• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po vdes demokracia shqiptare nga arrestim i Ilir Metës?

by Blendi Kajsiu
25/10/2024 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Përgjigja ndaj pyetjes së mësipërme është “po”, të paktën nëse dëgjon korin e zëshëm opozitar. Sipas tyre arrestimi i Metës, bashkë me arrestimin e Berishës, shënon goditjen e fundit ndaj demokracisë shqiptare. Tashmë Shqipëria nuk ka opozitë, nuk ka drejtësi dhe çdo gjë ka marrë fund pasi dyshja Berisha-Meta, e vetmja rezistencë ndaj diktaturës Rama, tashmë ndodhet në burg.

Kjo është pak a shumë narrativa dominuese që ka shoqëruar arrestimin e Ilir Metës. Shqetësimi që kjo narrativë ngre mbi të ardhmen e demokracisë shqiptare është i kuptueshëm. Në termin afat-shkurtër arrestimi i Berishës dhe i Metës mund të prodhojë një super-shumicë për Ramën në zgjedhjet ardhëshme që do ta shtrinte autoritarizmin e tij nga PS-ja drejt gjithë shoqërisë shqiptare.

 

Problemi është se narrativa e mësipërme bazohet në supozimin e gabuar se opozita Berisha-Meta është bastion i fundit i demokracisë shqiptare përballë regjimit Rama. Ndërkohë që kjo opozitë është paterica politike që e ka krijuar dhe legjitimuar regjimin Rama si “e keqja më e vogël”. Ajo ka shërbyer jo vetëm për ta ndërtuar por edhe për ta justifikuar këtë regjim.

Mjafton të kujtojmë se ardhja në pushtet e PS-së dhe Edi Ramës u bë nëpërmjet aleancës me Ilir Metën në vitin 2013. Ky i fundit pasi dha kontributin e tij të pamohueshëm në degradimin e pushtetit të PD-së në periudhën 2009-2013 filloi bashkëpunimin me Edi Ramën për të hedhur themelet e një regjimi të ri, 2013-2017, ku korrupsioni do transformohej në kapje totale të shtetit, dhe lidhja me botën e krimit do normalizohej si strategji politike.

Mos të harrojmë se ministri i Ambientit, Lefter Koka, që është në qendër të skanadalit të inceneratorëve, ishte ministër i LSI-së në kabinetitn e Edi Ramës. Natyrisht vjedhja që u nis nga Lefter Koka i LSI-së me inceneratorin e Fierit u bitis, u sofistikua dhe u zmadhua nga vetë Partia Socialiste me Ramën në krye me inceneratorin e Elbasanit dhe më pas me inceneratorin fantazëm të Tiranës. Pra korrupsioni i LSI-së u bë me një incenerator që nuk funksiononte, ndërsa ai i PS-së me një incenerator që as nuk ekzistonte.

Megjithatë është e padrejtë të mohosh rëndësinë e modelit Meta/LSI në degradimin e qeverisjes së PS-së nën udhëheqjen e Edi Ramës. Përdorimi i pushtetit thjesht në funksion të pasurimit personal, pa asnjë orientim parimor apo ideologjik, lidhja me botën e krimit për të fituar dhe blerë vota, shoqëruar me personalizmin dhe privatizimin e partisë si plaçkë personale, është trashëgimi e rëndësishme e modelit Meta në politikën shqiptare, që PS-ja e ka zbatuar me sukses në qeverisjen e saj.

Është një model i urryer për shumicën e shqiptarëve që kur bashkohet me agresivitetin berishist prodhon një produkt elektoral toksik që mund të përmblidhet në formulën “korrupsion vrastar”. Formula Berisha-Meta është kyçi i suksesit elektoral Rama, pa mohuar blerjen e votës, përdorimin e administratës, dhe intimidimin e elektoratit nga krimi i organizuar, që në qytete si Durrësi apo Elbasani është gjithnjë e më e vështirë ta dallosh nga PS-ja.

Përballë korrupsionit vrastar të dyshes Berisha-Meta, Rama ofron korrupsionin “e butë” që prodhon modernizimin, kulla, larje parash dhe zhvillim me fabulën e rreme që “edhe Amerikën droga e ka bërë”. 0Ky është në thelb legjitimimi politik i Ramës dhe PS-së si e keqja më e vogël. Ai mund të përmblidhet në fabulën “ne vjedhim, por punojmë dhe nuk vrasim si ata (Gërdeci, 21 janari, 1997, etj)”.

Është një fabul që ka funksionuar dhe vazhdon të funksionojë me sukses. Të gjitha sondazhet e tregojnë qartë që Rama dhe PS-ja elektoralisht janë shumë më lart se Berisha, Meta dhe PD-ja. Atë që nuk tregojnë sondazhet, por që PS-ja e di mjaft mirë, është se hijet e dyshes Berisha-Meta nuk shërbejnë thjesht për ti bërë dritë Ramës dhe PS-së, por mbi të gjitha për të mobilizuar elektoratin socialist.

Përtej mitit të “Ramës së pathyeshëm” që e ka krijuar berishizmi për të justifikuar impotencën e tij elektorale, e vërteta është se një pjesë e mirë e elektoratit socialist është i pakënaqur me qeverisjen aktuale. Arroganca e Ramës, Dubaizimi i Tiranës dhe Durrësit që kanë prodhuar rritje maramendëse të cmimeve, kapja e shtetit nga oligarkët, dhe penetrimi i krimit në bazën e Partisë Socialiste kanë krijuar shumë pakënaqësi jo vetëm tek elektorati gri por edhe tek vetë socialistët.

