• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Absurdi berishian i revolucionit dhe utopia e regjimit

by Ben Andoni
21/02/2023 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Aksioni politik, që ka ndërmarrë javët e fundit Sali Berisha, kryetari i grupit politik brenda PD-së njohur si “Rithemelimi”, është mbiquajtur prej tij revolucion. Pa dashur t’u përsëritet koncepti i revolucionit, e marrë apriori prej mbështetësve të afërt, tashmë ky koncept ligjërohet nga e gjithë piramida e tyre. Fatkeqësia më e madhe është se tek kjo pjesë e PD-së nuk po e këqyrin realitetin historik, ku po kalon Shqipëria. Në të gjithë diskursin politik, prej verbërisë në masë të politikanëve, ekziston vetëm dikotomia Rama-Berisha, por aspak realiteti dhe mbi të gjitha, si mund të ngrihesh mbi këtë realitet, ku ndryshimi është nevojë. Paçka konceptit hegelian se:” Historia na mëson ne se njerëzit nuk mësojnë asgjë nga historia”, e vërteta është se vetë historia është një produkt  njerëzor, ku qenia vërtetë shpesh nuk mund t’i bëjë ndonjë gjë, por aman është individi, që shpesh bëhet përgjegjës për përfshirjen në të.

“Revolucionet shoqërore janë kompromise mes utopisë dhe realitetit historik. Mjeti i revolucionit është utopia, dhe materiali është realiteti shoqëror mbi të cilin dikush dëshiron të imponojë një formë të re. Dhe në një farë mase, mjeti duhet t’i përshtatet substancës që rezultatet të mos dalin qesharake”, citojmë politologun polak Leszek Kolakowski.

Që të ndërtosh një utopi duhet të shkëputesh nga një realitet i gjallë, duke i shpallur karshillëk që shkon pastaj deri në në përpjekjen për ta transformuar. Por kjo shkëputje sërish nuk do të thotë se ndërton menjëherë por thjesht se po e kundërshton.

Duke iu larguar pak filozofikimit, Berisha është duke e përcjellë në një absurd, grupin e tij politik, sepse nuk flet me koncepte por vetëm me mllefe dhe luan me urinë e sotme të shqiptarëve për ndryshimin e nevojshëm. Humbja e logjikës së këtij ndryshimi është vazhdë e gjithë politikës së tij, ku ashtu si ka bërë deri më tashmë ai dhe të gjithë politikanët nuk synon t’i tërheqin votuesit nëpërmjet programeve të zhvillimit dhe politikave ekonomike- tashmë për pushtetin lokal- por thjesht të plotësojë retorikën kundër Ramës, për të cilin publikut i mjaftojnë skandalet dhe puna e dobët e administratës së tij.

Ndërkohë që përplasja më e madhe e njerëzve të tij dhe narrativa e tyre lidhet vetëm me atë që quhet sulm ndaj regjimit politik të Ramës. Për kujtesë: Regjimi politik i kësaj kohe është sa regjim i Ramës edhe regjim i Berishës, Fatos Nanos, Metës, madje edhe ish-presidentit të parë të erës demokratike Ramiz Alisë. Ky i fundit lidhet me hapjen drejt një sistemi politik, që po e përjetojmë dhe sot e kësaj dite dhe falë këtij sistemi kemi hapur integrimin në strukturat europiane. Ky sistem lidhet me regjimin politik, strukturën ekonomike dhe organizimin social, etj, ku regjimi politik është thjesht forma e organizmit të pushtetit, zgjedhur nga shqiptarët, në gjirin e një sistemi politik. Me këtë lidhet aprovimi i kushtetutës së një shteti, mënyra e votimit, organizimi i pushtetit lokal dhe qendror etj.,…dhe mbi të gjitha përjetimi i të gjithave si një organizëm i gjallë për funksionimin e shtetit me ndarjen përkatëse të pushteteve. Ja pse lëmshi i koncepteve; apo revolucioni, që zakonisht u dedikohet të Majtëve po e bën deri absurde luftën e Berishës në krye të pjesës së PD-së, që edhe kështu e përçau keqazi dhe gati pa kthim, ish-partinë e parë të demokracisë. (Javanews)

 

 

Next Post
U kthy në heroinën e Sirisë/ Vajza që këndonte nën gërmadha, tani rrezikon t’i priten këmbët

U kthy në heroinën e Sirisë/ Vajza që këndonte nën gërmadha, tani rrezikon t’i priten këmbët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In