këtë dozë metadoni ia bleu infermierit dhe se i ka dhënë 20 mijë lekë të vjetra.

Në kryeqytet, ku janë edhe zyrat qendrore të Aksion Plus-it psikologu dhe drejtori i qendrës u shprehën të bindur se metadoni konsumohet vetëm në qendër dhe se i dinin mjaft mirë rreziqet e dhënies me vete të metadonit një përdoruesi. Ata citojnë se përdoruesit në raste ekstreme , mund t’ia rrëmbejnë prindërve me forcë dhe të kalojnë në mbidozë. Vetëm pak minuta pas përfundimit të bisedës ndërmjet gazetarëve të Fiksit dhe drejtorit të kësaj qendre, një përdorues në ambjentet e jashtme të qendrës u tha gazetarëve se ua shiste ai një kokërr metadon për 2 mijë lekë të vjetra gazearëve. Pas sigurimit të një kokrre ai shprehet se është gati të siguroi edhe një sasi tjetetë metadoni , pasi si përdorues mund të merrte metadon për 3-4 ditë njëherësh pranë qendrës. Ndërkohë një tjetër përdorues pohon se mund të shkojë në qendër dhe të marrë për një javë metadon, e më pas mund ta shiste atë për 2 mijë lekë të vjetra. Në qytetin e Korçës dhe Elbasanit hasen të njëjtat probleme.

Psikologia pranë qendrës Aksion Plus në Elbasan pranon se punon e vetme dhe se e di mirë rrezikun që ka mbidoza, por edhe kur pinë heroinë apo lloj tjetër droge ajo ua jep metadonin,pasi nuk mund t’I shkëpusë nga terapia. Në ëktë qendër nuk ka as mjekë dhe as infermier. Sipas psikologes, nga të regjistruarit në këtë qendër, 6 persona kanë vdekur nga mbidoza e metadonit. I fundit ka vdekur një vit më pare. Në teori sipas saj nuk duhet ta japë metadonin, por e jep. Edhe këtu si në qytetet e tjera përdoruesit mund ta marrin metadonin me vete edhe për një javë. Edhe në këtë rast gazetarët tentojnë të blejnë nga përdoruesit metadonin.

Njëri prej tyre ua shet me 5 mijë lekë të vjetra kokrrën direkt sapo e merr nga psikologia e qendrës. Në Korçë përdoruesi e shiti për 20 mijë lekë të vjetra ,5 kokrra metadon. Ai pohoi edhe një herë se e merr metadonin për 5 ditë në shtëpi. Edhe pse infermieri në qendër teorikisht pohon, se pacienti duhet të vijë çdo ditë dhe metadonin ta marrë në prani të mjekut. Për të dhënë një shpjegim për të gjithë këtë situatë fiksi i drejtohet për një përgjigje drejtorit të qendrës Aksion Plus, zotit Genci Muçollari. Ky i fundit nuk pranoi të jepte një intervistë. Pasi sipas tij puna e tyre është heroike dhe dueht vlerësuar për shkak të mungesave që kanë dhe problematikës me të cilën përballen çdo ditë. Muçollari për mungesat në personel tregon se nuk kanë fonde, ndaj edhe gjendja është e tillë.

Newsbomb

Next Post

Agjensia e fotografisë MagnumPhotos ka pranuar 6 fotografë të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In