• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

A u cenua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh?

by Os De
05/09/2025 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rasti i arrestimit të dy personave në Kroaci mbi dyshimet për spiunazh për Serbinë, i bërë i njohur në fund të gushtit, vazhdon të jetë plot me të panjohura, ashtu sikurse veprimtaria të cilën ata akuzohen ta kenë kryer në Kosovë.

Një pilot kroat, i identifikuar si J.I., i cili u tha se ka shërbyer në misionin paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, dyshohet se ka zbuluar tek e dashura e tij, A.M., serbe nga Mitrovica e Veriut, informacione të ndjeshme, të cilat, më pas, ajo thuhet se ia ka përcjellë partisë kryesore të serbëve në Kosovë. (Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka mohuar se e njeh të dyshuarën për spiunazh).

Media kroate, Slobodna Dalmacija raportoi se hetuesit, mbi bazën e një urdhri gjyqësor, kanë kontrolluar pajisjet e tyre mobile dhe komunikimet, ku kanë gjetur mesazhe komprometuese që i kanë shtyrë të dyshojnë për spiunazh ndërkombëtar.

Që të dyve u është caktuar masa e paraburgimit, por i gjithë hetimi mbetet i fshehtë, me qëllim që, siç kanë argumentuar autoritetet kroate, të mos dëmtohet procesi.

Në Kosovë, rasti ngriti një pyetje të rëndësishme: a u rrezikua siguria kombëtare e vendit?

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me ndikimin e mundshëm të këtij rasti në sigurinë e brendshme.

Për Jeta Loshajn, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ky rast i dyshuar, të cilin ajo e konsideron serioz, nuk ka paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë, pasi argumenton se nuk ka informacione se “janë komprometuar informacione kritike mbi Kosovën apo Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

“Por, në plan më të gjerë, siguria kombëtare e Kosovës është cenuar nga fakti që shërbimet serbe, në bashkëpunim me ato ruse, po vazhdojnë të tentojnë të depërtojnë në struktura të ndejshme, dhe të testojnë rezistencën e sistemeve të sigurisë”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, vlerëson se rastet e spiunazhit nga shtete armiqësore janë të komplikuara, dhe mund ta rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Rasti i fundit “është dëshmi që Kosova vazhdimisht përballet me luftë të ashpër, agresive, përmes inteligjencës armiqësore serbe, ruse e të tjera”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se rastet e spiunazhit mund të marrin disa vite kohë për t’u zgjidhur.

“Luftë e hapur spiunazhi me NATO-n”

Ramadani dhe Loshaj e shohin këtë rast të dyshuar si një përpjekje më të gjerë të Serbisë për të depërtuar në sistemet e sigurisë së Kosovës, i cili tregon edhe qasjen, sipas tyre, armiqësore të Beogradit ndaj NATO-s, ku Serbia nuk është anëtare, por bën pjesë në Programin e saj të Partneritetit për Paqe.

“Në aspektin e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, ky është një prej rasteve që e dëshmon që shteti armiqësor, Serbia, jo vetëm që është jobashkëpunues dhe ka ambicie armiqësore ndaj shteteve të tjera, por tenton që në mënyrë armiqësore të përdorë asete ose instrumente të shteteve të NATO-s, dhe kjo është luftë e hapur spiunazhi, që Serbia e bën edhe me NATO-n, jo vetëm me Kosovën”, thotë Ramadani.

Një shqetësim që ngre Loshaj është se informacionet që mund të jenë mbledhur, si për bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n, ashtu edhe për vetë trupat e aleancës, mund të jenë transferuar edhe në Rusi – “që i bie se kjo situatë mund të lidhet edhe me rivalitetet gjeopolitke që i shohim tani”, thotë ajo.

Sipas saj, ky duhet të jetë alarm se sistemet e sigurisë nuk kufizohen vetëm në nivel bilateral, por kanë dimensione më të gjera.

“Është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Serbisë për të testuar rezistencën e NATO-s dhe për të identifikuar dobësi në arkitekturën e sigurisë euroatlantike”, thotë ajo.

Dy njohësit e sigurisë e shohin si sukses ndaljen e të dyshuarve, teksa Ramadani thotë se, përtej individëve, vlera e operacionit kroat mbetet te “shkatërrimi i operacioneve armiqësore”.

Megjithatë, Loshaj thotë se ky rast i dyshuar i spiunazhit nxori në pah se ka boshllëqe të sigurisë, “sikurse dobësia e koordinimit më të thellë mes NATO-s, Kroacisë dhe Kosovës, për të adresuar operacionet e Serbisë”.

