• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po shkon Meta drejt firmosjes së autorizimit për “Detin”? Detaje nga takimi me Ramën

by A R
08/03/2018 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i shtetit, Ilir Meta, janë takuar pasditen e së mërkurës për çështjen e negociatave me Greqinë. Takimi mes Ramës e Metës u zhvillua pak orë pasi në zyrën e kreut të shtetit kishte mbërritur letra nga Ministria e Jashtme, me sqarimet për kërkesat dhe rezervat e shprehura nga Presidenti i Republikës, shkruan “Panorama”.

Burimet bëjnë me dije se takimi mes Ramës e Metës u kërkuar në 2 mars nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli dhe deputetja e PS, Vasilika Hysi, në takimin që u zhvillua në Presidencë.

Për 60 minuta, Rama e Meta kanë diskutuar lidhur me përplasjet e krijuara për grupin negociator dhe mbi sqarimet që Meta ka kërkuar para se të japë autorizimin për të negociuar me shtetin grek. Shpjegime për informacionet e detajuara që Meta kishte kërkuar, ishin dhënë edhe në letrën që ministri Bushati dërgoi këtë të mërkurë në Presidencë.

Përpara se të takohej me kreun e Qeverisë, Meta deklaroi për mediat se për dhënien e autorizimit të grupit negociator të përcaktuar nga ministri Bushati, do të vendosë në momentin e duhur. “Për çdo gjë do të vendos në momentin e duhur”, deklaroi Meta. Burime nga “Presidenca” sqarojnë për “Panorama” se presidenti do të ketë një qasje konstruktive për marrjen e vendimit final për grupin negociator.

TAKIMI

Në fokus të takimit mes Ramës dhe Metës, mësohet të kenë qenë diskutimet për negociatat me Greqinë. Rama ka dhënë sqarime në takimin e zhvilluar për takimet që ka pasur me përfaqësues të lartë të qeverisë greke për çështjet e ngelura pezull mes dy vendeve.

Në letrën e tij dërguar Bushatit, Meta kërkoi plotësimin të kuadrit legjislativ, ndryshim të titullit, sipas të cilit do të bëhet marrëveshje dhe sugjeroi përfaqësuesin e qeverisë për të bërë një analizë të brendshme tekniko-ligjore. Presidenti i Republikës i kërkoi gjithashtu grupit negociator të përcaktuar nga Bushati, të mos ulet në negociata pa hartat e duhura.

Për këto çështje, Meta priti në Presidencë edhe anëtarët e Komisionit të Jashtëm në Kuvend. Në përfundim të atij takimi, palët dolën me dakordësinë se pretendimet e kreut të shtetit ishin të drejta dhe se duhej respektuar vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2009, për marrëveshjen e parë me Greqinë./panorama/a.m.

Next Post
U kapen me kokainë me vlerë 80 mijë euro, në pranga shqiptari dhe gruaja e tij italiane

Kryeqyteti europian i kokainës? Lista dominohet nga Zvicra dhe Holanda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In