• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A të kemi frikë pas datës 7 dhe 24?… Po.

by Frrok Çupi
29/06/2022 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Këta janë betuar se do të vijnë ‘tmerrshëm’. I pari vjen më herët, që në datë 7 korrik- por pa praninë e të dytit. I dyti vjen menjëherë sapo të largohet nga zyra e kryetarit të shtetit, në 24 korrik. Të dy janë kryetarë të shtetit tonë, edhe pse në kohë të ndryshme: Saliu dhe Iliri. Mes fjalësh na kanë njoftuar se do të na e bëjnë gjithë inventarin e gjendjes, njësoj si të na kontrollonin për parazitë. Do të na e bëjnë fije- fije demokracinë dhe do të ndërtojnë një tjetër- sipas tyre. Do të bëjnë apel kush ishte me ta e kush ishte kundër gjatë revolucionit të fundit. Do të kontrollojnë kush ka një flamur amerikan në ndonjë sënduk dhe ky njeri do të akuzohet për tentativë në ‘vrasjen e presidentit në Malin me Gropa’. Menjëherë do të ndryshojnë qeverinë me dhunë; i ke s’i ke votat- ç’rëndësi ka. Të zhdukin SPAK-un, Gjykatën, Reformën dhe të risjellin ata që ishin. Po të na gjejnë ndonjë lek nëpër sirtarë- OK!, do t’i marrin ‘për revolucionin’ në vazhdim. Dhe sa herë kanë ardhur (shko e eja) këta të dy veç katastrofa kanë prurë: Rrënim, zjarr, viktima, luftë, grabitje, rënie të shtetit, frikë…

Jezusi- sipas Biblës, erdhi me vonesë bash pse donte të ishte i sigurt se do të fitonte përballë Epiosit- bir i Shkatërrimit.

Njeriu i vërtetë ka frikë

Me gjithë arsenalin e mësymjes, bijtë e Shkatërrimit po vijnë. Pse të themi se nuk duhet të kemi frikë?…

Këtu edhe kemi disa argumente fillestare. Nuk duhet të kemi frikë sepse këta nuk janë më ata që ishin, dhe kjo është e vërtetë.  Shqipëria e tyre nuk ekziston; është më ajo që ishte kur e dogjën dhe e morën zvarrë. Një fëmijë do të pyeste: ‘A mund t’i shembin kullat e Tiranës? Kur ishin atëherë, nuk kishin kulla. Po stadiumin e ri, a mund ta hedhin përdhè? Po aeroportet a i djegin dot? A mund ta fshijnë menjëherë gjithë bregdetin?’.

Fëmija ka arsyetimin për sigurinë, por nuk ka garanci. Askush prej nesh nuk duhet të kemi garanci kundër të keqes- ky është thelbi. Çdo kafshë përjeton frikë, ndoshta qenia njerëzore më shumë.

Po këta ‘bijtë e Shkatërrimit’, pse nuk kanë frikë nga Jezusi, dmth., nga ne njerëzit?

Këtu do të jemi e do të shikojmë zulmin e tyre që në datë 7 korrik. Sigurisht, nuk do të mund shkatërrojnë asgjë nga ato që përmendi fëmija: As kullat, as urat. Por atë ditë Berisha do t’i japë shans tjetër të keqes. Do të ndotë qytetin…, kjo nuk është pak. Do të shtyhet në një të keqe që do të detyrojë Drejtësinë ta arrestojë. Ky këtë po pret, që të akuzohet ‘për ndotje dhe pisllëk’, duke fshehur akuzat për krimet e mëdha. Madje është një shans që do të burgoset para fëmijëve. Do të provokojë Amerikën dhe do t’u japë mesazh atyre të llojit të vet se ‘fitova!’. Por edhe mund të mos bëjë asgjë Drejtësia. Sepse ende në Drejtësi janë njerëzit e Saliut dhe të Ilirit. Deri më sot këta janë dy njerëz të vetëm në botë që ‘lejohen të bëjnë çdo krim’… Të paktën do të bëjnë që gjithë njerëzimi të pyesë: ‘Ku është ky SPAK!?, ku është kjo Drejtësi?’. Edhe kjo nuk është pak, sepse po zbehet besimi ndaj Drejtësisë, nëse nuk merr këta të dy. Më në fund, këta nuk kanë pse të kenë frikë, sepse nuk presin gjë më të mirë në këtë jetë.

Dilema jonë: Të kesh apo të mos kesh frikë?

