• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Abuzimet me të miturat/ Boçi: Tre ngjarje të rënda u kaluan në heshtje, qeveria s’flet. Kushi: Turp që përdorini këto raste politikisht

by Java News
04/11/2021 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga foltorja e Kuvendit deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ngriti shqetësimin për tre ngjarjet të rënda të ndodhura së fundmi në vend. Boçi deklaroi se abuzimi i 6-vjeçares në Kamëz, 11-vjeçares në Lushnje dhe rasti i sotëm në Gjirokastër është kaluar në heshtje.

Deputeti demokrat theksoi se asnjë reagim nuk ka ardhur nga kryeministri dhe ministritë e Arsimit dhe Shëndetësisë.

“Tre ngjarje shumë të rënda kanë kaluar në heshtje. E para është dhunimi i 6-vjecares në Kamëz, 11 vjecares në Lushnje dhe sot e përdhunimit të 16-vjecares. Këtu nuk tregohet dhe fshihet, atë pjesën e dramës së familjes shqiptare. Në rastin e vogëlushes mori përmasa ulëritëse, jeta përtej ekraneve në Shqipëri kështu është, copëza dramash.

Ndodhi drama e 6-vjeçares. Ku është kryeministër? Pse nuk flet, na tregon me gishtin e tij satelitin. Ku është ministrja e Arsimit?  Pse nuk reagoi, asnjë deklaratë nuk ë është bërë. Por ajo ministria e Fëmijëve ku është ajo. po kjo ministria tjetër e Shëndetësisë ku është, pse nuk reagon. Solidariteti këtu po vdes, sepse ju keni axhenda të tjera. në qendër të vëmendjes tuaj nuk është familja. Nuk artikuluat asnjë shqetësim. Sot megjithëse ka tre ngjarje të rënda unë nuk dëgjoj asnjë prononcim. Keni humbur çdo lloj komunikimi me shoqërinë. E keni goditur familjen. Varfëria pjell dhunë. Na dilni me teorira prindi 1 dhe 2, prindi kur të na dilni edhe për motër dhe vëlla. Politikat tuaja nuk janë sociale. Axhendat tuaja janë financiare, që po marrin në qafë këtë vend. po ky Parlament carë bëri? Askush nuk foli përveç opozitës,” u shpreh ai.

Duke iu përgjigjur Boçit, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se është turp që rastet e abuzimit të përdoren për politikë.

“Meqë është kërkuar reagim turpi më i madh është kur rastet e dhunës përdoren politikisht. Vajza është e mitur fatkeqësinë e saj ju e përdorni për të dhunuar politikisht. Nuk duhet reaguar me fjalë por me vepra dhe përmes institucioneve,” ka thënë Kushi.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

November 25, 2026
Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

November 25, 2026
Reshjet bëjnë rrugët të pakalueshme në Bulqizë, problemet vazhdojnë edhe në Durrës

Rrezik për përmbytje në disa qarqe, IGJEUM paralajmëron reshje intensive të enjten

November 25, 2026
“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

Tolerancë zero ndaj abuzimeve, Sula: 22 mijë nga 35 mijë inspektimet vjetore kryhen në doganën e Hanit të Hotit

November 25, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Transporti publik nesër në protestë, ja kur autobusët do të nisin qarkullimin

November 25, 2026
“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

November 25, 2026
Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

November 25, 2026
Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

November 25, 2026
Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

November 25, 2026
“Partitë e vogla, të parëndësishme”/ Vëllai i tij pjesë e listave për 11 majin? Ja si përgjigjet Arlin Qori

Arlind Qori kpyet KQZ-në: A mund të garoj edhe për kryebashkiak edhe për këshilltar?

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In