• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Abuzimi i babait me vajzën/ Dëshmia e re: E dhunoi edhe më parë! Ajo bëri eko nëse ishte shtatzënë

by
21/09/2022 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para pak ditësh, emisioni investigativ Fiks Fare, denoncoi nëpërmjet dëshmive dhe kamerave të fshehta abuzimin seksual të një babai ndaj vajzës së tij, me aftësi të kufizuara.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Fierit, në mes të muajit gusht 2022. Gazetarët e Fiksit pyetën babain, vëllanë dhe vetë vajzën, ku dy të fundit pranuan se ka pasur abuzim. “E gjeta babanë sipër vajzës” tha i vëllai, ndërsa vajza tha se “ishte shtrirë mbi mua, po më tundte”. Ndërkohë, për këtë ngjarje, inspektori i policisë Ferrik Hoxha kishte dijeni edhe për raste të tjera të abuzimit, ndërsa tha se “vajza duhet mbrojtur”.

Ndërkohë, pas këtij denoncimi, ka reaguar Policia e Shtetit. Sipas një njoftimi, policia ka nisur vetëm hetimin disiplinor për inspektorin e policisë, Ferrik Hoxha. “Punonjësi i Policisë, gjatë filmimeve për realizimin e emisionit investigativ, ka shprehur mendimet e tij personale rreth një çështjeje, e cila është aktualisht nën hetim, duke kryer kështu shkelje të rëndë. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë. Opinionet e punonjësit të Policisë tashmë të pezulluar, nuk përfaqësojnë qëndrimin, vlerësimin dhe sqarimin zyrtar të strukturave të Policisë së Fierit” thotë Policia e Shtetit.

Në investigim, Fiks Fare faktoi me dëshmi se vajza po abuzohej. Në këtë njoftim, Policia e Fierit është marrë vetëm me inspektorin dhe jo me faktin. Ata kanë analizuar vetëm opinionin e policit, opinioni i të cilit duhet të jetë provë e fortë për Policinë e Shtetit se vajza po abuzohet. Por, në asnjë rresht të këtij reagimi, policia nuk ka deklaruar se çfarë do të bëhet me vajzën, nëse janë marrë apo jo masa për largimin e saj nga shtëpia ku dyshohet se është abuzuar.

” Në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të rastit të transmetuar në emisionin investigativ”, kjo është e vetmja fjali në reagimin e policisë për ngjarjen, por nuk jepet asnjë detaj se çfarë ka ndodhur me vajzën. A janë bërë hetime të plota apo a është lajmëruar Shërbimi Social?!

Ndërkohë, Fiks Fare, ka siguruar një tjetër dëshmi, nga familjarë të vajzës, të cilët rrëfejnë se babai ka abuzuar edhe herë të tjera. Madje, vajza në atë kohë, është çuar edhe te gjinekologu për të bërë një EKO nëse ka qenë apo jo shtatzënë. “Vajza ka frikë, më ka thënë se e ka kapuar ai (babai). Ai ka abuzuar edhe më parë, e kemi çuar te gjinekologu. Ka dalë mirë, e pastër” thotë nusja e xhaxhait të vajzës. Por, sipas saj, vajza ka frikë që ta denoncojë babanë, pasi ai e ka kërcënuar se “do e vrasë”.

Fiks Fare u interesa edhe te Shërbimi Social Shtetëror, të cilët thanë se kanë marrë masa pas transmetimit. Por, para datës 14 shtator, të gjitha shërbimet sociale çuditërisht nuk kanë pasur asnjë informacion!

“Lidhur me pretendimin për abuzim seksual, Bashkia Roskovec dhe Koordinatori Vendor kundër Dhunës në Familje nuk kanë pasur asnjë indicie apo referim prej asnjë pale. Ky pretendim është bërë i njohur për herë të parë nga denoncimi në Emisionin ‘Fiks Fare’”, thotë SHSSH-ja.

Ndërkohë, vetëm pas publikimit të denoncimit për dhunë seksuale, këto shërbime kanë bashkëpunuar për ofrimin e menjëhershëm të mbështetjes psiko-sociale.