Çfarë thanë autoritetet?

Autoritetet kroate, të cilat e zbuluan rastin, kanë dhënë pak detaje për të. Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, tha më 2 shtator se reputacioni i ushtrisë kroate është dëmtuar, por jo edhe siguria kombëtare.

“Ai [piloti i arrestuar] nuk kishte atë nivel të lejes së sigurisë që t’i mundësonte të kishte të gjitha informacionet që i duheshin, të cilat mund të rrezikonin sigurinë dhe aftësinë e Forcave të Armatosura të Kroacisë”, deklaroi ai.

Kosova është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me Kroacinë, teksa Prokuroria Speciale i është drejtuar me shkresë autoriteteve të Zagrebit për të siguruar prova për shtetasen e Kosovës, A.M. Nga MPB-ja nuk i janë përgjigjur pyetjes së REL-it nëse Kroacia ka kërkuar bashkëpunim.

Ramadani thotë se Kosova duhet të kërkojë ekstradimin e A.M. në Kosovë, në mënyrë që ajo të përballet me drejtësinë, në vendin ku dyshohet se ka kryer veprimtarinë e spiunazhit.

Ndërkaq, pas zbulimit të rastit nga mediat kroate, Policia e Kosovës bastisishtëpinë e saj në Mitrovicë të Veriut, dhe aty gjeti “sprej, disa gëzhoja dhe fishekë”.

A.M. raportohet se në të kaluarën ka punuar në misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Mediat kroate kanë raportuar, duke u thirrur në burime, se ajopër tri vjet kishte grumbulluar dhe transferuar, përmes platformave të enkriptuara, të dhëna te Lista Serbe për lëvizjen e pjesëtarëve të KFOR-it dhe të serbëve në veri.

NATO-ja i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “i merr me seriozitet” këto akuza, duke shtuar se e ka parësore sigurinë e personelit dhe të misionit të saj në Kosovë dhe “integritetin e informacionit të klasifikuar”.

Në KFOR, nga afër 4.800 pjesëtarë, 152 nga ta janë nga Kroacia./REL

Next Post
Del nga shinat tramvaji historik/ Tragjedi në Lisbonë, 3 të vdekur e 20 të plagosur

Mrekulli, trevjeçari gjerman shpëtohet nga rrënojat e tramvajit në Lisbonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar, zëri i këngës “Xhamadani vija vija”

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar, zëri i këngës “Xhamadani vija vija”

December 22, 2025
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

“Nuk do ketë akte dhune në protestë”, Noka: Ministrat, si zara në zyrën e Agasit…

December 22, 2025
Reshjet e shiut dhe era e fortë, ARRSH ndërhyn për të liruar akset rrugore (Foto)

Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë drejtuesin

December 22, 2025
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

Shoqata e Gjyqtarëve rezolutë KLGJ-së: 1100 dosje për gjyqtar, mungesë sigurie dhe mbingarkesë e paprecedentë

December 22, 2025
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Meta nga burgu: Të gjithë në këmbë për t’ua rikthyer Shqipërinë, shqiptarëve

December 22, 2025
Del momenti kur vritet fëmija palestinez, Izraeli vijon pushtimin e bregut perëndimor: 19 vendbanime të reja

Del momenti kur vritet fëmija palestinez, Izraeli vijon pushtimin e bregut perëndimor: 19 vendbanime të reja

December 22, 2025
Aksident i rëndë në Maliq, makina përmbyset në kanal, detajet e para nga Policia

Aksident në Fier/ Benz-i përfundon në kanal, plagoset një grua

December 22, 2025
Zyrtarët ushtarakë të Kievit: Ukraina goditi terminalin e naftës në bregdetin rus

Zyrtarët ushtarakë të Kievit: Ukraina goditi terminalin e naftës në bregdetin rus

December 22, 2025
Policia dhe RENEA ‘rrethojnë’ Kryeministrinë! Lapaj i hap vend Berishës, largohet nga bulevardi

Policia dhe RENEA ‘rrethojnë’ Kryeministrinë! Lapaj i hap vend Berishës, largohet nga bulevardi

December 22, 2025
Greqia veto ndaj Shqipërisë? Reagon Qeveria: Rama dhe delegacioni do të kthehen krenarë nga Brukseli

Nga 300 apartamentet, te jahtet me shumicë: Anatomia e një trillimi politik

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In