• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po nis numërimin mbrapsht edhe godina e Teatrit të Kukullave?!

by Ben Andoni
23/05/2020 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

A po vjen radha e Teatrit të Kukullave?! Kjo ende pëshpëritet, por duke ditur se Rama u shkon gjërave në fund atëherë duhet të presim se edhe ditët e kësaj godine po numërohen mbrapsht. E pohojmë se ka të ngjarë që po, por deri më sot, pak rezistencë është bërë për të, kurse forumet e kulturës dhe grupe të ndryshme e kanë trajtuar sipas interesave. Më së shumti me indiferencë. Komunistët e nisën me degjenerimin e simbolikës së saj, kurse demokracia gati e shpërbëj. Kujtesa e bën apelin e domosdoshëm dhe lidhet me retorikën e zotit Rama dhe atë që ai u shpreh disa muaj më parë, në një fjalim gati panegjirik, duke u futur edhe në sensin urban të kryeqytetit tonë. Kujtojmë se fjala mbahej gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga Partia Socialiste dhe ai listoi si “të tepërta”, disa simbolika të qytetit tonë. Prej atëherë nuk është më godina e Teatrit Kombëtar, por të njëjtin arsyetim përdori edhe për Muzeun Historik (i cili sakrifikoi nga ana e tij godinën e Bashkisë së Tiranës, pjesë e kompleksit të ministrive në fillim të viteve ‘80), Bibliotekën Kombëtare dhe Teatrin e Kukullave. Ashtu si ndodh në retorikën e Kryeministrit Rama, mbushur me metafora, Muzeu Historik u konsiderua si një fantazmë e së shkuarës(!), Biblioteka Kombëtare “të madhin e munguar” dhe Teatri i Kukullave si “karakatinë që na turpëron para fëmijëve”!! Premtimi i tij ishte se këto godina do të ndërtoheshin të reja, pas ish-kompleksit të Gardës së Republikës, që po ashtu do të zhvendoset dhe në fakt ka kohë që një pjesë është larguar prej tij.

Pa u mbaruar ende heqja e inerteve nga ish-godina e TK-së, Rama e bëri sërish një provokim dhe kjo lidhej me një nga këto objekte, “të ndjerin” Teatri Kombëtar, që ngjalli një revoltë shumë të madhe në kryeqytet për mënyrën sesi u ekzekutua shkatërrimi i tij. Ai premtoi sërish ndërtimin e tij (kemi projektin origjinal, pohoi), por me një destinacion tjetër. Deri më atëherë as e kishte përmendur këtë fakt. Po, ndërsa për disa nga objektet mund “ta gjej lehtë” një justifikim, duket se ironike ngjan e gjitha ajo që është artikuluar me godinën e Teatrit të Kukullave dhe nguti për ta fshirë që aty…

Pak histori për të!

Nëse ka term të përbuzur për një godinë, mund të jetë pa asnjë dyshim ajo, që Rama dhe mbështetësit e tij kanë shprehur për godinën e “Teatrit të Kukullave”, ngjitur me Bankën Kombëtare. Karakatinë!!! (Ndërtesë e vjetër, që është gati për t’u rrëzuar; karrocë, makinë etj. e vjetër dhe e prishur, shkatërrinë. Është (u bë) karakatinë. Banonte në një karakatinë.-thuhet në fjalor) E nisur nga austriakët, ajo u përfundua në vitin 1925 nga shteti shqiptar. Pa marrë parasysh hapësirën e saj, ajo i shërbeu legjislativit shqiptar në periudhën deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, kurse komunistët e kthyen në selinë e Këshillit Antifashist Nacional- Çlirimtar.

Shndërrimi i parë ishte kur iu la argëtimit të fëmijëve të komunitetit sovjetik dhe pas ikjes së tyre u kthye në Teatrin e Kukullave ose Teatrin Kombëtar për Fëmijë, që sot pas rikonstruksionit ka një sallë bashkëkohore prej 160 vendesh. Është pak të thuash se ironia e komunistëve ishte direkte për paraardhësit e tyre, pasi godina që mbarte historinë e parlamentarizmit të vërtetë ia la vendin një objekti zbavitës për fëmijë, madje duke mos i vendosur asnjë pllakat aty pranë, që të kujtonte rëndësinë historike të tij. Jo më kot, shumë nga brezat u rritën me paditurinë për të edhe për objektet e tjera, që bënë historinë e qytetit tonë.

