• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Abuzim dhe vjedhje spektakolare, SPAK nuk reagon”, PD akuzon kryebashkiakun e Vaut të Dejës

by A R
30/09/2022 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike denoncoi sërish abuzimet dhe vjedhjet nga kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani.

Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi tha në një konferencë për shtyp tha se dega e PD-së së Vaut të Dejës ka bërë kallëzim në SPAK prej më shumë se një viti, por prokuroria nuk vihet në lëvizje.

Sipas tij, Babani ka kryer një sërë abuzimesh dhe vjedhje spektakolare të fondeve dhe taksave të qytetarëve.

Deklarata e plotë:

Sot nga foltorja e Partisë Demokratike do të fillojmë një seri denoncimesh për abuzimet dhe vjedhjet spektakolare të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Medias do t’i nisim menjëherë dokumentet përkatës që faktojnë se në pushtetin sadist të Ramës vjedhja është shndërruar në normalitet dhe në formë talljeje me qytetarët.

Që në fillim duam të theksojmë se Partia Demokratike – dega Vau i Dejës, e ka paraqitur në SPAK këtë abuzim me paratë e taksapaguesve, që më 15 korrik 2021. Ka kaluar më shumë se një vit dhe asnjë lëvizje nga njësia e prokurorëve specialë, e cila mbahet me paratë e taksapaguesve dhe është ngritur për të mbrojtur takspaguesit.

Ne zotërojmë edhe një Akt-Konstatim të Drejtorisë së Anti-korrupsionit në ministrinë e Drejtësisë, e cila ka rënë në gjurmë të abuzimeve bagdadiane të kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Mark Babani.

Historia nuk është vetëm abuzive, por edhe qesharake.

Bashkia ka hapur tender me objekt shtrim rrugësh, sistemim dhe ndriçim në Qendër Bushat, në lagjen “Çelepije” . Pas zhvillimit të tenderit, fitues është shpallur ofertuesi më i lartë, kompania “Ndërtuesi 2000”.

Ndërkohë që kjo është shkelja e parë, pra dhënia e tenderit atij që thotë se i duhen më shumë para se të tjerët për ta bërë punën, abuzimet nuk kanë të sosur.

Fituesi i tenderit dhe Bashkia nuk kanë sistemuar dhe shtruar rrugën për të cilën është zhvilluar gara, por një rrugë tjetër në lagjen “Muçejan”. Shkelja lidhet me faktin se një objekt i patenderuar nuk mund të likujdohet. Sipas ligjit të Prokurimeve Publike, çdo procedurë duhet t’i nënshtrohet tenderimit për të mundësuar konkurim të drejtë.

Një shkelje tjetër, që e vëren Anti-korrupsioni, është se Komisioni i Vlerësimit në Bashki ka shpallur firmën fituese në kundërshtim me kërkesat e rastit. Dy ndër to janë mospasja e çertifikatës ISO, dhe deklarim të stafit fiktiv/ të paqenë. Gjithashtu, në asnjë rast Bashkia nuk ka kryer verifikimin e mjeteve të deklaruara nga firma ndërtuese.

Shkelja tjetër, sipas Anti-korrupsionit, është ngritja e një grupi pune nga kryetari i Bashkisë për negociim të çmimeve të kontratës fillestare. Vini re: janë të njëjtat çmime të cilat po vetë ai i ka caktuar. Sa për ilustrim: artikullin “shtresë binder” nga 885 lek per m2, që e ka caktuar në fillim, e ka cuar në 1,120 lek për m2.

Është ndryshuar pothuajse i gjithë preventivi i kontratës fillestare dhe, për pasojë edhe objekti i kontratës duhej të ishte ndryshuar. Do të thotë duhej hapur një garë e re për tenderin. Siç pohon Anti-korrupsioni, duhej t’u jepej shansi operatorëve të tjerë të konkuronin për një mundësi të re.

Faktin më spektakolar duam ta lëmë për në fund: rrugën që Bashkia e Vaut të Dejës e ka tenderuar në fillim, nuk e rikonstruktonte apo sistemonte dot, sepse ajo ishte shtruar dhe sistemuar në vitin 2013. Ky është një rekord për librat Guinness, sepse kemi të bëjmë me një administratë vendore që nuk di as cilat rrugë janë të shtruara në territorin e saj.

Por, nuk besojmë se ka qenë padijeni. Thjesht arrogancë: meqë i kemi të gjitha pushtetet në dorë, mund të vjedhim lirisht dhe pa u trembur, si nga drejtësia ashtu dhe nga qytetarët.

Kjo është ‘Rilindja me kamzhik në dorë’ e Edi Ramës dhe sivëllezërve të tij në pushtetin vendor. Me kleptomanë të tillë, Vau i Dejës bëhet Vau i Hajdutëve, dhe Shqipëria është në rrezik.

I bëjmë thirje SPAK të hapë sirtarët ku zënë pluhur dosjet që ia kemi nisur para një viti dhe të hetojë vjedhjet e kryebashkiaku të Vaut të dejës.

Nesër ne do t’ju sjellim prova për shkelje të tjera.

/a.r

Next Post
Kur do të nisin protestat e opozitës? Meta nuk jep datë: Mos i nënvlerësoni…

'Aministia fiskale', Meta: Do minohet procesi i nisjes së negociatave me BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Mori leje nga Burgu i Reçit, arratiset i dënuari për grabitje Petrit Ndoci! Zbulohet letra për familjen: Po largohem, ju dua shumë!

August 21, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Analiza e REL: A do të lirohet Hashim Thaçi nëse shpallet i pafajshëm?

August 21, 2026
“Drejtësia është bërë më politike se vetë politika”- Mero Baze: Reforma nuk e bëri drejtësi as më profesionale, as më pak të korruptuar

“Drejtësia është bërë më politike se vetë politika”- Mero Baze: Reforma nuk e bëri drejtësi as më profesionale, as më pak të korruptuar

August 21, 2026
Flakët vijojnë të përpijnë pyjet në dy fshatrat e Pukës, era favorizon zjarrin, ka ende rrezik për banorët!

Flakët vijojnë të përpijnë pyjet në dy fshatrat e Pukës, era favorizon zjarrin, ka ende rrezik për banorët!

August 21, 2026
“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

August 21, 2026
Këshilli i Memaliajt kundër PS për shkrirjen e Bashkisë, vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative në shtator!

Këshilli i Memaliajt kundër PS për shkrirjen e Bashkisë, vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative në shtator!

August 21, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kujt ka gjasa t’ia japin votën 1.9 milionë banorët e rritur, pavarësisht ndryshimit të kufijve bashkiakë

August 21, 2026
Aktivistja turke kërkoi lirinë, Apeli i Tiranës e lë në qeli dhe i hap rrugën ekstradimit të kundërshtares së Erdogan: Mund të largohet në Francë!

Aktivistja turke kërkoi lirinë, Apeli i Tiranës e lë në qeli dhe i hap rrugën ekstradimit të kundërshtares së Erdogan: Mund të largohet në Francë!

August 21, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

“Do mbahen më 18 ose 25 tetor”- Vuçiç flet për zgjedhjet e parakohshme në Serbi dhe jep dy datat e mundshme

August 21, 2026
“Putin po kërkon përforcime nga Kim Jong Un”- Inteligjenca e Ukrainës ngre alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 50 mijë trupa në Rusi!

“Putin po kërkon përforcime nga Kim Jong Un”- Inteligjenca e Ukrainës ngre alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 50 mijë trupa në Rusi!

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com