• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

AAK: Kuvendi ta themelojë ushtrinë para sesionit të vjeshtës

by
06/07/2015 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë DPMS i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që me urgjencë të procedohet ligji për FAK–un, ushtrinë e Kosovës dhe kërkon shpjegime të drejtpërdrejta nga kryeministri Mustafa dhe ministri Demolli, se për çfarë arsyeje nuk po e procedojnë projektligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës në Kuvend.

AAK thotë se Kuvendi duhet të themelojë menjëherë Ushtrinë e Kosovës, para sesionit të vjeshtës, ndryshe preferencat e Listës Serbe, përkatësisht asociacionit politik serb, do t’i rrisin orekset e tyre të pengimit dhe instrumentalizimit të mëtutjeshëm.

Departamenti i AAK-së për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, nëpërmjet një komunikate për media kërkon pandalur që FAK–u, përkatësisht Ushtria e Kosovës të konsiderohet prioritet strategjik për Kosovën dhe përpara çdo lloj nisme në Kuvend dhe që menjëherë të veprohet në themelimin e tij.

DMPS i AAK–së i vlerëson përgjithësisht me notë negative paqartësitë në krijimin e kësaj situate të paqëndrueshmërisë parlamentare dhe pamundësisë së themelimit të FAK-ut nga qeveria Mustafa-Thaçi, duke theksuar se qeveria nuk ka treguar përgjegjësi kushtetuese dhe aftësi politike të menaxhimit dhe të ekspertizës për t’iu ofruar qytetarëve klimën e mirëbesimit, aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, në të gjitha nivelet e saj, për perspektivën e qëndrueshme socio-politike dhe ekonomike të Kosovës dhe qytetarëve të saj./Kosovapress

Next Post

Greqia iku, po italianëve si i bëhet?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com