• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po ravijëzohet plani i Thaçit dhe i Vuçiç për ndarje të Kosovës

by Java News
24/11/2018 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo çfarë po ndodh në pjesën veriore të Kosovës mban vulën e presidentit të Kosovës. Ai me çdo kusht e do veriun e Kosovës të tensionuar. Kjo ishte përgjigja e tij e parë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’u vënë taksë prodhimeve serbe. Të gjithë ishin në pritje të presidentit Thaçi për të thënë një fjalë të vetme për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore për mallrat me origjinë serbe.

Kishin kaluar dy ditë e ai nuk po fliste. Heshtja nuk është karakteristikë për Thaçin. Ai komenton zhvillimet në çdo kënd të botës, e lëre më ato çfarë ndodhin në Kosovë. Por nuk po thoshte asgjë për raportet më të reja ekonomike me Serbinë.

Mirëpo, pas aksionit të sotshëm në veri të Kosovës, të njësive speciale të Policisë, duket që Thaçi paska heshtur vetëm në publik, duke i mbajtur të angazhuar organet e rendit.Në këtë mënyrë, Thaçi, i cili i mban në kontroll të rreptë Prokurorinë, Policinë dhe AKI-në, është hedhur në aksion. Atë çfarë po planifikonte ta bënte me negociata në Bruksel, në bisedime direkte me presidentin Vuçiq, tash, si duket, po planifikon ta bëjë me intervenim direkt në terren. Pas arrestimeve të fundit atje, kinse për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Thaçi ka krijuar kushte ideale për serbët e asaj ane që të barrikadohen fuqishëm, madje edhe me barrikada fizike, kundër institucioneve të Kosovës. Kjo bëhet edhe më e qartë, tash kur Policia e ka shpallur person në kërkim Milan Radojçiqin, politikan i afërt me Ramush Haradinajn, kumbar i koalicionit për krijimin e Qeverisë së Kosovës, i cili në netët e gjata kur po bëheshin marrëveshjet për formimin e Qeverisë, më se një herë kishte qëndruar në darkë me Haradinajn, Veselin, Pacollin dhe Limajn. Vënia e Radijçiqit në kërkim duket që i jep fund këtij koalicioni, e në këtë mënyrë edhe planeve të Qeverisë së Kosovës, për t’iu kundërvënë ekonomikisht Serbisë.

Në këtë mënyrë Thaçi, nëse i ecën aksioni sipas planit të tij, e rikthen pozicionin e tij në skenë, pozicion i cili ishte luhatur ditëve të fundit. Se e gjitha kjo është e orkestruar, mjafton t’i lexojmë lajmet në mediat e afërta me presidentin e Kosovës. Kështu për shembull, në një shkrim me burime në Klan Kosova, pronarët e të cilit medium janë të kontrolluar direkt nga presidenti Thaçi, shkruan se “Milan Radojçiq ishte arratisur nga ndjekja e Policisë së Kosovës, pasi që dikush nga Prishtina e kishte lajmëruar atë për aksionin”. Pastaj në fund të këtij shkrimi tregohet që Haradinaj e kishte pritur Radojçiqin para disa kohësh në zyrën e tij.

Se Radojçiq kishte komunikime me kryeministrin Haradinaj këtë e ka konfirmuar edhe vetë ky i fundit. Mirëpo, është shumë thaçist aludimi se Haradinaj, ose dikush nga Prishtina, e ka njoftuar Radojçiqin që të arratiset. Në anën tjetër, mësohet se Radojçiqi ka qenë në Beograd, në takimet me qeverinë serbe dje gjatë gjithë ditës. Se Radojçiqi nuk është në Kosovë, ose që ai nuk ishte në Kosovë, kjo figuron edhe në të dhënat e policisë kufitare. Gjithashtu, mësohet se Policia nuk kishte të dhëna që ai ishte kthyer prapa në Kosovë.

Sido që të jetë, tashmë pritet që gjërat të përkeqësohen edhe më tutje. Për dallim nga Beogradi, që është unik në qëndrimet për Kosovën, në Prishtinë gjërat qëndrojnë shumë më ndryshe. Presidenti i Kosovës, që supozohet të punojë për interesa të vendit, është shumë më pranë me qëndrime me Vuçiqin, sesa me Qeverinë e Kosovës, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Ekspertët japin alarmin: Ky ilaç do të zhduket…

Ekspertët japin alarmin: Ky ilaç do të zhduket...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In