• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Abedin Preza, Islam Spahiu, Uran Kostreci

by Java News
09/08/2022 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lekë Tasi

Reagimi ndaj së sotmes vulgare merr fuqi brenda nesh  sa herë e jashtmja merr intensitete edhe  më të larta bezdie . Duke mos e ndryshuar dot,  gjejmë freskim në  kujtimin e disa personave që me jetën e punën e tyre kanë qënë e kundërta   e vulgaritetit, sot të  larguar nga jeta prej jo shumë kohësh. Ky mekanizëm rekuperues më erdhi nga Abedin Preza, shok shkolle i imi por që i a ndiejnë mungesën shumë bashkëqytetarë të tij.    Abedini kishte dy veti  që ia çmonte kushdo që e njihte. E para vullneti titanik për punë filologjike dhe letrare ( ai qe autor i dy Fjalorëve monumentalë të Shqipes me Italishten – në  dy drejtimet, dhe përkthyes i poezis Italiane, i  Ariostos (Rolandi i Çmendun version integral, Antologjia e poetëve shqiptarë në Italisht, sidhe përshtatja  shqip i satiristit roman të shekullit XX, Trilussa ), dhe e dyta kurajo civile  e tij, të cilën e shpalosi jo vetëm kur u lejua fjala e lirë po edhe më herët. Kauzat që e mobilizonin ishin zbatimi i një drejtësie sociale dhe rimëkëmbja e idesë nacionaliste në kuptimin modern të saj. Historike mbetet fjala e tij para një stadiumi ‘A.Rusi’ të mbushur plot, të filluar  kështu: ‘’Sikur Partia Demokratike të ishte vërtet demokratike..’’(vazhdimi kuptohet: zgjidhja e shpejtë e çështjes së pronës)’ dhe të pritur me një stuhi duartrokitjesh. Për punën filologjike tejpërtej Adriatikut ai natyrisht fitoi vlerësimin dhe admirimin e të huajve (iu dha titulli ‘Kavaljer i Republikës Italiane’) por edhe heshtjen e akademikëve  tanë, që me disiplinë të hekurt nuk do t ë lejonin që  dikush me mjetet e veta dhe pa asnjë rrogë, të bënte punë pa krahasim kundrejt  institucionit të  i tyre  për dekada ; kurse për kauzën e demokratizimit të jetës  me elementë bazë pronën   dhe përfshirjen në përfaqësim edhe të ish të përndjekurve, ai nuk pati sukses , siç dhe pritej në kushtet e këtij tranzicioni të konceptuar dhe zbatuar si kënetëzim i zgjidhjeve, të  ndërprerë me stuhira në gotë  klithmash kundër ‘armiqsh’ imagjinarë. ..  Një tjetër shok që e kujtoj pỏ për seriozitetin e tij kundrejt horrllëkut  të piacës është Islam Spahiu, (nip i omonimit të tij  I.S. që mbrojti Lumën nga ushtria serbe gjatë Luftës së Parë Botnore e mbas, dhe bir i mësuesit të parë të shqipes në atë krahinë, Riza Spahiut. Edhe Islami si Abedini qe aktiv në fushën e përkthimeve, me dy antologji të poezis Europiane të botuara,  (ku dallon vjersha simbol  i  heroit ‘Vdekja e ujkut’ e Alfred de Vigny),  pastaj  me romanin ‘’Net të Bardha’’ të Dostojevskit,  librin  mbi abstraksionizmin të Vasilij Kandinskit, ‘‘ Letra një miku gjerman’’ të Albert Camu, e mjaft të tjerave. Islami prej karakterit  të tij vështirë, të papajtueshëm me kompromisin  vuajti burg, internim dhe izolim gjatë tërë jetës. Burgosja e tij erdhi si pasojë e një mosdenoncimi të fjalës së një ushtari që mund t’i kushtonte atij të riu edhe jetën .  Në gjyq e pranoi me zë të lartë që nuk kishte kallzuar ushtarin. Salla e mbushur me njerëz të krahinës ku familja e tij kish qënë udhëheqse në breza, mori mesazhin e duhur pa pyetur i pandehuri për pasojat.. Ai  mbrojti po ashtu Fishtën të cilin  e kish ngritur lart gjatë një bisede me dikë. Akuzës  së prokurorit që e bënte fajtor për këtë vlerësim të tij, ai iu përgjigj me fjalët e Historis zyrtare që e pranon artin  e fuqishëm të poetit pavarësisht brendisë nacionaliste. ‘’Kam folur për Fishtën poet, jo për Fishtën politikan’’ i tha gjykatësit duke i mbyllur gojën prokurorit. Islami kishte studiuar pikturë (dhe ekzistojnë punime të tij cilsore),  por ai e gjente veten më fort në sferën e letërsisë. Admirues i Niçes dhe Dostojevskit, ai përktheu nga gjermanishtja esenë e S.Zweigut ‘’Tre Mjeshtra -Balzac Dickens Dostojevski’’. Ai jetonte në këtë sferë kolosësh, ndaj dhe më se e natyrshme që me të marrë këstet e burgut ai u nis për Rusi, ku mbi të gjitha do të vizitonte  apartamentin dhe varrin e shkrimtarit të adhuruar, ndërkohë që më herët disa vjet i pati kaluar në Gjermani, me përvetësim të gjuhës në moshë gjashtëdhjetvjeçare, dhe me një udhëtim në Paris, gjithmonë i papajtuar dhe virulent me të rinjtë   pranë tij atje dhe këtu, të vendosur t’ia njollosnin gëzimin dhe imazhin e shqiptarit në sy të vendësve atje, dhe të rinisë këtu respektivisht. Vdiq pak ditë para se të dilte libri i tij ‘’Karuseli i Totalitarizmit’’ të ndarë në tri pjesë (I: portrete, II Refleksione, III intervista). Të burgosurit e njohur në burg ose kaush, Islami na i përshkruan gati si një rast fatlum të tijin, që e largonte nga mjerimi moral i të tremburve në jetën e lirë për  të gjetur vlera njerzore tek ata që s’kishin çfarë të humbnin më.  