Me mbrojtjen e pakët, harresën dhe grupet e munguara të interesit ka të ngjarë, që nëse Rama nuk heq dorë nga premtimet e tij, edhe ajo do të ketë të njëjtin fat si Teatri Kombëtar. Dhe, Rama ka vendosur të mbetet në histori përmes ndërtimeve.

Po pse personazhet politike duan të lenë fuqinë e tyre te ndërtimet?! Çdo lider i një vend synon të mbetet në histori, jo më shumë me fjalët por sesa me veprat e ndërtimit, shenja që kanë simbolika pamore, por edhe premtojnë vjetërsi. Kuptohet nëse nuk vinë “të dashuruar” si Rama që i rrafshon. Mbase nuk ka vend për krahasime me atë që ka ndodhur para Luftës së Dytë me diktatorët e mëdhenj, por pas saj, ka qenë pesha e politikanëve që i është imponuar arkitektëve, që në fakt sot e më shumë, kudo në botë u pëlqen flirti me pushtetin. Tek e fundit nuk mund të gjesh mundësi më të mëdha sesa kur ke një lider që merr përsipër të “të pastrojë” ferrat, të japë mundësi për projekte grandioze. Dhe, sot ti i gjen lehtë intelektualët dhe arkitektët që u pëlqejnë këto ndryshime me kosto për historinë e qyteteve, për arsye sepse e kanë më të lehtë flirtin dhe mundësinë e realizimit të projekteve. “Ndaj arkitektët … në vendet demokratike i kundërshtojnë dëgjimet publike dhe vërejtjet mjedisore, bordet e zoonimeve, grupet e komunitetit, politikanët dhe median. Ndërhyrjet prej tyre janë pikërisht ato që i acarojnë shumë nga arkitektët më të mëdhenj, të cilët sot zhurmojnë pasi vendet perëndimore e kanë humbur vullnetin për të ndërtuar gjëra të mëdha”, shprehet Richard Lacayo te “Autokracia e Arkitekturës”. Shembulli më i mirë ishte sesi arkitekti italian, që ndërtoi kompleksin e Arenës Kombëtare në Tiranë parashtroi për komunitetin e kolegëve të tij: Kështu duhet të veprohet, jo si tek ne!!! Ne-ja ishte Italia e pakrahasueshme sas i përket stileve të ndërtimit, llogjikës së arkitekturës dhe elementave të tjerë ndërtimorë.

Tirana e re moderne e para luftës u punua me një dashuri të madhe nga Italia në synimin e saj për ta kthyer vendin tonë, në një pasqyrë koloniale apo kopje të mrekullueshme të fashizmit. Impenjimi ishte kaq i madh, saqë kujtojmë sesi gjatë luftës Italo-Greke, Komanda e frontit ankohej se në vend të furnizimeve ushtarake, që vonoheshin rëndom, anijet luftarake konfuzoheshin se gjenin portin e Durrësit të zënë me materialet dhe pirgjet e mermerit, të destinuara për ndërtimet e reja kudo në Tiranë.

Këto janë kujtime të së shkuarës, pasi Tirana e Vjetër ka kohë që po bjerret e humb, kurse godinave me histori po i vjen rradha një e nga një të mbarojnë dhe të japin shpirt nën gjykimin e një lideri që kërkon pushtet të pakufizuar. Tirana, që pas 17 Majit 2020, nuk do ketë më dhe Teatrin dhe në listë e presin objekte të tjera që do të shuhen, e që do mundohen ta shndërrojnë kryeqytetin në një model të ri, që i shkon synimeve dhe fushëpamjes së kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili nuk ka reshtur së përpjekuri t’u shpallë luftë objekteve, fillimisht me metafora dhe përshkrime fyese pak më vonë çon ruspat që nuk gabojnë objekt.

Me gjasë po shënjohet edhe një objekt i ri për t’u prishur. Sa do mundemi ta shpëtojmë? Po kush e di vallë?! Kryeministrit i vret syrin e vjetra, qoftë edhe kur ajo ka atë simbolikë, që për të meriton veç krahasime fyese. Dhe, në botën e sotme, janë gati arkitektët që e shndërrojnë çdo simbolikë në hiç, thjesht për vullnet të liderit. (Homo Albanicus)

Next Post
Fiter Bajrami, kryebashkiaku shpërndan ushqime për familjet në Farkë

Fiter Bajrami, kryebashkiaku shpërndan ushqime për familjet në Farkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In