• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Abuzimi me 16-vjeçaren/ Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e ligjit: Mosha minimale për martesë të jetë 18 vjeç

by Java News
26/01/2024 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur në Tiranë ku mjeku kardiolog Dervish Hasi 42 vjeç, u arrestua për abuzim seksual me të miturën 16 vjeçare, duke propozuar që të ketë ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal për të hequr gjithë përjashtimet që lejojnë martesat nën 18 vjeç.

Duke bërë thirrje për ndëshkimin e autorit të ngjarjes, Dervish Hasi i cili akuzohet për trafikim të të miturve dhe pornografi, Avokati i Popullit thekson se ministria e Drejtësisë ka vlerësuar rekomandimet e bëra për ndryshimet ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal.

“Duke i vlerësuar të domosdoshme përmirësimet e mëtejshme të kuadrit normativ, Avokati i Popullit ka theksuar se mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi seksual është e domosdoshme për sigurinë dhe zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Përsa më sipër, Avokati i Popullit ka rekomanduar ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal për të hequr të gjitha përjashtimet ligjore që lejojnë martesat nën 18 vjeç apo abuzimit me të mitur. Ndërsa e konsideron ngjarjen alarmante për të drejtat e të miturave, Avokati i Popullit ka evidentuar rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit vendas me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave. Rekomandimet konkrete të Avokatit të Popullit për të përmirësuar mbrojtjen e fëmijëve do të integrohen në ndryshimet e Kodit Penal, veçanërisht në seksionin “Krime seksuale me të mitur”. Ministria e Drejtësisë i ka vlerësuar këto rekomandime në ndërmarrjen e hapave konkrete në përmirësimin e legjislacionit, për të garantuar që mosha minimale për martesë të jetë 18 vjeç- thuhet mes të tjerash në reagimin e institucionit.

Kuijtojmë se në dëshminë e dhënë, 16 vjeçarja në Tiranë kishte deklaruar se ishte martuar me mjekun Dervish Hasi nga një hoxhë para një viti dhe se për këtë gjë kishin dijeni edhe 3 gratë e tjera të 42 vjeçarit.

Mjeku kardiokirurg i Sanatoriumit, Hasi, do të qëndrojë në burg pa afat nën akuzën e “trafikimit të të miturve” dhe “pornografisë”, duke rënë në këtë mënyrë vepra penale fillestare me të cilën u referua materiali në prokurori, ajo e “prostitucionit”.

/f.s

Next Post
Duke pritur masën e sigurisë, publikohet foto e Vangjush Dakos në gjyq

Vangjush Dako prej tre orësh para GJKKO-së: Leja për pallatin ishte vendim kolegjial

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com