Bëjnë pjesë në këtë galeri  dom Mikel Koliqi, vëlla me novelistin e shquar Ernest Koliqin, ai vet kompozitor dhe  më pas kardinal, dom Lec Sahatçia, i cilësuar dhe nga bashkëvuajtës të tjerë si më ëngjëllori i priftave dhe stoik i përvuajtur, kapiteni Zef Ashta, që edhe pse jo i përmendur nga historia, i kishte pritur me pushkë pushtuesit fashistë në Vlorë, aty i nënshtruar me dinjitet  urisë sepse pa asnjë ndihmë, i vdekur dhe i varrosur me nderime prej të gjithëve, pa mundur komanda të bëjë asgjë kundra, e me rradhë Muharrem Bajraktari, kolonel i panjollë e megjithatë i luftuar nga komunistët dhe historia zyrtare, Xhelal Koprencka, që edhe pse i sfilitur prej burgut të gjatë, ia përplasi akuzës bajate ‘’Në emër të popullit je i arrestuar..’’: ’’Cilit popull mor? Në emër të armiqve të popullit!’.’ Duhet thenë se një njeri si Islami, me lëkurë delikate  ndaj zhurmave të vulgaritetit dhe të cinizmit antiqytetërues, i pikturon me rezonim të brendshëm këta të moshuar që e kishin kaluar jetën me sprova të fituara morale në luftë me mungesat më ekstreme.  Në krye të tyre  qëndron  njëzetekatërvjeçarja Marie Shllaku, e  pushkatuar në Prizren më 1946 sëbashku me At Bernard Llupin,Kolë Parubin dhe Gjergj Martinin). Gjyqin e  kësaj studente  për filozofi në Romë, të akuzuar si luftëtare për Kosovën. Islami e ka hedhur në libër sepse ai kishte  asistuar në të kur  15vjeçar vazhdonte gjimnazin e Prizrenit. Gjurmimi i këtyre  vlerave kudo që historia jonë  i përmban, dhe historia zyrtare i injoron,  ngjan një tipar i tij  i shndrruar në pasion. Qe ky tipar që e çoi detyrimisht  në një sjellje të tërhequr, madje edhe aty ku vetë Europa e ëndrrave tona prej kohësh i ka lëshuar pe liberalizmit. Kështu që në momentin e riatdhesimit strehuesit e tij patën një moment  habie e nderimi  për një zotni që nuk përfiton nga një praktikë  që atje ka zënë vend por që atij s’i përket. Ngjan që personazhet e rëfimeve të tij, e angazhojnë personalisht të mbajë një qëndrim serioz si e vetmja mënyrë që ato personazhe të kenë kuptim shoqëror, pra të mos jetë shkrimi i tij thjesht ujë trëndafili mbi një përleshje   gjërash të çastit, pa asnjë sfond filozofik.  Dy munguesit që përkujtuam me mall i përkasin individëve që vetmohen vetvetiu për hir të këtij distancimi nga masa që synon lumturi të  kollajshme. Uran Kostreci është një tjetër prej tyre. Barbaria që përdori enverizmi  pa fije dhimbshurie me rininë e deklasuar e ndau më dysh jetën e Uranit. Gjallëria rinore e tij u shndrrua  mbas njëzet vjet burgu në  ëndërrim poetik, dhe falë tiparit të lartpërmendur ai pranoi vetminë, e cila shpesh u vlen natyrave të tilla. Si rrallë raste në letërsinë tonë, ai kultivoi sonetin e vështirë si formë (me pararendës të vetëm ndoshta Mjedën klasik dhe po aq të larguar nga bota me motiv devocionin dhe Arshi Pipën , edhe ai i nxitur nga sfera e burgut komunist). Urani na ka lënë copa të përkryera që dallohen për figuracion dhe gjuhë të zgjedhur. Ndjeshmëria e pakompromis e tij  ishte provuar në një moment sfide gjat dënimit të gjatë kur ai eci me hap të vendosur drejt  karakollit. Ai vdiq nga plumbi dhe literalisht falë një mrekullie mbijetoi! Kur e kujtojmë Uranin me sjelljen e tij përher prej zotnie, duhet të besojmë se ka mes nesh njerëz (ka patur dhe s’ka pse të mos ketë akoma) që fshehin një tragjizëm tërësisht në  skajin e kundërt me reklamën kaq të përhapur të deklaratave mbi veten; ai e mënjanonte veten në publik. Se ç’elegancë fshihte  kjo shmangie, doli në pah në një rreth të ngushtë kur një gjyqtare amerikane e pyeti Uranin si dëshmitar të thirrur për një çështje të këtushme  me vazhdim në të atjeshmen rreth tmerreve të  komunizmit shqiptar. Gjyqtarja   mori nga Urani si përgjigjie një varg nga Fantazma tek ‘Hamleti’: ‘’Nuk i shkon  të gjallëve të dijnë gjëra nga bota e të vdekurve’’. Gjyqtarja u habit dhe e vështroi me përqëndrim (këtë fakt e di nga të tretë prezentë në seancë dhe pastaj ma shpjegoi Urani) duke e dhënë në çast  vendimin në mbështetje të një dëshmie të tillë.                                                                             Fjala dhe akti në kohën e duhur, koincidojnë tek disa, me heshtjen në momente të tjera, kur përfshirja e vetes gjykohet e pa vend për seriozitetin e rastit. Shumë nga miqtë tanë të vuajtur në burgje, qendra pune, lagje e gjithfarë gjyqesh me britma e sharje, dhe që s’janë më mes nesh, veçohen në kujtesën tonë për këtë tipar. Dhe fakti  që  ata i kanë rezistuar së keqes degraduese në kulmin e ashpërsisë, jep shpresë që  shakllabënëria e sotme banale dhe dëshpëruese nuk do të fitojë pa afat edhe në pjacë  . Ka akoma shumë për të thënë rreth kësaj teme, për të tjerë protagonistë të vetmuar; për heshtjen e tyre që bota  nuk e vë re ose e harron, duke ua lënë kujtimin e tyre të gjallë vetëm një pakice.      

