Ish-kryeministri bullgar Boyko Borisov është arrestuar nga policia bullgare në lidhje me 120 raste shpërdorimi të fondeve të BE, të njohura si “ESI funds”.
Borisov është arrestuar me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik Europian, drejtuar nga ish-prokurorja rumune kundër korrupsionit, Laura Codruta Kovesi.
Gjithashtu është arrestuar dhe ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-zëdhënësja e qeverisë Sevdalina Arnaudova, dhe ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar të Buxhetit dhe Financave, Menda Stoyanova.
Kryeministri aktual, Kiril Petkov, ka reaguar mbi zhvillimin e fundit duke u shprehur se askush nuk është mbi ligjin.
Borisov është zyrtari i parë i lartë që arrestohet nga institucioni i prokurorisë së BE, i cili u themelua në qershor të vitit të shkuar.
Zyra e Prokurorit Publik Europian ka të drejtë të hetojë dhe procedojë krime në radhët e shteteve anëtare, në mënyrë të pavarur nga autoritetet kombëtare.
Borisov ka shërbyer tre mandate si kryeministër i Bullgarisë, duke u zgjedhur për herë të parë në 2009.
/a.r
Dikush t’ja dergojë këtë artikull Sali Birishës dhe Ilir Metës.
Rama e ka marrë vesh besoj.
SPAKU e jo DINPAKU, pse merr rrogë ?
Apo duhet të krijojmë edhe ndonjë SPAK tjetë, për të kontrolluar SPAK-un ?
Dikush t’ja dergojë këtë artikull Sali Birishës dhe Ilir Metës.
Rama e ka marrë vesh besoj.
SPAKU e jo DINPAKU, pse merr rrogë ?
Apo duhet të krijojmë edhe ndonjë SPAK tjetër, për të kontrolluar SPAK-un ?
Hajd ne koke te Saliut me shoke se boll kane ngrene e pire dhe jane talluar sa kane dashur me kete popull. Sidomos Saliu e vodhi e vrau me 97 gerdecin e plot te tjera.
Sonila