Detaje të reja janë zbuluar nga opeacioni anti drogë i Policisë së Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në bashkëpunim me disa prokurori në disa qytete.
Në mesin e 22 personave të arrestuar nga operacioni anti-drogë në Kukës është edhe i vëllai kryetarit të bashkisë Fushë-Arrëz Fran Tuçi, Arben Tuçi. Ky i fundit ka qenë i dënuar për trafik drogë në vitin 2012 dhe në vitin 2016. Në vitin 2012 është dënuar me 7 vjet heqje lirie, ndërsa në vitin 2016 është dënuar sërish, por nuk ka patur vendim gjykatë për arrestimin.
Ndërkohë në pranga kanë rënë dhe dy policisë, si të përfshirë në këtë aktivitet me lëndë narkotike. Bëhet fjalë për Arben Kalanë, polic në drejtorinë e Tiranës si dhe Ramiz Cenaj, polic në komisariatin e policisë Kukës.
Gjithashtu është pezulluar nga detyra Naim Kadiu, një oficer i policisë gjyqsore, po në komisariatin e policisë Kukës.
Një rol të rëndësishëm në këtë grup kishte dhe Sali Kovaçi, i cili merrej me kultivimin e parcelave me kanabis. Në një bisedë telefonike të bërë në datën 13 tetor të vitit 2018 mes tij tij dhe të arrestuarit tjetër Pal Përgjegja dëgjohet teksa flasin për drogë, të kamufluar me pseudonimin “rrush”.
Përgjegja: A u pjek rushi?
Kovaçi: S’e ka lënë kush me u pjek.
Shtetësimin se në parcelat me drogë ka kanabis del edhe në një bisedë telefonike të Kreshnik Murataj, si koka e grupit, ku e marrin në celular familjarë të tij dhe i thonë “shpejt, shpejt se ka gjuetar në mal’. Në përgjigje ka biseda të Kreshnik Murataj i cili flet më një vajzë i cili me të qeshur i thotë ” na paskan futur në përgjim”. Ndërkohë, Murataj sërish dëgjohet të flasë me një tjetër numër telefoni i cili e lajmëron se “makinat e policisë kanë dalë në kontroll”.
g.kosovari