Të shtunën shikohet realisht sesi është përcarja e Opozitës në Kosovë. Opozita do të bëhet “e gjallë” neser, kur planifikon të protestojë kundër Qeverisë.
Por, do të protestojë e ndarë. 25 marsi ishte data kur opozita përfundimisht kishin ndarë rrugët. Në një konferencë në sheshin ‘Skënderbeu’ mes tri liderëve të opozitës, ata kishin njoftuar se protesta e 26 marsit është anuluar.Nuk u vonua shumë dhe AAK kishte thirrur protestë e vetme, referon Express.
Protesta e dy partive opozitare është thirrur, sipas tyre, për të kundërshtuar Qeverinë anti- kushtetuese dhe marrëveshjet e dëmshme për Kosovën. (b.an)