“Në kuadër të menaxhimit të rastit u mblodh Ekipi Teknik Ndër-Disiplinor me pjesëmarrjen e Drejtorit të Shërbimit Social Shtetëror Fier, Drejtorit të Shërbimit Social të Bashkisë Roskovec, Përfaqësues të Prokurorisë Fier, Përfaqësues të Drejtorisë së Policisë Fier, Përfaqësues të Postës së Policisë Roskovec, Përgjegjësit të Shërbimit Social pranë Bashkisë Roskovec, Përfaqësues të Qendrës Shëndetësore Roskovec, Përgjegjësit të Menaxhimit të Projekteve Sociale të Bashkisë Roskovec dhe Koordinatores Vendore kundër Dhunës në Familje, ku u morën masat si më poshtë vijon: Asistimi i punonjësit të policisë në kryerjen e vlerësimit të riskut dhe plotësim i kërkesës për urdhër mbrojtje; Zonja N. K. u pajis me Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje dhe aktualisht ndodhet në një mjedis të qetë dhe të sigurt (pranë xhaxhait të saj); Këshillim psiko-social dhe referim në shoqata të specializuara; Monitorim i përditshëm dhe vlerësim i nevojave. Shërbimi Social realizon monitorim të përditshëm të rastit dhe mban kontakte të përditshme me familjen e xhaxhait për plotësimin e çdo nevoje apo problematike të rastit” thotë Shërbimi Social.

Masa kryesore e marrë ishte largimi i vajzës nga shtëpia e babait dhunues. Ajo është dërguar në banesën e xhaxhait. Por, nusja e xhaxhait, në bisedën që ka siguruar Fiksi, thotë se nuk ka mundësi ta mbajë.

Biseda mes një qytetareje dhe të afërmit të vajze

Denoncuesja – Ty nuk të tregoi çupa?

Nusja e xhaxhait – Më tregoi, o N… thoshte, tregoji hallës qysh është puna.

Denoncuesja – Se ty të ka në vend të mamasë tani ajo.

Nusja e xhaxhait – Ee, mua më vjen keq tani.

Denoncuesja – Ça të tha ajo, më kapi?

Nusja e xhaxhait – Më kapi, më kapi. Mua më vjen keq, ta thotë edhe …

Denoncuesja – I thuaj, tregoja…

Nusja e xhaxhait – E tha atje, kështu, kështu. E tregon thatë.

Denoncuesja – Do të marrin thuaj policia do të çoj atje thuaj. Më mirë ashtu thuaj sesa të rrish me babanë.

Nusja e xhaxhait – I thashë thuaj të drejtën.

Denoncuesja – Ça do ti thuaj, të vrasi!

Nusja e xhaxhait – Thuaj të drejtën, ti mua më ke. ke tjetër? Motra ke R… dhe D…

Denoncuesja – Po ajo qysh thotë, vëllai e pa gabim?

Nusja e xhaxhait – Jo, jo. E kapa tha ai (vëllai i vajzës)

Denoncuesja – Po mirë kjo nuk i beson vëllait, se nuk i thotë ai se do të mbroj.

Nusja e xhaxhait – Ee, eee ça foli mbrëmë A… N… foli, moj foli, foli ajo s’merr vesh. Unë po vdes moj, po jap rrobet e mia moj.

Denoncuesja – Ça i ka thënë ai, do të vras?

Nusja e xhaxhait – Po, po fole unë të vras!

Denoncuesja – Po gjynah për atë gocën.

Nusja e xhaxhait – Mua më vjen keq moj. Ça ta lë rrugës unë atë, të talli bota.

Denoncuesja – Se të kapi babai me zor është turp i madh.

Nusja e xhaxhait – Ee, ja të vjen mirë ty?!

Denoncuesja – Turp i madh.

Nusja e xhaxhait – Ja të vjen mirë ty të kapi. Të vjen mirë ty të kapi burri cucën tënde.

Denoncuesja – Turp. Edhe ajo e mbron akoma. Po ja ashtu qysh ta tha ty që më kapi ti thotë edhe policisë.

Nusja e xhaxhait – Ka frikë moj!

Denoncuesja – Ty ta tha që e pyete më kapi?

Nusja e xhaxhait – Eee ka frikë, edhe N…, cucës time ashtu i tha.

Denoncuesja – Ashtu!