Next Post
Burri që mbledh kanaçe shpërthen në lot në gjykatë, u arrestua pa dokumente: Kam 7 fëmijë, nëse s’më jepni motorin më ktheni në qeli’

Burri që mbledh kanaçe shpërthen në lot në gjykatë, u arrestua pa dokumente: Kam 7 fëmijë, nëse s’më jepni motorin më ktheni në qeli’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkim Zeneli motivon Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së: Mos kini frikë të përballeni, lufta juaj është heroike

Sa larg Haga me Nurenbergun

February 19, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Sa apartamente ka Belinda Balluku?

February 19, 2026
20 minuta për të mashtruar ChatGPT,  Inteligjencën Artificiale dhe Google

20 minuta për të mashtruar ChatGPT, Inteligjencën Artificiale dhe Google

February 19, 2026
‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

February 19, 2026
Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

February 19, 2026
Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

February 19, 2026
Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

February 19, 2026
Izraeli gati për sulm ndaj Iranit, Tel Avivi rrit gatishmërinë ushtarake në koordinim me SHBA

Izraeli gati për sulm ndaj Iranit, Tel Avivi rrit gatishmërinë ushtarake në koordinim me SHBA

February 19, 2026
Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

February 19, 2026
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Manja: Do të ketë gjoba deri në 10 mln euro

Manja nga Kuvendi: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk synojnë imunitet të ri, por balancim të pushteteve

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In