Futbollisti i kombëtares shqiptare Amir Abrashi nuk do të luajë për Kosovën. Ai ka dhënë një përgjigje të prerë, duke i hequr shpresat Përfaqësueses së Kosovës. Në një komunikim të drejpërdrejtë me tifozët e skuadrës së tij, SC Freiburg, të cilëve iu është përgjigjur në pyetjet e dërguara në faqen e Freiburgut në Facebook. Një tifoz nga Kosova e ka pyetur mesfushorin e kombëtares shqiptare se nëse ka ndërmend të luajë për Kosovën.
“Unë jam i lumtur tek Kombëtarja shqiptare dhe deri më tash nuk ka pasur asnjë mendim për të ndërruar Kombëtare”, është shprehur Abrashi.
ma.me