• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A u zgjidh përfundimisht konflikti Greqi-Maqedonia Veriore?

by Java News
26/01/2019 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jannis Papadimitriou

Le ta themi që në fillim: Zgjidhja me kompromis për grindjen që dukej e përjetshme për emrin “Maqedoni” është e vonuar. Ka 25 vjet që palët thonë se ata duan ta arrijnë këtë dhe janë në gjendje ta arrijnë. Dhe kur vinte puna deri aty, ktheheshin mbrapsht. Me argumentin, se ata duan të arrijnë tek një kompromis, por jo tek ai që ofrohej në moment në tavolinën e bisedimeve.

Me durim të madh, i dërguari i posaçëm amerikan Matthew Nimitz, është munduar që në fillim të viteve nëntëdhjetë të ndërmjetësojë në këtë konflikt. Por sot kamerat janë drejtuar nga aktorët kryesorë, nga kryeministri i majtë i Greqisë, Alexis Tsipras dhe kolegu maqedonas Zoran Zaev. Por në Athinë dëgjohet të flitet me pëshpërimë, se kompromisi historik për Maqedoninë ka edhe firmën e Nimetz-it.

Duhen kapërcyer ende shumë pengesa

Mbas bisedimeve është njësoj si para bisedimeve. Tsipras dhe Zaev e kanë kryer pjesën më të madhe të punës që duhet bërë dhe e vunë në jetë në Shkup dhe Athinë marrëveshjen, megjithë kundërshtimet nga radhët e veta. Por djalli është ende në shishe. Shumë pyetje janë ende pa përgjigje të qarta. A do të përdoret emri “Maqedoni e Veriut” vërtet në jetën e përditshme? A ka kryeministri Zaev ndonjë përgjigje për politikën bllokuese që i bën në Shkup presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov? A do qëndrojë ende në post kryeminisstri grek Tripras? Kush do lejohet në të ardhmen të blejë verë maqedonase dhe si do të mbrohen të drejtat e markave përkatëse? Për gjithë këto pyetje duhet të gjenden përgjigje bindëse, sa më shpejt aq më mirë.

Në Greqi është krijuar ndërkohë rezistenca kundër gjoja “shitjes” së Maqedonisë greke. Dhjetëra mijëra vetë dalin në rrugë, megjithëse duhet thënë se në fillim të viteve nëntëdhjetë kanë qenë qindra mijëra që dilnin të protestonin. Simpatizantë të grupit ekstremist të djathtë “Agimi i artë” deklaruan në mediat sociale se partia e tyre, është forca e dytë në vend. Por ky pretendim i tyre nuk vërtetohet nga sondazhet aktuale.

Pyetja vendimtare mbetet, nëse ndonjë ndryshim i mundshëm qeverie në Athinë do e vinte sërish në pikëpyetje marrëveshjen me Maqedoninë. Aktualisht nuk duket të jetë kështu. Në të gjitha sondazhet që janë zhvilluar udhëheqësi i opozitës konservatore Kyriakos Mitsotakis ka siguruar idhtarët e tij se “do të bëjë të pamundurën për të penguar kalimin e marrëveshjes në parlament”. Por nuk ka thënë asnjëherë, se nëse bëhet kryeministër do e kthejë sërish mbrapsht marrëveshjen.

Rend i ri i sistemit politik në Greqi

Ekziston mundësia që Hellas, të përjetojë një etapë të re të melodramës politike, në të cilën kryetari i qeverisë i respekton marrëveshjet ndërkombëtare, që ka sharë kur ka qenë në opozitë. Kjo pati ndodhur katër vjet më parë, kur në janar 2015 Alexis Tsipras fitoi zgjedhjet parlamentare me premtimin se do i japë fund diktatit për të bërë kursime të kreditorëve ndërkombëtarë. Por në fakt e kundërta ndodhi.

Sidoqoftë Tsipras mund t’i referohet rizgjedhjes së tij më 2015, për të thënë që zgjedhësit i dhanë besimin për kthesën që bëri duke u kthyer në realitet. Tani, Tsipras nuk do që të shfrytëzojë për synime të politikës së brendshme marrëveshjen me Maqedoninë: Parlamentarët e ashtuquajtur progresivë, nga të gjitha partitë, qoftë e Majta e moderuar, socialdemokratët apo liberalët, duan që të forcojnë radhët e SYRIZA-s, për të ndaluar nacionalistët dhe parrullat e vjetëruara. Fillimisht në zbatimin në Maqedoni të marrëveshjes me Maqedoninë. Dhe pastaj për zgjedhjet europiane në maj.

a.cupaj

Next Post
Pezullohet HEC-i në kanionin e Holtës, ministrat dëgjesë me banorët

Pezullohet HEC-i në kanionin e Holtës, ministrat dëgjesë me banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com