• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A thua të fitojë LSI, 3-4 mandate ?

by Artur Ajazi
10/09/2020 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Një parti e braktisur nga militantët dhe mbështetësit e saj jo krejt papritur, një parti e braktisur nga ata “mijëra” anëtarë që i propogandonte dhe i prezantonte me mburrje Monika por dhe Iliri dikur, e braktisur edhe nga faktori ndërkombëtar, sot pretendon se do të “fitojë në 25 Prill 2021, 34 mandate deputetësh”. Një parti, ku gjysma e atyre që ka patur në zyrat e shtetit, janë sot me “cen” në prokuroritë dhe gjykatat e vendit, pretendon të fitojë jo pak, por 34 mandate.

Nuk është e rreme, as gjëagjëzë e ditës, por deklaratë e zonjës Monika në një prej televizioneve, nga ku ka përshfaqur dukshëm dhe me britma, programin e partisë, duke u shprehur se “34 mandate marrim ne si LSI, edhe nja 70 mandate PD, dhe marrim pushtetin”. Të kesh dy, një ta mbash, dhe një ta ndash. Një kryetare e përkohshme partie (sepse pas 1 viti vjen Ilir Meta në LSI) që ka dy vjet që rropatet të gjejë mitingashë dhe nderëbërës të dikurshëm për mbledhjet e partisë, një kryetare që i bën fresk Lulzimit, edhe kur nuk e ka përballë sikur ta besonte se vërtetë ai do të “marrë pushtetin dhe bëhet një ditë kryeministët”, del dhe bën deklarata të forta dhe paracakton numrin e mandateve të reja në Parlament.

A thua ti fitojë LSI këto 34 mandate, a thua të marrë e shumta 3-4 mandate, të paktën për të mos u turpëruar më shumë se kaq ? Mendoj se rrjedhjet e pandërprera nga ajo parti, largimet e atyre që dikur Monika dhe Iliri, i quanin “anëtarë dhe mbështetës”, e ka një shpjegim. Nuk ka se si të ngrihet “kështjella prej rëre”, pasi ajo kërkon gurë të fortë. Kështu e ngriti edhe LSI dikur Ilir Meta. Asnjëherë ajo parti, nuk ka patur anëtarësi stabile, asnjëherë ajo parti nuk ka patur deputetët e saj, asnjëherë ajo parti nuk ka zhvilluar mitingjet dhe mbledhjet e saj, asnjëherë ajo parti nuk ka patur militantët e saj, sepse u krijua nga asgjëja. Përgjatë gjithë historisë saj, LSI, ka jetuar me lëmoshën e PS dhe PD, me pushtetin e saj, gjithmonë ka ecur me paterica, dhe asnjëherë me “gurët” e themelit të vet. LSI, mbetet një parti autobuz, që në çdo stacion, herë mbushet, (kur ka pushtet) dhe herë boshatiset (kur e lënë pa pushtet). Si mund të gënjesh (jo vehten) dhe të mundohesh të bësh diçka të parealizueshme si të besueshme, kur në rrethe LSI, thuajse nuk ekziston ? Si mund të pretendosh 34 mandate, kur përgjatë 4 viteve, nuk ka mbetur 1 deputet i saj,që të mos ketë kaluar tek PS, të mos ketë mbështetur PS dhe Edi Ramën.

Asnjëherë Ilir Meta dhe Monika, nuk kanë shpjeguar faktin, përse u larguan të gjithë nga LSI, përse u braktis ajo parti në mënyrën më të turpshme, se përse themeluesit e saj gjetën “strehë” tek Partia Demokratike, duke menduar se  do të “bëhen faktor të përhershëm në politikë” ? Por me LSI, ka ndodhur ajo që ka ndodhur me çdo parti, që krijohet  nga pazaret e politikës. Të marrësh 34 mandate, (dhe kur pa, në 2021) është një ëndërr e keqe Monika, një ëndërr me Jalë dhe Lalëz, një dëshirë që nuk mund të realizohet edhe kur ke para të madhe, sepse në politikë shpesh paraja të  lë zbuluar, dmth, të lë edhe pa mandate. LSI-ja, duhet ta kuptojë se iku koha kur bliheshin  mandatet si domatet, se iku koha kur mund të fitosh mandate duke mbajtur në njërën dorë  thesin plot me para, dhe në tjetrin kutinë e votimeve. Edhe diçka, Monika përse nuk garon sërish në  Cerrik-Belësh, u ke dhënë fjalën atyre “hallexhinjve” atje, se nuk  do  ti  braktisësh ?

Next Post
Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës, Braçe: Argumentat i ka politike, ligji për ndarjen e rajoneve zhvillon ekonominë

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës, Braçe: Argumentat i ka politike, ligji për ndarjen e rajoneve zhvillon ekonominë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

16 mijë studentë të regjistruar në Universitete, më të preferuarat Mjekësia dhe IT

September 9, 2026
Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

September 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 10 Shtator 2026

September 9, 2026
Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

September 9, 2026
KQZ urdhëron numërimin e dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor has pengesën e parë, nismëtarët kërkojnë më shumë kohë për 20 mijë firmat

September 9, 2026
VIDEO/ Elon Musk përshëndetje naziste në inaugurimin e Trump?

Rrëfimet tronditëse të ish-partnereve të Elon Musk: Ai është i çmendur dhe shumë i fuqishëm! Mund të jetë më i rrezikshmi në botë…

September 9, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Liderja e AfD kërcënon: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

September 9, 2026
Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër, raportohet për disa të lënduar, të panjohura shkaqet

Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër, raportohet për disa të lënduar, të panjohura shkaqet

September 9, 2026
Zjarr i fuqishëm në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri!

Zjarr i fuqishëm në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri!

September 9, 2026
“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

BE do rishikojë negociatat me Serbinë, shkak nderimi që iu bë “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç! Brukseli paralajmëron Beogradin

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com