• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Abuzim me fondet e BE-së, jep dorëheqjen kryeministri i Lituanisë

by A R
31/07/2025 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri lituanez Gindautas Paluckas ka njoftuar se do të japë dorëheqjen të hënën, pasi ndaj tij është duke u zhvilluar një hetim mbi shkelje të mundshme financiare që përfshijnë kompanitë e tij.

“E informova presidentin rreth një orë më parë se kam marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër”, tha Paluckas në një deklaratë.

Ai shtoi se po jep dorëheqjen edhe si kreu i Partisë Social Demokratike.

“Pavarësisht vendimit tim për të dhënë dorëheqjen nga detyrat e mia aktuale, unë do të vazhdoj të mbroj nderin dhe dinjitetin tim dhe do të pres rezultatet e hetimeve, të cilat jam i sigurt se do të dallojnë faktet nga aludimet”, tha ai.

Më herët sot, media lokale raportoi se Shërbimi i Hetimit të Krimeve Financiare të Lituanisë (FNTT) kishte kontrolluar zyrat e Dankora, një kompani në pronësi të kunatës së Paluckas. Kompania dyshohet se përdori paratë e Bashkimit Evropian për të blerë sisteme baterish nga Garnis, një kompani pjesërisht në pronësi të Paluckas.

Gazetarët investigativë në Lituani zbuluan në maj se Garnis kishte marrë një kredi shtetërore të subvencionuar ndërsa Paluckas ishte tashmë kryeministër. Autoritetet e vendit më pas nisën një hetim, i cili është duke vazhduar.

Gintautas Paluckas ishte dënuar me gjobë për abuzim me pushtetin edhe kur ishte kreu i administratës komunale të Vilniusit.

Next Post
INSTAT: Në vitin 2023 bujqësia rritje, blegtoria rënie

Sa tokë punohet? 891 milionë lekë për censin e bujqësisë, gjoba kush s'përgjigjet

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Po ne Shqipri,ne vendin tone,a jepe kushe dorheqjen,faktet jane qe ne kto 34 vjete,qe ndyshoje me fjale sistemi.Nga komunist,u be nji sistem bastarde,me bijte e bijat e kriminelve komuniste.Kta vetem vollen,e plackiten parate e pasurite e vendit.kta nuke largohen nga pushteti i pa meritua,dy kriminelte,k/hajduti e monstra e vicidolit.Kta i dorzojne pushtetin njeri tjetrit,me votime,pa zgjedhje,ne kyte derxhe,jemi ne bijte e bijat e shqiponjave me krahe te thyer.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In