• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A vlen t’i flasësh “zonjës Garo”?

by Java News
21/04/2023 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Hoxha*

A vlen t’i flasësh “zonjës Garo”?

E pranon ajo shpjegimin e thjeshte dhe popullor te fakteve dhe ligjit, apo e refuzon me perbuzje, kur nuk i vjen nga “burimi” ku pi uje e merr frymëzim?

Dje BF-ja kerkoi në KAS që në fletën e votimit në vend të Ilir Metës të vendosej emri i Sali Berishës si udhëheqës i koalicionit.

BF-ja mendon se Berisha është si Ronaldo. Po federoi Berishën dhe po e caktoi atë kapiten shanset për të fituar kampionatin do t’i ketë më të mëdha, se sa me Ilir Metën kapiten.

Me Berishën Partia e Lirisë mendon se do bëhet më e madhe, do ketë peshë më shumë.

“Zonja Garo” nuk kupton as nga ligji, as nga futbolli, por ndoshta shpjegimi me futboll nuk e zë, siç me siguri e zë ligji.

Ronaldo nuk luan në këtë kampionat. Celibashi nuk e ka federuar, as Ronaldon, as ekipin e tij.

Fakti se ai vjen vërdallë nëpër Shqiperi, i veshur me brekë dhe me topin nepër këmbë, nuk e bën atë lojtar këtu tek ne. Federimi e bën, por atë nuk e ka siguruar dot.

Ronaldo luan në Arabinë Saudite, jo këtu tek ne. Tek ne nuk luan dot.

BF-ja është federuar dhe ka të drejtë të luajë. Por BF-ja e ka kapitenin. Ai nuk është si Ronaldo, mund të jetë edhe për faqe të zezë, por është kapiteni zyrtar, i caktuar me letra nga vetë BF-ja.

Letrat e federimit BF-ja i ka depozituar në federatë, tek Celibashi.

Kapitenin nuk e ka shkarkuar dhe nuk ka bërë zëvendësimin e tij me një kapiten tjetër…në Federatë, tek Celibashi.

BF-ja, ama, ka shkuar tek KAS-i, në Lozanë dhe i ka kërkuar atyre që ta lejojnë të huazojë Ronaldon, pa pyetur Al-Nassrin (ekipin e Ronaldos, se “zonja Garo” nuk kupton anglisht), ta federojë atë në mes të sezonit dhe ta njohë atë si kapiten, sepse kështu beson se do bëjë më shumë gola.

KAS-i, në Lozanë nuk e bën dot këtë, nuk e ka kompetencë.

Rruga e vetme është që BF-ja të presë kampinatin tjetër, të blejë Ronaldon nga Al-Nassri gjatë sezonit të blerjeve, ta federojë atë, tek Celibashi, gjatë sezonit të federimeve, ta zgjedhë kapiten dhe të vijë me letrat në rregull në federatë, që Ronaldo të mund të luanë kapiten me BF-në, kampinatin që vjen.

“Zonjës Garo” ky shpjegim nuk i pëlqen, se nuk i leverdis.

Qan si fëmijë dhe i thotë KAS-it, në Lozanë, të urrej! Me shpresë se KAS-it do i vijë keq dhe do i japë ndonjë karamele. Puna është se KAS-i prandaj është KAS që të mbrojë rregullat dhe mos lejojë që ato te shkelen as nga i madh dhe as nga i vogël, sado tekanjoz dhe i përkëdhelur që të jetë.

E kupton këtë “zonja Garo”?

Po punditët mercenarë?

*Ish-deputeti i PD

Next Post
Bien depozitat në lekë/ Shkak investimet e qytetarëve në bono thesari dhe obligacione

Bien depozitat në lekë/ Shkak investimet e qytetarëve në bono thesari dhe obligacione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In