• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A rrezikohen provimet e Maturës nga kriza me Covid-19, Shahini i përgjigjet nxënësve: Vetëm nëse ndodh kjo!

by Java News
03/04/2020 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në komunikimin e radhës është shprehur se mësuesit përmes platformave të ndryshme po rrinë në kontakt me nxënësit e tyre dhe po zhvillojnë për aq sa është e mundur mësimin në kushte shtëpie.

Pyetje e ngritur shpesh nga prindërit është se “pse nuk po unifikohen platformat që po përdorin mësuesit për të komunikuar me nxënësit e tyre?”. Në lidhje me këtë çështje, Ministrja Shahini përgjigjet:

“Kjo është një ide e mirë dhe po e shqyrtojmë mënyrën më të mirë që ta zbatojmë në nivel shkolle. Pra, t’i nxisim drejtorët e shkollave që të punojnë me të gjithë mësuesit dhe t’i orientojnë ata drejt një platforme të vetme, në mënyrë që një nxënës në klasë të shtatë, i cili punon me disa mësues të lëndëve të ndryshme, mos të ketë nevojë të kalojë nga një platformë tek tjetra, por të punojë me një platformë të vetme”, sqaron ajo duke theksuar se kjo nuk nënkupton që do të përjashtohet puna përmes rrjeteve sociale:

“Kjo nuk do të thotë që do të përjashtojmë punën përmes rrjeteve sociale. Ëhatsapp-i është një platformë, e cila përdoret nga të gjithë mësuesit. Platformat e tjera si Google Classroom psh. përdoret nga një pjesë e mësuesve dhe nxënësve apo prindërit e tyre. Pra, nëse duam gjithëpërfshirje dhe të sigurohemi që të gjithë mësuesit dhe të gjithë nxënësit janë në komunikim me njëri-tjetrin, duhet të lejojmë edhe rrjetet sociale, konkretisht ëhatsapp-in”, shprehet ministrja dhe gjen rastin të falënderojë të gjithë prindërit për mirëkuptimin që kanë patur për mësuesit, të cilët në këtë fazë kanë testuar ndoshta platforma të ndryshme me nxënësit e vet derisa kanë gjetur atë që është më e përshtatshme për të gjithë.

Ministrja Shahini adreson sërish një pyetje që vazhdon të vijë nga shumë nxënës, e cila ka të bëjë me provimet e maturës. Ajo shprehet:

“Unë besoj se tashmë jemi qartësuar të gjithë se provimet do të mbahen. E vetmja arsye që do të bënte të mos mbaheshin provimet është nëse qëndrojmë të izoluar deri në qershor apo korrik. Kjo nuk e besoj se do të ndodhë, por edhe nëse ndodh, atëherë do të marrim një vendim tjetër. Deri atëherë, duhet të llogarisim se provimet kombëtare do të bëhen. Ne thjesht do të sigurohemi që temat të cilat nuk jemi të sigurtë se janë zhvilluar aq sa duhet në kushte shtëpie të mos jenë të vendosura në formë pyetjesh në testin kombëtar”, sqaron ministrja Shahini dhe shton se:

“Kështu që maturantët besoj se po e kalojnë këtë kohë duke mësuar, duke thelluar njohuritë e tyre në temat që do të pyeten për provimet kombëtare, duke ushtruar pyetjet e ndryshme që janë në dispozicion tek ëebsite-i i Qendrës që Shërbimeve Arsimore – pyetje nga provimet e mëparshme të maturës, të cilat japin një orientim se çfarë lloj pyetjesh mund të kenë në provimin e maturës”. /e.s/

Next Post
Pamje drithëruese/ Parkingu i automjeteve në Barcelonë kthehet në morg për viktimat e Covid-19 (Foto)

Pamje drithëruese/ Parkingu i automjeteve në Barcelonë kthehet në morg për viktimat e Covid-19 (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

March 2, 2026
Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë  në Shqipëri

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

March 2, 2026
Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

March 2, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In