Abetarja Kombëtare në gjuhën shqipe, e cila përdoret në shkollat në Shqipëri dhe Kosovë, si mjet mësimor do të përdoret edhe në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi, transmetojnë burime nga Mali i Zi. Ky është propozim që Instituti për tekstet shkollore dhe mjeteve mësimore do t’ia dërgojë Këshillit Kombëtar të Arsimit, njoftohet nga Ministria e Arsimit të MZ.