Ne kemi më shumë frikë sepse e njohim fytyrën e Shkatërrimit…

Nuk mund të thuash se tani kanë të njëjtat turma me vete; por kanë të njëjtat metoda mizore të zhdukjes, grabitjes dhe bezdisë. Është hera e parë që Rrezikut ia kemi parë fytyrën më parë; hera e parë në historinë tonë. Kur erdhën në vitin 1992, askush nuk e dinte cilët ishin. Njëri nga një fshat, tjetri nga tjetri- qyteti e pranoi dhunimin. Edhe shkatërrimin e pranoi; këta kishin thënë se kanë fytyrë ‘Jezusi’ që kurrë nuk u pa. Erdhën prapë në vitin 2005, të njëjtët. Të vetmit që janë kthyer disa herë me të njëjtën fytyrë frike. Askush tjetër. Diktatura komuniste kishte ardhur vetëm një herë; dhe nuk u kthye më. Llumi Haxhiqamilist- vetëm një herë. Sulltan Hamiti- vetëm një herë. E keqja vjen vetëm një herë për popujt e qytetëruar; sepse nuk e lejojnë vetë qytetarët të kthehet. Ne kemi frikë më shumë nga vetja se nga këta të dy; sepse nuk e njohim veten, nuk njohim qytetarët tanë në krah, as politikanët tanë, as ‘gardianët’ e burgjeve që i paguajmë po ne. Edhe ‘bijtë e Shkatërrimit’ e dinë se mungon qytetaria e pastër, dhe prandaj vërtiten të na dhunojnë.

A i kemi me vete ‘tanët’, apo ‘tanët’ janë edhe të atyre?!

Pyetje trishtuese… Por po flasim për frikën, për frikën që duhet ta kemi.

Sa herë është krijuar përshtypja se ‘Elitat’ e vjetëruara janë bashkë. Sa herë kemi pikasur se ‘Drejtësia është me këta, me kriminelët!’. Disa flasin për procedura. Po ‘zonja Procedura’ po të ishte e drejtë, do ta kishte burgosur Saliun të paktën ditën kur sulmoi me dhunë selinë e PD, bie fjala. Shteti do t’ia kishte kontrolluar financat, nga vijnë paratë që paguan foltoret dhe zulmet kundër qytetit. Madje edhe paratë që në datë 7 korrik do të paguajë pakistanezët për t’i ardhur pas si turmë. Siç u paguan mercenarë iranianë kundër Vlorës në vitin 1997. Sa për procedurë, Drejtësia do mund të kishte hyrë në zyrën e presidentit e do ta merrte deri në Kërrabë; ‘ku është floriri?’, do ta kishte pyetur, e ta kthente prapë aty.

Por kam frikë se ‘rojet tona’ janë jo me ne, por edhe me ata. Me ata mund të jetë edhe vetë qeveria. Frika jonë kundër ‘bijve të Shkatërrimit’, më në fund është në dobi të qeverisë. Një qeverisje që nuk ka një popull të frikësuar nga rreziku, ajo qeveri nuk ka pse ekziston. Ky është fakt themelor i natyrës njerëzore. Pa frikën popullore, asnjë qeveri nuk mund të duronte më shumë se njëzet e katër orë. David Hume na mëson se qeveria mbështetet në opinionin publik, por vetë opinioni publik mbështetet në diçka më të thellë: frikën!

Next Post
“Ma shtyp pak atë…”/ Kombëtarja shqiptare ‘relaksohet’ në ishujt grekë, Bajrami thumbon Ismajlin: Shumë shtrenjtë aty!

"Ma shtyp pak atë..."/ Kombëtarja shqiptare 'relaksohet' në ishujt grekë, Bajrami thumbon Ismajlin: Shumë shtrenjtë aty!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi

Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi

December 9, 2025
I vuri tritol objektit në Shëngjin, 4 vjet burg për autorin

EMRI/ Shpërthim me tritol në një biznes reklamash në Shkodër, detajet e para

December 9, 2025
“Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

“Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

December 9, 2025
Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…

Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…

December 9, 2025
Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

December 9, 2025
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë bosh”, Mërtiri: Opozita e pafuqishme për të bërë protesta

December 9, 2025
Udhëheqësit evropianë drejt një vendimi historik për Ukrainën, Brukseli përgatit planin 90 miliardë euro

Udhëheqësit evropianë drejt një vendimi historik për Ukrainën, Brukseli përgatit planin 90 miliardë euro

December 9, 2025
SPAK hetim për fondacionin e Liri Berishës, avokati: Strehë vjedhjeje dhe korrupsioni! Nëse “zbërthehet” mbrëmja gala e 2012-ës…

Denoncimi i fortë i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra mijëra euro nga Bankers

December 9, 2025
Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

December 9, 2025
“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In