• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Abuzimet me uniformat e Policisë, mbetet në burg Edlira Naqellarin, GJKKO refuzon kërkesën për…

by A R
25/08/2021 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Edlira Naqellarin, ish-drejtoreshën e Prokurorimeve Publike, e cila përfundoi pas hekurave pas zbulimit të tenderit abuziv 2.8 mld lekë me uniformat e policisë. Edlira Naqellari kishte kërkuar zbutje të masës së sigurisë, por kjo kërkesë u refuzua.

Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10 korrik, ku u arrestuan ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë ‘zbërthyer’ skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, dhe se janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.

Masat e dhëna për zyrtarët e tjerë:

Arrest me burg

Edlira Naqellari, ish drejtoresha e Prokurimeve Publike

Flutura Çekrezi, anëtare e njësisë së prokurimit

Ani Omuri, anëtare i njësisë së prokurimit

Kleivis Hasani, anëtar i njësisë së prokurimit

Kreshnik Bejkaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Fatmir Demneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Mariglen Buzali, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Arrest shtepie

Anisa Bogdani, anëtare e njësisë së prokurimit.

/a.r

Next Post
Investim i ri në Bovillë/ Veliaj inspekton punimet: Shtojmë kapacitetin e furnizimit me ujë në Tiranë; Përfiton edhe Kamza

Investim i ri në Bovillë/ Veliaj inspekton punimet: Shtojmë kapacitetin e furnizimit me ujë në Tiranë; Përfiton edhe Kamza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

February 14, 2026
“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

February 14, 2026
Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

February 14, 2026
Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

February 14, 2026
A i dëgjon ndokush sinjalet?

A i dëgjon ndokush sinjalet?

February 14, 2026
Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

February 14, 2026
“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

February 14, 2026
Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

February 14, 2026
T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

February 14, 2026
“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In