• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A vlen të digjet Shqipëria, që të rikthehet Berisha dhe LSI-ja?

by Kreshnik Spahiu
13/05/2019 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Pas 30 vitesh Berisha po e kall sërish Shqipërinë. Ka iluzion se do jetoj 120 vjeç dhe don të jetë edhe 30 vjet tjera në politik!

Padyshim që vetëm një komb si shqiptarët mund ti durojnë dhe shkojnë pas si dele gjysëm shekulli liderve politik!

Gjithsesi Berisha ka vendosur ti shpraz fishekët e fundit.
Sapo lexova që zyrtarisht kanë aplikuar 375.000 persona për llotarinë amerikane.

Ndërkohë një numër më i madh se ky po tentojnë kontrata punësimi apo punë të zezë në vendet e BE. Kurset private të gjuhës gjermane  s’kanë më karrige bosh.

Natyrisht ëndrra shqiptare është shuar. Shqipëria është transformuar në një mega Astir. Papunësi, vjedhje, krim, trafik droge, mashtrime dhe kafenetë plot.

Bërdellot s’kanë nevojë të legalizohen se në ç’do lokal nate apo motel qindra femra punojnë më mirë ilegale sepse u shmangen tatimeve.

Mini protesta në çdo cep të vendit, me arsye apo pa arsye.
Nuk guxojnë 10 veta të shkojnë grup për të pirë birra sepse mbërin Lulzim Basha me kamera dhe ju merr “kauzën” duke e shitur në media si mosbindje civile.

Sigurisht që zhgënjimi masiv erdhi nga qeveria e Elisave që është mbushur me “koketa” dhe kanë hedhur në kosh premtimet e Rilindjes 2013.
Padyshim që populli është zhgënjyer thellë me pushtetin e batutave të Edi Ramës, i cili jo vetëm nuk arrestoi hajnat e bllokut të LSI apo vrasësit e 21 Janarit, por madje i futi ata në bashkqeverisjen e 17 Majit.

Eksodi i 4-t i shqiptarve tashmë s’ka të ndalur. Shpresa për ndryshim ka vdekur bashkë me iluzionin e Shqipërisë Europiane.
Rama nuk Ra, as nga çadra e Lirisë dhe as nga mandatet e pabesisë.
Rama nuk u rrëzua as në 16 shkurt, 16, Mars, 16 Prill dhe s’do bjerë as të shtunën.

Por këta 1 milion shqiptar që kanë marr vrapin nga Europa dhe Amerika, nuk kanë merak se kur bie Rama sepse kjo qeveri një ditë do bjerë por çështja është pas shiut, do bjer breshër.

Alternativa për të qeverisur Shqipërinë dekadën e ardhshme është Luli dhe Monika. I pari 14 vite në politikë dhe i konsumuar në 11 poste qyl pa lënë gjurmë dhe e dyta Monika 24 vite deputete dhe 18 poste bashkë me burrin e saj.

Jeta është e shkurtër, dhe askush nuk mund t’ju fal gjysëm shekulli nga jeta e tyre 4 familjeve mafioze që kanë marrë peng Shqipërinë. Sot as militantët e tyre nuk besojnë më që ata të jenë të varfër. I vetmi argumet i tyre kur debaton është: “Luli vjedh por nuk është drogaxhi”. Nga ana tjetër socialistët thonë: “Edi merr lekë por nuk të vret si Saliu”

Të katër Luli, Edi, Saliu dhe Iliri janë milioner dhe këtë e di çdo fëmi mbi 4 vjeç e lart.
Populli është zhytur në dëshpërim dhe nuk shohin asnjë të tashme apo të ardhme.
Sot nuk e gjen 1 shqiptar mes 4 milion, që t’ë besojë se Shqipria është vendi ku mund të jetoj i lumtur apo të rris fëmijët i sigurtë!

Vërtet e dhimbshme kur mendon, se Shqipëria u dogj nga politika, dhe po pritet ta shpëtoj 10 vitet e ardhshme Luli & Monika

E pra s’kanë faj që po rendin të gjithë dhe emigrojnë nga frika, se Shqipërinë po e pushton fenomeni “Mon-Ika”

Next Post
Shtëpia e Bardhë/Donald Trump pret kryeministrin hungarez, kritikët të hidhëruar

Shtëpia e Bardhë/Donald Trump pret kryeministrin hungarez, kritikët të hidhëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In