Në mungesë të gogolit Berisha-Meta kjo pakënaqësi do përkthehej në abstenim. Ama përballë rrezikut Berisha-Meta socialistët dalin të gjithë në rrjesht dhe votojnë edhe me shpirtin nëpër dhëmbë.  Është një strategji që PS-ja e ka përdorur që në vitin 2005 kur parrulla e saj elektorale ishte “Mbro të ardhmen” me në sfond imazhet e Berishës dhe shkatërrimin e vitit 1997.

Ndaj është e vështirë të besosh se Ramës dhe PS-së i duhet në burg Berisha dhe Meta. Në gjendje të lirë ata nuk përbëjnë asnjë kërcënim elektoral për PS-në. Përkundrazi janë aseti i saj politik më madhor. Janë shumë më të dobishëm si aktorët të lirë se sa si të dënuar politik.

Sidomos po të kemi parasysh që burgosja i ka dhënë Berishës të vetmen kauzë politike që ai mund të aritkulojë me sukses, perseuktimin politik nga regjimi i Ramës. “Free Berisha” është e vetmja kauzë politike që ka dhe mund të ketë PD-ja berishiste sot. Ndërkohë në gjendje të lirë Berisha nuk do ishte i aftë të artikulonte asnjë kauzë sado të zbehtë kundër regjimit Rama. Kur Berisha denoncon varfërinë, korrupsionin, diktaturën apo autoritarizmin e Ramës brenda PS-së gjindja thjesht e injoron.

E njëjta gjë po ndodh edhe me Metën. Pas arrestimit ai është shndërruar nga simbol i korrupsionit në një martir të demokracisë. Aq sa është e vështirë të dallosh për cilin Ilir Metë debatohet në studiot televizive. Gazetarë dhe politikanë që dje e denonconin Ilir Metën si hajdut ordiner dhe vrasës sot denoncojnë arrestimin e tij për korrupsion si akt diktatorial dhe tërësisht arbitrar. Edhe pse SPAK e akuzon Metën për afera që i ka denoncuar në publik edhe vetë Sali Berisha.

E thënë ndryshe, arrestimit të Berishës dhe të Metës është shumë më e lehtë ti gjesh një llogjikë juridike sesa politike. Eleminimi i tyre nga skena politike e lë tërësisht zbuluar Edi Ramën si dinosaurin e fundit të klasës së vjetër politike shqiptare. Për mos të thënë që krijon hapësira edhe për daljen e aktorëve të rinj politik që Rama nuk mund ti përdorë si gogolin Berisha-Meta.

Precedenti i arrestimit Meta –Berisha, dhe forcimi i SPAK, janë standarti që nesër mund të marrë me vete edhe modelin Rama, që në thelb nuk ndryshon shumë nga modeli Berisha-Meta. Pa përmendur faktin që arrestimi i Metës baltos rëndë edhe vetë qeverisjen Rama që këtë “hajdut të çertifikur” (nëse Meta dënohet nga gjykata) e bëri partner në qeverisje, President të Republikës dhe Kryetar të Kuvendit. Dy nga tre postet më të larta dhe më jetëgjatë që ka pasur Ilir Meta, President dhe Kryetar Kuvendi, ia ka dhënë Partia Socialiste me Edi Ramën në krye.

Nga ky këndvështrim dënimi i Metës për korrupsion nuk është një shuplakë për demokracinë por për të gjithë klasën tonë të vjetër politike që e ka pjellë, ushqyer dhe institucionalizuar Metën dhe LSI-në si model politik. Një model që përbën një tumor malinj për demokracinë shqiptare dhe jo kurën që do ta shërojë atë.

Heqja e një tumori është gjithmonë një operacion i rrezikshëm që mund të prodhojë edhe vdekjen e organizmit. Ama lënia e një tumori malinj do të thotë vdekje e sigurt. Ndaj nuk mendoj se arrestimi i Ilir Metës shënon fundin e demokracisë shqiptare, pavarësisht rreziqeve që ai mund të sjellë.

Përkundrazi, dënimi për korrupsion i modelit Meta, nëse ndodh, është një fije shprese se klasa e vjetër politike mund të renovohet, se epoka e politikanëve të paprekëshëm po vjen drejt fundit, se mund të ndërtohet një sistem drejtësie që nuk frikësohet nga politika dhe nuk përdoret prej saj. Fati i demokracisë sonë varet nga konsolidimi i institucioneve të drejtësisë dhe jo nga mbijetesa e politikanëve që prej dekadash kanë abuzuar me të.

Next Post
Piloti që e pa vdekjen me sy për 11 minuta! Bilal Sina: Si e ula avionin me motor të fikur nga 600 metra lartësi

Piloti që e pa vdekjen me sy për 11 minuta! Bilal Sina: Si e ula avionin me motor të fikur nga 600 metra lartësi

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    Denimi i Metes dhe Berishes nuk ka efekt elektoral ne zghedhje, por Rama perdition ne kurriz teeletoratit socialist qe eshte shun ice dhe i konsoliduar

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”/ Salianji kritika për PD: Paradite thoni tjetër gjë, pasdite tjetër gjë! Shkoni në Komision me propozime konkrete

“Territorialja”/ Salianji kritika për PD: Paradite thoni tjetër gjë, pasdite tjetër gjë! Shkoni në Komision me propozime konkrete

February 3, 2026
Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

February 3, 2026
Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

February 3, 2026
Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

February 3, 2026
“PD nuk është pronë e askujt”, Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

“PD nuk është pronë e askujt”, Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

February 3, 2026
“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

February 3, 2026
Braçe debat me Korreshin dhe Gogun: Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze! Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë në nivelin më të lartë

Braçe debat me Korreshin dhe Gogun: Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze! Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë në nivelin më të lartë

February 3, 2026
Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

February 3, 2026
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

February 3, 2026
Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In