• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Abortet dhe planifikimi familjar në Shqipëri

by A R
20/04/2022 00:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rang global, 257 milionë gra që duan të shmangin shtatzëninë, nuk po përdorin metoda moderne kontraceptive. Mes tyre, 172 milionë nuk po i përdorin asnjë metodë. Sipas SWOP, raportit të UNFPA “Gjendja e Popullsisë së Botës 2022”, arsyeja kryesore e mospërdorimit të metodave kontraceptive është frika për efekte anësore. Kjo raportohet nga 26% e grave.

Abortet në vendin tonë, si ato spontane ashtu edhe ato me kërkesë kanë shënuar ulje në statistika në 5 vitet e fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik referuar ngritjes së Sistemit të Survejancës së Abortit, numri i aborteve me kërkesë ka shënuar rënie nga 1433 raste në vitin 2015 në 873 në vitin 2020. Niveli i abortit për 1000 lindje të gjalla dhe niveli i abortit për 1000 femra të moshës 15-49 vjeç ka shënuar ulje.

Statistikat janë optimiste edhe kur i referohen nivelit të aborteve me kërkesë. Përveç rritjes së ndërgjegjësimit, ulja e numrit të aborteve ka ardhur edhe si pasojë e iniciativave të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si edhe organizatave partnere si UNFPA Albania bazuar në misionin e tyre në forcimin e sigurisë së kontraceptivëve për të siguruar një furnizim të përhershëm të kontraceptivëve për të gjithë shqiptarët që kanë nevojë për to.

Me mbështetjen e USAID dhe UNFPA u krijua Sistemi Kombëtar i Informacionit dhe Menaxhimit Logjistik të kontraceptivëve . Që nga viti 2010 Shqipëria siguron 100% mbulimin financiar për mënyrat mbrojtëse në drejtim të planifikimit familjar për sektorin publik.

Për vitin 2019, Sistemi i Informacionit dhe Menaxhimit të Logjistikës së Kontraceptivëve në Institutin e Shëndetit Publik raportoi që në miksin e të katër metodave moderne kryesore, DIU u përdor në 34% të rasteve, e ndjekur nga pilula (29%) dhe kondomët (23%) dhe u përdor më rrallë kontraceptivi me injeksion (14%).

Nga ana tjetër, UNFPA në Shqipëri punon për trajnimin e punonjësve të shëndetësisë për të ofruar shërbime cilësore të planifikimit familjar; mbështetjen e  ofrimin e shërbimeve të shëndetit seksual dhe riprodhues, miqësor për të rinjtë. Kjo zyrë ndihmon në luftën për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe infertilitetit. Nxit qasje të reja për t’u siguruar personave në nevojë të kenë akses në marrjen e kontraceptivëve, mbështet forcimin e kapaciteteve prokuruese në lidhje me furnizimet dhe mjetet që lidhen me shëndetin seksual dhe riprodhues sidomos me grupet më të margjinalizuara, sidomos gratë, vajzat dhe të rinjtë që të kenë dhe të ruajnë shëndet të mirë në situata emergjence.

Studimet demografike dhe shëndetësore kombëtare të kryera në periudhën 2007-08 dhe 2017-18 dëshmojnë se përdorimi i metodave moderne kontraceptive te gratë e martuara 15-49 vjeç është ulur nga 11% në vitin 2008 në 4% në vitin 2018. Duke krahasuar të dy studimet, vërehet se prevalenca e përdorimit të metodave moderne kontraceptive tek të gjitha gratë e grupmoshës 15-49 vjeç ka rënë nga 8% në vitin 2008 në 3% në vitin 2018. Por kjo rënie e përdorimit të metodave moderne kontraceptive është më e theksuar për gratë e pamartuara dhe seksualisht aktive.

Përsa i takon statistikave në nivel botëror,  6 nga 10 nga të gjitha shtatzënitë e padëshiruara përfundojnë me një abort.

Rreth 45% e të gjitha aborteve vijnë nga shtatzëni të padëshiruara, nga të cilat 97% ndodhin në vendet në zhvillim. Ekspertët e shëndetit thonë se aborti është një shkak kryesor, por i parandalueshëm, i sëmundjeve dhe fataliteve të nënave. Mund të çojë në komplikime të shëndetit fizik dhe mendor dhe në barrë sociale dhe financiare për gratë, komunitetet dhe sistemet shëndetësore. Mungesa e aksesit në kujdesin e sigurt, në kohë, të përballueshëm dhe të respektueshëm për abortin është një çështje kritike për shëndetin publik dhe të drejtat e njeriut.

Next Post
Java nis e ftohtë e me vranësira/ Si pritet të ndryshojnë kushtet e motit në vijim

Vranësira të shumta e rrebeshe shiu, si parashikohet të jetë moti sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In