Nusja e xhaxhait – Edhe cucës së M…

Denoncuesja – Tani ka ndodhur kjo apo ka kohë që kur ka vdekur ajo (nëna e vajzës) që e kap ai me zor.

Nusja e xhaxhait – E ka të dytën herë.

Denoncuesja – E ka të dytën?

Nusja e xhaxhait – Ee. Nuk lë dot cucën, e kap me zor.

Denoncuesja – E dinte ajo (nëna e vajzës)?

Nusja e xhaxhait – E dinte! Ajo ishte e urtë kunata ime moj, ai (babai i vajzës) e shtynte. Çau burrin tim me kostër.

Denoncuesja – Tani e ka të dytën herë, ça do ti? Të tretën, të katërtën do rrish atje thuaj. Se po s’tregove kësaj here thoji.

Nusja e xhaxhait – E, vajti e çojti te ajo e grave (gjinekologia), dale e ka lënë babai apo jo. Bën ekot.

Denoncuesja – Ëë?

Nusja e xhaxhait – Jo, nc. Nuk ka dalë (shtatzëne)!

Denoncuesja – Nuk ka dalë gjë?!

Nusja e xhaxhait – Jo, është mirë!

Denoncuesja – E shyqyr të paktën, imagjino ta linte edhe me barrë.

Nusja e xhaxhait – Aman moj, aman. Nuk mbahet në shtëpi moj, nuk mbahet. Të vjen mirë të mbash mbesën e burrit në shtëpi. Unë një natë e marr. Unë po dridhem moj, edhe tani!

Denoncuesja – Po si nuk erdhën fare ata (njerëzit e nënës së vajzës) ta shikonin mbesën?

Nusja e xhaxhait – Fare, asnjëra.

/e.d

Next Post
Debati/ Ngjela ‘përplaset’ ashpër me Balliun: Ti je një anti-amerikan! Si mund të flasim me ty

Debati/ Ngjela 'përplaset' ashpër me Balliun: Ti je një anti-amerikan! Si mund të flasim me ty

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj, Beqaj e Meta në kafaz në GJKKO, Komiteti i Helsinkit: Shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtave të njeriut

Veliaj, Beqaj e Meta në kafaz në GJKKO, Komiteti i Helsinkit: Shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtave të njeriut

April 22, 2026
Foto-lajm/ Vizita zyrtare në Athinë, kryeministri Edi Rama pritet nga Mitsotakis

Foto-lajm/ Vizita zyrtare në Athinë, kryeministri Edi Rama pritet nga Mitsotakis

April 22, 2026
Teherani: SHBA-të duhet ta heqin bllokadën dhe ne do të negociojmë në Islamabad

Teherani: SHBA-të duhet ta heqin bllokadën dhe ne do të negociojmë në Islamabad

April 22, 2026
Morën ambient me qira në Shkodër për fshehjen e drogës, dy të arrestuar, një në kërkim

Morën ambient me qira në Shkodër për fshehjen e drogës, dy të arrestuar, një në kërkim

April 22, 2026
Do rriten çmimet e prezervativëve me 30%, shkak Lindja e Mesme

Do rriten çmimet e prezervativëve me 30%, shkak Lindja e Mesme

April 22, 2026
Vrasja në Memaliaj, disa të shoqëruar/ Nga konflikti, mbeti i plagosur dhe vëllai i autorit

Vrasja në Memaliaj, disa të shoqëruar/ Nga konflikti, mbeti i plagosur dhe vëllai i autorit

April 22, 2026
Mbetën të plagosur nga shpërthimi i lëndës plasëse, ja si paraqitet gjendja e dy të rinjve

Mbetën të plagosur nga shpërthimi i lëndës plasëse, ja si paraqitet gjendja e dy të rinjve

April 22, 2026
Dorëhiqet drejtori i Policisë Lezhë, vendimi pas zbulimit të ambienteve të lojërave të fatit

Dorëhiqet drejtori i Policisë Lezhë, vendimi pas zbulimit të ambienteve të lojërave të fatit

April 22, 2026
Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

April 22, 2026
Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë: 15 të arrestuar, 2 prej tyre iu komunikohet akuza në burg

Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë: 15 të arrestuar, 2 prej tyre iu komunikohet akuza në burg

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In