• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Absurdi në asfalt vret edhe vetë vdekjen

by Lorenc Vangjeli
25/06/2021 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në një foto të pak kohëve më parë, ati shfaqet duke i dhuruar një trëndafil të bardhë bijës. Ndoshta në atë moment projektonte veten për në çastin kur ajo do të vishte fustanin e bardhë dhe ai do ta çonte në altar. Askush nuk mund të dijë se çfarë mendonin përpara kamerës babë e bijë sepse ata nuk mund t’i kthejnë më përgjigje askujt dhe askush nuk mund t’i pyesë më ata të dy. Nga mëngjezi i sotëm nuk është as bija dhe as ati. Nuk janë më as vajza tjetër dhe as nëna e saj. Një familje u shua fare papritur dhe pa asnjë paralajmërim.

Ka raste që absurdi e vret edhe vetë vdekjen; e vret mbasi e provokon atëherë kur Ajo nuk e ka mendjen, mbasi e zgjon kur Ajo nuk e kishte planifikuar zgjimin, e thërret të vijë, mbasi Ajo as nuk e kishte mendjen. Vdekja ishte shumë larg familjes Gushi nga Patosi. Nëna, babai dhe dy vajza e tyre të mitura që sapo ishin kthyer nga Greqia ishin nisur për pushime në jug të vendit. Ishin ngritur herët dhe po i afroheshin destinacionit të tyre, pa ditur se po shkonin drejt ikjes pa kthim. Në makinën e tyre të vogël me shumë gjasa dëgjohej muzikë, kurse motrat luanin me njëra-tjetrën, flisnin për pushimet, për detin, kurse prindërit me gjithë të drejtën e Zotit, shpresonin për pushime të mbara, një ndërprerje e shkurtër për të harruar sa të mundnin betejën e gjatë të një familjeje të zakontë shqiptare për mbijetesë në përditshmëri, me atë mozaikun e zakontë të halleve shpesh të mëdha dhe lumturive të po aq shpeh të vogla, mes problemeve si rregull dhe zgjidhjeve si përjashtim. Ishte kështu deri në momentin kur mbi ta u derdh nga pas si zemëratë pushtuesi të lig një makinë që nuk kishte fare të bënte me ta. Takimi me Audi-n e zi ishte fatal. Tre të rinj bashkë që me shumë gjasa po shkonin në të njëjtin destinacion, por me mënyrën e gabuar. Të zhurmshëm, të shpejtë, të papërgjegjshëm ata provokuan vdekjen, e zgjuan dhe e thirrën në takimin krejtësisht të paplanifikuar me familjen Gushi duke ndryshuar përfundimisht edhe jetën e tyre.

Katër viktimat e aksidentit të së premtes janë dëshmi rrënqethëse dhe tronditëse, është apeli tragjik dhe i tmerrshëm për absurdin që shpesh merr timonin dhe frenat e jetës së shumëkujt. Kush e ka provuar sesi një sekondë e vetme në autostradë është kufiri i fundit ndarës mes jetës dhe vdekjes, mes ikjes plot dhembje të atij që nuk ndjen më dhe dramave të frikshme familjare të atyre që mbeten pas, e kupton se kur provokohet kot, pesha e dhembjes është shumëfish më e madhe. Si ajo e aksidentit në kilometrat e fundit pa hyrë në Vlorë, në një mëngjez të zakonshëm e plot vapë të së premtes së fundit të këtij qershori. Rrjetet sociale janë mbushur me ngushëllime dhe tronditje keqardhjeje për familjen e shuar dhe mallkime për djemtë e aksidentit. Ata kanë portretin që shumëkush e njeh mirë. Ata kthehen në shtëpi mbrëmjen e të dielave të verës me makinat që bëjnë shenja me drita për parakalim. Ngasin makina që kushtojnë sa një apartament, dhe mos të dehur nga alkooli, janë dru nga bari. Kanë padurimin për të ecur në korisnë e shpejtësisë dhe parakalojnë nga ana e kundërt. Herë janë në makina që nxjerrin vetëm tym, me xhama të hapur dhe me ngutin për t’ja mbajtur të freskët masturbimit të rradhës, imazhin e gocave me tanga të plazhit. Herë ashtu dhe herë kështu, ata janë vrasësit e autostradave qoftë kur marrin jetë, qoftë kur japin jetën e tyre në asfalt në mënyrën më absurd të mundshme. Zgjidhja? Pak ka të bëjë me Kodin Rrugor, me gjendjen e rrugëve, me sinjalistikën apo edhe policinë rrugore. Pak ka të bëjë edhe cilësia e mjeteve, edhe tani që dora e hekurt e Gonxhes premton të largojë nga rruga vdekjet ambulante që kërcënojnë gjithkënd.

Sikur secila nga hallkat që kryejnë lëvizjen në rrugë të ishte perfekte, përsëri përbindshat e rrugëve do ta gjenin rrugën drejt të ligës. Ndryshimi i mentalitetit është çfarë do pritur të bëhet jo për të shmangur të pashmangshmen, por për ta zbutur atë sa të jetë e mundur më shumë. Për të shmangur altaret e munguar, për të mos lënë absurdin të vrasë edhe vetë vdekjen dhe për të mos e hedhur edhe më shumë zi të kotë në jetën e tronditur dhe fytyrat gjithmonë të ngrysura të shqiptarëve, që fati i ka zgjedhur të jetojnë nën qiellin e mrekullueshëm të Mesdheut.

Next Post
Dita e mjedisit/ Meta: E duam Vjosën e do ta mbrojmë, autoritetet e BE-së të mbështesin kauzën!

Aksidenti në Vlorë, Meta apel Policisë dhe qytetarëve: Të parandalojmë tragjedi të tilla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In