• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po mendon Nard Ndoka rikthimin në koalicion me PS?

by A R
03/10/2017 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse ka hyrë në vitin e pestë si opozitar, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka nuk është penduar për koalicionin me PD.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Ora News, Ndoka tha se ky qëndrim përforcohet edhe nga fakti se kryeministri Rama hodhi tutje kauzat e tij si opozitar.

Dajana Shabani: Je në koalicion me PD, nuk do ishte mirë ta dridhje pak me PS sepse sikur nuk po hani më bukë atje?

Ndoka: Kam bashkëpunuar me PS kur ishte në opozitë për standartin e zgjedhjeve, votën e lirë që Rama i kishte shumë për zemër kur ishte në opozitë por i harroi gjatë rrugës kauzat e tij të famshme. Sot jam në opozitë dhe besoj se misioni i opozitës është shumë i rëndësishëm për një politikan dhe deputet. Nuk jam penduar, e tillë është vota e qytetarëve për ne. Opozita mori goditje në zgjedhje.

Ndoka rrëfeu edhe miqësinë e tij me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, duke u shprehur se është më shqiptar sesa shumë kolegë të tij në Kuvend.

Ndoka: Kam miqësi me zotin Dule, miqësi politike që është gdhendur me kalimin e viteve, Është një personazh politik vërtet për tu admiruar, për atë që përfaqëson në politikën shqiptare. Të garantoj se është më shqiptar se shumë shqiptarë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Ato çfarë ai përfaqëson janë problemeve të pakicave, minoriteteve, të drejtat e njeriut. Është një zë ndryshe në Kuvend pavarësisht se janë përpjekur ta nxjerrin dhe atë zë fare nga jeta politike, Rama ka pasur një përkujdesje të veçantë për këtë. Dule ka mbijetuar, është një politikan model, standard dhe për politikën.

Baba i katër fëmijëve, tre djemve dhe një vajze, Ndoka foli edhe për raportet me familjen e tij.

Ndoka: Unë përfaqësoj filoziofinë demokristiane në politikën shqiptare dhe familja është shumë e rëndësishme, është e shenjtë. Ato vlera përpiqemi ti përfaqësojmë gjithandej. Jam i lidhur me familjen. Është kënaqësi kur shikon që fëmijët rriten, marrin drejtimin e tyre, fillojnë dhe kërkojnë pavarësinë, e fitojnë atë. Fëmijët janë të lidhur më tepër me bashkëshorten./Oranews

Next Post
Pronarët letër Gjykatës Kushtetuese: Po  merren vendime të pariparueshme

Zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese, Bashkim Dedja sërish kryetar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In